Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është arratisur gjatë së enjtes nga “arresti shtëpiak” në Shkup pas vendimit të Gjykatës kompetente për rikthim të tij në paraburgim dhe për mundësi të ekstradimit në Serbi. Ndërsa, në lidhje me këtë është deklaruar deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ku thotë: “Kur Ali Ahmeti ishte në pushtet dhe BDI menaxhonte me institucionet, ish ushtarët e UÇK-së liroheshin nga burgu dhe priteshin në zemër të Shkupit në Hotel “Stone Bridge” si me rastin e Gafur Dugollit i cili është në fotografi.Ndërsa tani dua ta përkujtoj Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin të cilët…
Author: almakos
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sipas të dhënave zyrtare brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër për subvencionim të teksteve shkollore. Nagavci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se një ditë më parë hapën aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën E-Kosova. “Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Nagavci. Ajo tha se në shërbim është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të ketë rreth aplikimit:0800 30 900 si…
Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë paraburgimin për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte. Në vendimin e fundit të publikuar nga Dhomat e Specializuara, trupi gjykues ka pranuar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli kanë qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim. Sipas vendimit të publikuar më 14 gusht, paralajmërohet se do të bëhet një vlerësim për të parë nëse paraburgimi i tyre është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh vonesat e procesit gjyqësor. “Megjithatë, Paneli thekson se z. Thaçi dhe…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës ka arrestuar Kryekomisarin Gazmir Preci, me detyrë Shef i Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP-në e qytetit bregdetar. Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar hetime ndaj Precit, duke siguruar se kryekomisari ka shantazuar një pronar lokali në Durrës për t’i dhënë para, ose në të kundërtën do t’i bllokohej biznesi. Gazmir Preci i ka kërkuar këtij shtetasi 20 mijë euro, por fillimisht i mori 10 mijë euro, si ‘fazë e parë’. SPAK ka arritur të dokumentojë me prova ligjore këtë paligjshmëri të Shefit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, ndaj e ka urdhëruar arrestimin e tij.…
Në gjysmën e parë të vitit 2025 do të fillojë ndërtimi i poliklinikës së re në komunën e Butelit. Ajo do të zërë një sipërfaqe bruto prej rreth 3000 metra katrorë, do të ndërtohet në dy kate dhe do të ketë një parking nëntokësor. Sa i përket pamjes së jashtme, do të sigurohet hapësira shtesë për parkim, si dhe rregullim parter dhe hortikulturor. Vula për poliklinikën e re është planifikuar në vendin e klinikës së vjetër. Për kërë pasdite në rrjetin social “Facebook” informoi kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski. Siç theksohet, bartës i projektit do të jetë vetëqeverisja…
Një i moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë teksa po pushonte pranë plazhit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. 78 vjeçari, i identifikuar me inicialet J.Xh., banues në Memaliaj, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku dhe ndërroi jetë. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. NJOFTIM Sarandë/Informacion paraprak Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh…
Qyteti i Shkupit përmes një kumtese apelon deri te kryeministri Hristian Mickoski që t’i obligojë këshilltarët të miratojnë programin e punës në “Higjienën komunale” dhe planin për furnizimin e autobusëve ekologjikë. “E përshëndesim arsyeshmërinë e kryetarit të Qeverisë për të cilin shpresojmë të jetë e sinqertë dhe në drejtim të zhbllokimit të proceseve në Qytetin e Shkupit. Apelojmë që kryeministri Mickoski t’i ndërgjegjësojë këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit të mos mbajnë inate dhe menjëherë në seancën e radhës ta kalojnë menjëherë programin e punës në “Higjienën Komunale” ku shtatë muaj refuzojnë ta miratojnë”, thuhet në kumtesë. Për herë…
Në Korçë zhvillohet nata e dytë e Festës së Birrës. Qyteti është i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, që shijojnë atmosferën e jashtëzakonshme që krijon kjo festë. Madje mund të thuhet që numri i vizitorëve që kanë zgjedhur të shijojnë 5 netët e festës së Birrës, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përtej çdo pritshmërie. Ky është edicioni i 18-të i Festës së Birrës në Korçë dhe pa asnjë diskutim shtëpia e Birra Korçës është destinacioni më i vizituar. Një numër jashtëzakonisht i lartë turistësh vendas dhe të huaj, që kanë zbarkuar në Korçë, kanë preferuar të shijojnë gatimet…
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekejn e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur procedurë hetimore kundër një polici nga Stacioni Policor Bit Pazar i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës. “Prokurori publik kompetent nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve pranë Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë ditës së djeshme, duke vepruar sipas kallëzimit penal të dorëzuar nga Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nxjerrë Urdhër për…
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile shprehet se deri pasditen e sotme, më 15 gusht, në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 20 vatra zjarri total, 14 prej të cilave mbeten ende aktive. Ministria e Mbrojtjes është shprehur gjithashtu se 6 prej këtyre vatrave të zjarrit në terren është bërë izolimi tyre i plotë për shkak të punës së forcave operacionale. VATRAT E ZJARRIT Në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, vijon puna për shuarjen e zjarrit që zhvillohet në një terren të vështirë dhe me bimësi lehtësisht të djegshme. Në operacionin e sotëm u angazhuan avioni…
Si arrestimi dhe shqiptimi i masës së paraburgimit, njejtë edhe informacioni për arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, u përcoll me shumë reagime, kritika dhe akuza. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se kjo që po ndodh në sistemine drejtësisë aktualisht është edhe një arsye më shumë për nevojën e reformave në gjyqësi dhe prokurori. Hristijan Mickoski, kryeministër “Kjo që po ndodh në sistemin tonë të drejtësisë është edhe një një hap drejtë asaj që unë gjithë kohës apeloj dhe flas, 2% e besueshmërisë së qytetarëve rezultojnë në dilemma të këtilla, pse ndodh kjo, pse ai arratiset, pse ai…
Një ngjarje e rëndë ka shënuar në kryeqytet pasditen e sotme, ku një 68 vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i banesës së saj. Viktima me iniciale M.S., ka qenë duke pastruar dritaren e apartamentit të saj, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë aksidentalisht. Si pasojë e dëmtimeve të marra ajo nuk arriti të mbijetonte. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Sulejman Delvina”, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” në Tiranë. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën…

