Ka vendosur të mbrohet në heshtje mbrëmë. Nuk ka pranuar që t’iu përgjigjet asnjë pyetje të hetuesve. Polici, Festim Ramadani e ka thënë vetëm një fjalë në stacionin policor, kanë treguar burimet e Insajderit. “Ai është pedofil”, ka qenë e vetmja fjalë e tij. Më pas ka refuzuar që të përgjigjet edhe kur është pyetur për emrin e tij përsonal. Insajderi merr vesh që organet e rendit deri tash si motiv të kërij krimi po hetojnë: hakmarrjen. Insajderi merr vesh që krejt historia nis diku në vitin 1999, kur viktima dyshohet se ka dhunuar seksualisht një familjare të tashmë të…
Author: almakos
Pranimi i fajit nga Ixhet Memeti, një individ me përvojë të gjatë dhe me ndikim në sistemin tonë shtetëror, trondit themelet e drejtësisë së brishtë në këtë vend. Gjatë qeverisjes 22-vjeçare të BDI-së, z. Memeti mbante poste të rëndësishme si Ministër i Drejtësisë, Gjyqtar Kushtetues dhe Avokati i Popullit, duke u bërë një figurë përfaqësuese e drejtësisë në vendin tonë. Por ky rast i fundit konfirmon atë që ne si koalicion e kemi dënuar gjatë gjithë kohës: korrupsionin e pariparueshëm dhe të thellë në sistemin e drejtësisë. Pranimi i fajit nga z. Memeti, së bashku me gjyqtarin e Gjykatës së…
Vënia e shtetit në peng ekonomik dhe politik të një vendi tjetër është një hap shumë i gabuar. Tre gjenerata do t’i kthejnë huazimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së, pas të cilave fshihen qëllimet e dukshme të turbullta, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Siç njofton LSDM-ja, ai në një intervistë për të përjavshmen Fokus, vlerëson se kredia nga Hungaria është në fakt plan biznesi i Mickoskit, i cili me siguri do të shkojë në dëm të qytetarëve. “Mickoski akuzoi LSDM-në për gjoja nënshtrim ndaj BE-së, ndërsa tani ai personalisht është nënshtrues më i madh i Hungarisë, një vend…
Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt. I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare. Për Insajderin ka folur avokati i policit, Arben Isufi. Ai ka thënë se është angazhuar sipas detyrës zyrtare. “Jam i angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe mbrëmë gjatë intervisimit ai ka vendosur që të mbrohet në heshtje”, tha Isufi për Insajderin. Më tutje ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen dhe rasti është në procedurë hetimore. Deri tani janë arrestuar dy persona…
Një bombol gazi ka shpërthyer në fshatin Mborje, Korçë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë: Korçë/Informacion paraprak Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Nga VMRO-DPMNE fajësojnë BDI-në dhe LSDM-në për arratisjen e Blerim Ramadanit. “Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit. Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë që institucionet të hapin menjëherë procedurat dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga pozita e gjyqtarit”, deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE. MARKETING
Në VK Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i rritur i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë…
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shefin e Anti-Drogës në Durrës, Gazmir Preçin, i cili u arrestua disa ditë më parë për gjobë vënie. Në deklaratën e tij para togave të zeza, ai është prehur se te lokali kishte shkuar sepse e kishte kërkuar pronari dhe se nuk e dinte që brenda në zarf kishte para. “Nuk e dija fare se në pako kishte para. Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë…
Djali i 61-vjeçares, Tatjana Dajko, e cila humbi jetën tre ditë më parë, ka akuzuar mjekët e spitalit rajonal të Fierit për neglizhencë. Anil Dajko u shpreh se pasi kishte shfaqur shqetësime e dërgoi nënën e tij në spital, ku sipas tij, “i bënë gjilpëa dhe e ulën tek stolat”. Ai u shpreh se bluzat e bardha e dërguan në shtëpi duke i thënë që “ske gjë, vetëm gjendje ankthi”. Djali i 61-vjeçares u shpreh se “mbesat do t’i prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, por sa hyri brenda në banesë u këput”. Ai e dërgoi sërish të ëmën në spital, por ajo ndërroi jetë tek…
Familjarët e 61-vjeçares, Fatjana Dajko, e cila u nda nga jeta tre ditë më parë, kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Fierit. Sipas vajzës së 61-vjeçares, ata e kanë dërguar nënën e tyre në urgjencë pasi kishte dhimbje në gjoks dhe në mes të shpatullave, por theksoi se mjekia e ka përcjellë në shtëpi duke i thënë që “ke ankth e stres”. Por, Klotina Topulli shtoi se në momentin që nëna e tyre u kthye në shtëpi filloi të ndihej akoma më keq prej ilaçeve dhe e dërguan sërish në spital me makinë, por 61-vjeçarja vdiq…
Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe me kushte për paraqitje të stuhisë lokale. Temepratura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 38 gradë. UV=8. Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në lokale. Në fund të ditës në disa pjesë të luginës do të ketë kushte…
Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe me kushte për paraqitje të stuhisë lokale. Temepratura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. UV=8. Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në lokale. Në fund të ditës në disa pjesë të luginës do të ketë kushte…

