Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, kanë reaguar pas lajmeve në media se ai gjatë ditës së djeshme me veturë zyrtare ka udhëtuar për në Kosovë. Në reagim thuhet se kryetari i Kuvendit përcillet nga sigurimi 24/7, dhe se ky rend i sigurisë funksionin saktë siç parasheh ligji dhe është në pajtim me të gjitha protokollet.“Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit, së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar për në shtetin fqinj, në Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe i ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë. Para nisjes janë njoftuar Ministria…
Author: almakos
Një aksident ka shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin. Sipas burimeve, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e këtij aksidenti. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje për të bërë një vlerësim të situatës. Sakaq, shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po punojnë për të menaxhuar situatën.
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Një zjarr i përmasave te mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël ne Fier duke djegur mbi 30 ha kullota dhe pemëtari. I favorizuar nga era e forte zjarri është përhapur ne disa vatra duke përfshire edhe ullishte. Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e vështirë pasi terreni është malor dhe nuk ka rruge. Banoret kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.
Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë vitin e ardhshëm do të fillojnë zbatimin e programit 10-vjeçar, me të cilin do të ndahen 20 milionë euro në nivel vjetor për investime dhe kthimin e sistemeve të ujitjes në gjendje funksionale. Këtë gjatë vizitës së sotme në Dellçevë e paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunoski, duke theksuar se Qeveria dhe Ministria janë të vetëdijshme se uji është element thelbësor në prodhimtarinë bujqësore. CVETAN TRIPUNOVSKI, MINISTËR I BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE EKONOMISË SË UJËRAVE “Ne nuk mund të shpresojmë në prodhim rentabil, as në cilësi dhe as në sasi, nëse…
Në Gjermani katër të burgosur janë arratisur nga Spitali në Bavari, të cilët po trajtoheshin për probleme psikike apo dhe varësi. Me tyre ndodhet dhe një shqiptar, me origjinë nga Kosova. Në Gjermani katër të burgosur janë arratisur nga Spitali në Bavari, të cilët po trajtoheshin për probleme psikike apo dhe varësi. Me tyre ndodhet dhe një shqiptar, me origjinë nga Kosova. I arratisuri kosovar është identifikuar me emrin Zeqir Beqiri, 27 vjeç. Media RTL raporton se arratisja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00, teksa ishin pacientë në spitalin psikiatrik të qarkut Lercxhenhaid. Sipas uniformave blu gjermane,…
Ka ndërruar jetë 19 vjeçari me origjinë italiane i cili ishte i përfshirë në aksidentin e dy jet-skive në plazhin e Velipojës ditën e sotme. I riu i identifikuar me iniciale N.L., 19 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit Rajonal të Shkodrës. Të dy jet-ski drejtoheshin nga italianë, të moshës 19 dhe 20 vjeç, të cilët kryen manovra të gabuara duke përfunduar kështu të përplasura rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë. Më herët u raportua se 19 vjeçari ndodhej në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ishte i vetmi i lënduar. Sakaq, dy mjetet lundruese u…
Policia e Sarandës vendosi në pranga mëngjesin e sotëm (18 gusht), shtetasin Lilo Mera, i cili ditën e djeshme kundërshtoi me dhunë dy efektivë të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës. Ngjarja ndodhi në Ksamil, kur Mera u konstatua se kishte parkuar mjetin gabim pranë biznesit të vëllait të tij, e si pasojë u ndëshkua me gjobë, të cilën e kundërshtoi. Pas kësaj, ai është larguar me një automjet tip “Volvo” me targë AB997CE, i cili është gjetur më pas i fshehur në një rrugicë të Ksamilit. Policia e Qarkullimit Rrugor ka proceduar me gjobitjen e mjetit në vlerën 3.000…
Maqedonia e Veriut po shënon 32 vjetorin e themelimitë të Armatës. Ceremonia qendrore e Ditës së Armatës u mbajt në Ohër, ku të pranishmëve ju adresua me një fjalim edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, e cila falënderoi pjesëtarët e Armatës për kryerjen detyrave ushtarake me disiplinë, ndërgjegjie dhe përgjegjësi brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse. Presidentja theksoi përkushtimin e Armatës në përkrahjen e institucioneve në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe situatat e krizës.“Ju jeni një garantues dhe potencial rëndësishëm paqësor në këto kohë të vështira pasigurie të madhe, të shkaktuar nga rreziqet…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në intervistën e tij për Fokus shprehet se qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer me qeverisjen e Mickoskit. “Sipas analizave tona, 35% e qytetarëve që kanë votuar për VMRO-DPMNE-në në zgjedhje, sot nuk do të kishin votuar për ata. Ky është një indikator i qartë se bie mbështetja ndaj qeverisë”, u shpreh Filipçe. Sipas tij, kjo qeveri i dëshpëroi edhe punëtorët, ndërsa me politikat që po i planifikojnë, standardi i qytetarëve është edhe më i keq. “Dëshpëroi edhe punëtorët të cilëve i tha se nuk janë prioritet. Pagat me VMRO-DPMNE-në nuk do të rriten, kurse sipas…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Denion Mejdani. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.“Pata kënaqësinë të kisha një takim të ngrohtë e miqësor me amabasadorin e republikës së Shqipërisë z.Denion Mejdani. Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet absolut dhe i natyrshëm për ne”, shprehet Tararavari pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë. MARKETING
Fatima dhe djali i saj i vogël u larguan nga shtëpia e tyre menjëherë pasi talibanët rimorën pushtetin në Afganistan, në vitin 2021. Duke qenë ish-deputete, ajo ishte në rrezik nga një hakmarrje e mundshme e grupit islamik të linjës së ashpër. Por, tre vjet pas ardhjes në pushtet të talibanëve, Fatima jeton me djalin e saj 7-vjeçar në Shqipëri, në pritje për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara. “Paqartësia është torturuese”, tha nëna vetushqyese, emri i së cilës është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e saj. “E ardhmja jonë është pezull”. Fatima ishte në mesin e qindra mijëra afganëve…

