Sot është nata e 3-të e Festës së Birrës në Korçë, ku natyrisht “Gold By Korça” është risia e festimeve. Një atmosferë e zjarrtë pritet në dy qendrat kryesore ku zhvillohen festimet, Shtëpia e Birra Korça dhe Terminali. Korça është një nga qytetet që ka mbledhur shumë turistë të huaj ku nuk mungojnë ata nga Franca, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, SHBA, Gjermania, që natyrisht mund ti bashkohen festimeve në Festën e Birrës dhe të shijojnë jo vetëm gatimet tradicionale, por edhe birrën e parë shqiptare, Birrën Korça dhe natyrisht shijen më të re, atë “Gold By Korça”. Ashtu si edhe…
Author: almakos
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën me zjarrin në Malin e Tomorrit, teksa shprehet se ndodhet nën monitorim. Reagimi ka ardhur përmes një njoftimi zyrtar të ministrisë, duke sqaruar se ndodhen forca të shumta në terren si dhe avioni rumun Spartan po bën ndërhyrje nga ajri për të mundësuar shuarjen e flakëve. Sipas ministrisë, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët. Sakaq, bëhet e ditur se zonat e banuara nuk ndodhen në rrezik. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: [embedded content] Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me…
Ekziston një mënyrë se si të sigurohet siguri për vendin tonë se rruga e mëtutjeshme drejt BE-së do të bazohet në kritere të matshme, tha ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, duke theksuar se “gjithmonë beson në arsyeshmërisë” dhe se “procesi i integrimit të vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë, sa është interesi ynë, po aq është interes i të gjithë fqinjëve tanë. I pyetur nëse ka sinjale për bisedime në Bullgarinë fqinje, Mucunski tha se Bullgaria po hyn sërish në një vit zgjedhor, duke shprehur pritjen që sa më shpejt të formohet një qeveri politike, një qeveri me…
Një aksident midis dy automjeteve shënon pasditen e sotme në aksin e vjetër rrugor Levan-Vlorë, afërsisht 100 metra pas Qafës së Koshovicës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Benz” dhe “Audi”. Dy personat që ndodheshin në makinën tip “Benz” janë plagosur lehtë dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz” nuk ka pësuar lëndime saqë ndodhet ende në vendngjarje. Për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqet të normalizojë lëvizjen e automjeteve për të mos pasur…
Arratisja nga burgu shtëpiak i ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, vazhdonë të jetë mollë sheri mes të gjitha partive politike në vend. Nga partia opozitare BDI theksojnë se ka dështuar plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradimin e Ramadanit. Sipas BDI-së, krerët e VLEN-it, që sipas tyre, janë pa legjitimitet etnik në pushtet, lavdërohen që kanë liruar ish ushtarin e UÇK-së, në anën tjetër siç theksojnë nga partia e Ali Ahmetit, e kanë mashtuar opinionin shqiptarë. BDI “Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk…
Flakët në zonën e Çërrilës së Mallakastrës kanë marrë përmasa më të mëdha teksa kanë arritur të djegin dy banesa, të cilat ishin të pabanuara, si dhe sipërfaqe toke me pisha dhe ullishte. Raportohet se në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë. Për situatën, kryetari i Bashkisë së Mallakastrë, Qerim Ismalilaj, tregon se zjarrfikësit po luftojnë me flakët por këto të fundit po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta. Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo bagëti. Sakaq, edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëkohësisht dhe ish-ministri…
VLEN përmbush premtimet e dhëna “bixhozi larg shtëpive”, deklaroi zëvendës kryeministri Izet Mexhiti. Ai theksoi se të gjitha kompanitë që në kohën e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për lojërat e fatit në internet nuk kanë licenca, menjëherë dhe pa vonesë do të largohen dhe se koalicioni VLEN ka një plan kundrejt kësaj çështje. Ashtu siç shpalosi ai, hapi i parë i këtij plani është largimi i lojërave të fatit nga shtëpitë. IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR “Për këtë arsye, paraqitëm kërkesë për interpretim autentik të nenit 7 të ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese me qëllim që të marrim…
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Kroaci, në të cilën është përfshirë dhe një shtetas kosovar. Media kroate “Index” raporton se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe se shkaktar ka qenë 40 vjeçari nga Kosova, i cili po lëvizte me një makinë me targa sllovene. Sipas kësaj media, ai doli në korsinë e kundërt dhe ka përplasur automjetin tjetër me targa kroate. Për pasojë ka ndërruar jetën shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas polakë kanë pësuar lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetën. Në spital…
Njoftimi zyrtar Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjejnë trupin e 21 vjeçarit që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme. Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij. Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja…
Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Nga e diela deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore. Në disa vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër, kumtoi DPHM. Temperaturat minimale do të jenë prej 11 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë 37 gradë. MARKETING
Një punonjës policie i Burgut të Peqinit është arrestuar pasi është kapur ne drogë. Erald Kasmit i është gjetur lënda narkotike ndërsa ka qenë duke marrë turnim e tij të punës. Edhe gjatë kontrolleve në banesë, policia i ka gjetur lëndë narkotike. Dyshohet se lëndën narkotike ua jepte të burgosurve, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Aroma e lëkurës ka të bëjë me ndërveprimet midis sekrecioneve të gjëndrave të lëkurës (si djersa) dhe baktereve në lëkurë. Ndërsa plakemi, si sekrecionet e lëkurës, ashtu edhe bakteret kanë tendencë të ndryshojnë, duke krijuar ndryshime në aromën e trupit. Ky ndryshim i lehtë është normal, i natyrshëm për procesin e plakjes. Por ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë. Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë menopauzës, mund të shkaktojnë një rritje të djersitjes, gjë që mund ta theksojë aromën e trupit. Gjithashtu edhe disa probleme apo sëmundje shëndetsore që janë të zakonshme me kalimin e moshës si…

