Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Kroaci, në të cilën është përfshirë dhe një shtetas kosovar.
Media kroate “Index” raporton se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe se shkaktar ka qenë 40 vjeçari nga Kosova, i cili po lëvizte me një makinë me targa sllovene.
Sipas kësaj media, ai doli në korsinë e kundërt dhe ka përplasur automjetin tjetër me targa kroate.
Për pasojë ka ndërruar jetën shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas polakë kanë pësuar lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në makinën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës.
Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar janë plagosur rëndë, ndërsa një 18-vjeçar tjetër raportohet se ka dalë nga spitali me lëndime të lehta.