Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet e saj ndaj Jusel Micit dhe Mendim Domit, të cilët përmes mashtrimit nga call centers arritën t’u vjedhin evropianëve vlera të mëdha parash, që arrinin deri në 15 milionë euro. Dosja i është dërguar GJKKO-së për gjykim të dy të pandehurve. Jusel Mici, i cili mbahet dhe si organizatori i gjithë kësaj, akuzohet për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Mendim Domi,…
Author: almakos
VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk e dinë se ku po shkojnë, deri në atë nivel saqë nuk kanë kuadro për t’i vendosur në institucione dhe personat që kanë vuajtur dënime në burg, me kallëzime penale, i kanë vendosur në drejtori të burgjeve, deklaroi Metodija Ilievski nga LSDM. METODIJA ILIEVSKI, LSDM “Me vendim të Mickoskit, një kriminel i dënuar i cili ka qenë në burg për 4 vjet është emëruar ushtrues detyre, drejtor i burgut të Idrizovës, reparti i Velesit. Ibrahim Eljezi u dënua dhe kaloi 4 vite burg, nga viti 2013 deri në vitin 2017 në Idrizovë. Vepra për të cilën…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se nga 10 deri më 23 korrik janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur. Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë: -Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive; -Qëndrimin në ajër të pastër; -Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë; -Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se gjatë 24 orëve të fundit ishin regjistruar 16 zjarre. Prej tyre 13 ishin shuar, ndërsa dy janë ende aktive dhe një është ende nën kontroll. Dy zjarret e hapura aktive janë: Në afërsi të fshatit Tazhevë, Komuna e Makedonski Brodit, një degëzim në Belicë dhe një degëzim në zonën e mbrojtur shumë qëllimore “Jasen”. Operacioni është kryer me një helikopter policie nga ajri, ndërsa nga toka me 30 pjesëtarë të MPB-së nga Njësia e Shpërndarjes së Shpejtë (ERD), një ekip prej 4 zjarrfikësve të TPPP, tetë (8) punonjës nga “Jasen”, dhe një…
Avokati Genc Gjokutaj, është proceduar penalisht nga uniformat blu, për shkak të një postimi të bërë prej tij ditën e sotme, teksa bënte thirrje për akte ekstreme. Pas konstatimit të këtij postimi të bërë prej tij, sektori i Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Tiranë, ka dërguar materialet e posaçme në Prokurori, ndaj Genc Gjokutajt. Avokati akuzohet për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm me gjobë ose me burgim deri në 3 vite. Kujtojmë se Gjokutaj ka shkruar për dhunë ndaj oficerëve të policisë, të cilët…
Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka liruar nga burgu avokatin Alban Brengasi, i cili do i paguante të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanin, vlerën e 120 mijë euro për t’i vrarë ish-gruan. Apeli, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të avokatit. Alban Bengasi ka ankimuar vendimin e marrë me 9 maj 2024 nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar avokatin me 2 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar i takonte që të vuante vetëm 1.4 vite heqje lirie. KOMUNIKIM PËR MEDIAN Gjykata e Posaçme e Apelit për…
Gjykata e Apelit e GJKKO-së ka liruar nga burgu avokatin Alban Brengasi, i cili kishte paguar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, vlerën e 120 mijë euro për t’i vrarë ish-gruan. KOMUNIKIM PËR MEDIAN KOMUNIKIM PËR MEDIANGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më 27.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 25.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.B., me objekt: Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe vendosi:◦ Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në…
Shkodër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion” kapet në Velipojë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari. Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe Stacionin e Policisë Velipojë lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnjë 7 muajshe ka ndërruar jetë në Fushë Kosovë. Një nënë pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajshe është e vdekur. Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetime. “Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport, njoftoj policia.
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Ndërkaq, për të dielën IHK parashikon të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.9 lekë dhe do të shitet me 100.5 lekë. Dollari ka pësuar rritje, teksa do të blihet me 91.9 lekë e do të shitet me 92.8 lekë. Franga zviceriane do të blihet me 103.7 lekë dhe do të shitet me 104.7 lekë. Ndërkohë paundi ka pësuar një zbritje të lehtë, teksa do të blihet me 118.1 lekë dhe do të shitet me 119.1 lekë.

