Author: almakos

Policia e Kosovës me vendim të insepktorëve sanitarë ka mbyllur një furrë në Prishtinë, nën dyshimin se nga produktet e saj janë helmuar rreth 20 qytetarë. “Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre”, thuhet në raportin e policisë. Në raportin 24 orësh të policis thuhet se furra është mbyllur me vendim të inspektorëve deri në daljen e analizave. Pronari i furrës është intervistuar, e ankuesit do të intervistohen ditët në vijim. “PËRDORIMI DHE VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Prishtinë 16.08.2024 – 17:00. Rreth 20…

Lexo më Shumë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa u përket pritjeve në pikat e kalimit kufitar. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë. Kolona janë krijuar edhe në pikën tjetër kufitare, Muçibabë qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova. Ndërsa, te Dheu i Bardhë qytetarët janë duke pritur deri në një orë./Telegrafi/ Shiko foton:

Lexo më Shumë

Është ekstraduar nga Gjermania Akil Qeleposhi, i cili është dënuar me rreth 2 vite bugr për armëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak. 33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit. Si rezultat i…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar dy shtetas, të cilët dyshohet se kanë marrë në automjet nga Gjirokastra, 1 emigrant nga Pakistani duke e mashtruar se do ta transportonin në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Më pas ata e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier. Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Morën në automjet 1 emigrant nga Pakistani, duke e mashtruar se do ta transportonin në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin ilegalisht të kufirit për në Mal të Zi, por e dhunuan,…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së enjtes u vu në pranga shefi i Antidrogës së Policisë së Durrësit, i cili rezulton të jetë me gradën e kryekomisarit. E jo vetëm aq, por i prangosuri me urdhër të SPAK është hetuar sipas prokurorisë, edhe 3 vjet më parë pikërisht për lejim të parcelave me kanabis. Aso kohe, Gazmir Preçi ishte me shërbim në Mallakastër, ndërsa më pas u ngrit në detyrë dhe u bë shef i sektorit të Antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Edhe pse Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me hetimin, ndërkohë që ditën e sotme…

Lexo më Shumë

Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt. I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare. Viktima, Sadri Sadriu, është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani. Deri tani janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin. I dyshuari për vrasjen e 89-vjeçarit në Ferizaj, Festim Ramadani, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ngjarja ndodhi rreth orës 19:30. Dyshohet se Ramadani, i cili nuk ishte në…

Lexo më Shumë

Edhe nata e tretë e festës së birrës në Korçë, sikurse dy të parat ofroi magjinë festive me shumë surpriza për pjesëmarrësit nën shoqërinë e birrës me të njëjtin emër. Fillimi i një fundjave të gjatë që premton shumë. Një atmosferë e zjarrtë pritet në dy qendrat kryesore ku zhvillohen festimet, “Shtëpia e Birra Korça” dhe Terminali. Këngëtarët të mirë të muzikës shqiptare si Luiz Ejlli, Fifi, Xhesika Polo ndezën atmosferën për disa orë të mira, ndërsa nën ritmet e Niko DJ mijëra pjesëmarrës shijuan ushqimin dhe “Birrën Korça” me të gjithë formatet e saj. Ndërsa ditën e sotme skena…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas shpalljes së datës 9 shkurt 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë nga Presidentja Vjosa Osmani. Në një postim në Facebook, Abdixhiku i bëri thirrje qytetarëve dhe përkrahësve të LDK-së që të bashkohen dhe të angazhohen për një ndryshim të ri. “Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!” shkroi Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe mobilizimit për të arritur qëllimet e partisë në zgjedhjet e ardhshme./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Ferizaj, ku një person është vrarë me armë zjarri në parkingun e një restoranti në fshatin Bibaj. Major Qazim Reka, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 19:25, në parkingun e sallës së dasmave. “Sot me 16.08.2024, ne ora 19/25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallac“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore reaguese dhe hetuesit”, ka deklaruar Reka për Telegrafin. Sipas…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon në qytetin e Kukësit mbrëmjen e sotme, ku një adoleshent i moshës 15 vjeç ka mbetur i plagosur për shkak të sulmit me thikë. Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 në sheshin kryesor të qytetit, pranë “Kullës së Qëndresës” teksa i riu është dërguar menjëherë në spital. Raportohet se ka qenë një konflikt i bërë mes adoleshentesh çfarë solli lëndimin e tij. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, por dyshohet se konflikti ka ardhur si pasojë e motiveve të dobëta. Ndërkohë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, teksa po…

Lexo më Shumë

Banorët e zonës së Krujës dhe Kurbinit kanë dalë sërish në protestë në autostradën Thumanë-Kashar, duke e bllokuar kështu qarkullimin rrugor në këtë aks. Ashtu si dhe herët e tjera, ka pasur përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu. Këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët. Për këtë shkak, disa prej protestuesve nuk janë ndjerë mirë. Vetëm pas disa momentesh tensioni është arritur zmbrapsja e protestuesve dhe lirimi i qarkullimit të automjeteve në autostradë. Banorët kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar akses hyrje dhe dalje në këtë austradë, pasi shprehin shqetësimin se u janë bllokuar…

Lexo më Shumë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Nga Aleanca për Shqiptarët krahu Ziadin Selës, kanë reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Parë Izet Mexhiti, i cili tha se me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online ato do të mbyllen. Nga ASH-ja thonë se me interpretim autentik nuk mbyllen objektet e lojërave të fatit, por siç thonë “vetëm rregullohet një pjesë e lojërave online”. “Duam të njoftojnë opinionin për mashtrimin e madhe që si çdo ditë, edhe sot tentoi ta bëjë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, duke manipuluar me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online. Me këtë interpretim, nuk mbyllen objektet e lojrave të fatit,…

Lexo më Shumë