Author: almakos

Gjatë ditës së sotme përmes një konference për media zëvendës kryeministri, Izet Mexhiti, mes tjerash ka thënë se “një nga premtimet tona parazgjedhore ishte se do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të trajtuar një nga dukuritë më negative shoqërore – bixhozin. VLEN ka një PLAN për të trajtuar pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, dhe ai tashmë ka filluar të zbatohet, ashtu siç kemi premtuar”. Sipas Mexhitit “hapi i parë i këtij plani është largimi i lojërave të fatit nga shtëpitë. Falë vendimeve të gabuara, të papërgjegjshme dhe korruptive të ministrave të BDI-së, përmes hapjes së…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të koduar “Double click” dhe ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili shantazhonte një shtetas për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur në Instagram. 35-vjeçari është arrestuar në flagrancë, teksa kishte shkuar për të marrë paratë nga ‘viktima’. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularë, 2 disqe dhe 1…

Lexo më Shumë

Policia ka referuar në Prokurori materialet për një 24-vjeçare e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.  “Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia. Gjithashtu, blutë e Shkodrës arrestuan shtetasen E. Gj., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 byzylyk në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” dhe 1 palë syze në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Punohet për të zbardhur vjedhje të…

Lexo më Shumë

Nëna e Faton Hajrizit, Shehrije Mustafa, ka bërë një postim prekës për të, derisa ka falënderuar të gjithë ata që i shkuan për ngushëllime. Postimin e ka nisur duke thënë se e pamja mori fund, por jo edhe dhimbja. “Faton, këto ditë nana nuk ka derdhë lot për ty. Veç zemra ka lotu. Kam desht me të përcjellë siç duhet në varr. Tash kam kohë m’u merzitë për ty e me kujtu kohën që kam kalu pa ty. Tash e kam një vend ku mund të vi të takoj, të flas me ty për shumë gjëra që mbetëm pa i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar sot nga afër punimet në kopshtin 37 të njësisë 10 në kryeqytet, i cili është pothuajse gati dhe shumë shpejt do të presë të vegjlit.Gjatë inspektimit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se zaptimet që pengojnë të ardhmen e fëmijëve dhe të ardhmen e qytetit, nuk justifikohen. “Do të bëjmë edhe punët e fundit me pastrimin, instalimet e vogla, mobilimin dhe në fund të gushtit do të hapen regjistrimet për fëmijët e banorëve, që janë në kufi mes Njësisë 10 dhe Njësisë 7. Ky kopësht ka qenë i zaptuar,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar paraditen e sotme (16 gusht) pamje nga lumi Buna, të cilën e cilëson parajsë të fshehur. Rama shkruan se vetëm pak kilometra nga Shkodra, vendas e të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj. Postimi i kryeministrit: MIRËMËNGJES dhe me këtë copë parajse të fshehur në lumin Buna, vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit, e ku vendas e turistë të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Plarent Dervishajt, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Salit dhe Vajdin Lamajt. Plaurent Dervishaj u ekstradua nga Dubai dy ditë më parë dhe ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO kISHTE caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më 26 shkurt 2005 në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë vrau Klodian Saliun, ndërsa një ditë më vonë ka vrarë shtetasit Vajdin Lamaj…

Lexo më Shumë

Një këmbësor ka humbur jetën ditën e enjten në Gjilan, viktima është goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve. Rasti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, rreth orës 20:00. “Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendim të prokurorit, trupi…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të saj së voni në veriun e vendit me shumicë serbe. “Ne nuk kemi asgjë për të thënë për këtë temë të rihapjes së urës. Vetëm mund të rikujtoj për të gjithë ata të cilët kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës [BE, SHBA, NATO dhe Britania e Madhe] kanë thënë qartë dhe pa mëdyshje se është në interes të Kosovës t’i dëgjojë…

Lexo më Shumë

Korça po mban festën më të madhe verore në Shqipëri, festa e birrës, e cila ka në fokus të veçantë pijen ikonike të qytetit, Birrën Korça. Që nga dita e parë e në vijim, “Birra Korça” me shijen e saj unike mbetet e preferuara dhe e përzgjedhur për të gjithë vizitorët në festë. Për adhuruesit e birrës, “Birra Korça” zgjodhi të vinte këtë edicion me një risi që e prezantoi që në ditën e parë të festës. Bëhet fjalë për produktin më të ri “GOLD by Korça”, një birrë premium, e krijuar për të sjellë një përvojë të veçantë shijimi.…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.4 lekë dhe do shitet me 91.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.4 lekë dhe do shitet me 100.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.9 lekë dhe do shitet me 117 lekë.

Lexo më Shumë

Operatorët e transportit urban kryeqytetas, për shkak të shtimit të kostove nga karburanti dhe pagat e punonjësve, kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë. Por Bashkia e Tiranës ka zgjedhur ta subvencionojë rritjen e munguar të çmimit të biletës dhe të shtojë vlerën e kompensimit për abonenë e studentëve. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban Qytetas, Kostandin Foni, tha për Monitor se janë zhvilluar një sërë takimesh me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, teksa pritet që formula për përllogaritjen e subvencionit të paraqitet nëpërmjet një draft projektvendimi. Mbështetur në llogaritjen e…

Lexo më Shumë