Author: almakos

Shiu që ra dje pasdite ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë qenë të furishme për një kohë të gjatë, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov. “Të gjitha zjarret e mëdha janë shuar me ndihmën e shiut. Janë aktive disa zjarre më të vogla, me të cilat do të merremi gjatë ditës së nesërme”, tha dje Angelov. Autoritetet vendosën të luftojnë zjarret në ambiente të hapura për dy muaj, disa prej tyre u dogjën për javë të tëra dhe u desh të thirrej ndihma e huaj. Edhe më herët QKM njoftoi…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar mbi situatën e zjarreve në vend, teksa u shpreh se gjendja tashmë paraqitet më e qetë. Ai tha se përgjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara, 28 prej tyre janë të shuara plotësisht ndërsa vetëm 3 kanë mbetur ende aktive. Aktualisht, vatra në Arrën të bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës janë të izoluara pa rrezik përhapjeje dhe po monitorohen për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Vengu shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat dhe vullnetarët që janë përfshirë në përpjekjet…

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë ndodhi në familjen Bytyqi të dielën në mesditë. Rrufeja goditi disa persona në Prevallë të Prizrenit dhe për pasojë një grua vdiq. E ndjera nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe fatkeqësisht humbi jetën. Për vdekjen e saj ka njoftuar Policia, por edhe familjarët. Sinjali mëson se e ndjera, Halime Bytyqi, ishte 64-vjeçare nga komuna e Ferizajt. Lamtumira e fundit do t’i jepet sot dhe për këtë kanë njoftuar familjarët në rrjete sociale. “Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta më…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej të cilave të forta. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për breshër, njofton Meteo Kosova. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h. Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C./Sinjali/

Lexo më Shumë

Kampi i pritjes së emigrantëve është gati që të hapë dyert për të pritur të martën më datë 20 gusht kontingjentin e parë të forcave të policisë italiane, që do të garantojnë sigurinë në qendrat e ngritura në Gjadër e Shëngjin. Këtyre efektivëve të policisë u është dorëzuar mes të tjerave edhe një listë me këshilla se si duhet të sillen në Shqipëri në përputhje me traditat e vendësve. Në këtë zonë pritjeje të vendosur brenda portit të Shëngjinit në një hapësirë prej 4 mijë metrash, në Gjadër, rreth 30 kilometra larg Shëngjinit do të përpunohen të gjitha kërkesat për…

Lexo më Shumë

Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe një atmosferë spektakolare, është mbyllur mbrëmjen e djeshme festa e “Birra Korça”. Mijëra njerëz festuan së bashku me “Birra Korça” dhe muzikë të zgjedhur. Festa e birrës bën bashkë shumë shqiptarë e të huaj në Korçë ku festohet në një atmosferë të veçantë plot energji e gëzim. Që nga dita e parë e në vijim, “Birra Korça” me shijen e saj unike mbetet e preferuara dhe e përzgjedhur për të gjithë vizitorët në festë. Për adhuruesit e birrës, “Birra Korça” zgjodhi të vinte këtë edicion me një risi që e prezantoi që në ditën…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.1 lekë. Një dollar do të blihet me 90 lekë dhe do të shitet me 91 lekë. Sakaq, franga zviceriane ka pësuar rritje, teksa do të blihet me 103.8 lekë dhe do të shitet me 104.8 lekë. Paundi do të blihet me 116.2 lekë dhe do të shitet me 117.4 lekë.

Lexo më Shumë

Pas zhvillimeve lidhur me shkuarjen e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në Kosovë me makinë zyrtare kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN.Ata thonë se duke marrë parasysh pozitën e tij të lartë dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve të sigurisë dhe protokollit shtetëror, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sillet sipas normave të parapara me ligj dhe me protokollin e sigurisë.“Ky vendim është në përputhje me praktikën e zakonshme për zyrtarët e lartë, për të siguruar mbrojtjen dhe ushtrimin e detyrave të tij pa pengesa. Në fakt, sigurimi i kryetarit të Kuvendit është i detyruar të ndjekë çdo lëvizje të tij.…

Lexo më Shumë

Janë evakuuar banorët e tre banesave që ndodhen pranë magazinës së braktisur në fshatin Lavdan të Mallakastrës, e cila përmbante kartosera, fuçi vaji dhe solari, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së zjarrit. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se brenda magazinës mund të ketë pasur edhe një depozitë solari, e cila ka shërbyer për procese teknologjike gjatë përdorimit të saj nga pronarët e mëparshëm. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë evakuuar banorët e tre banesave afër me magazinën. Aktualisht, forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, të ndihmuara edhe nga një automjet zjarrfikës i…

Lexo më Shumë

Një magazinë e vjetër e braktisur me mjete kartosera e solar pranë një fabrike vaji është djegur disa minuta më parë në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër, pranë ish KPTHN Ballsh. Lajmi konfirmohet nga shërbimet zjarrfikës si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj i cili ka pohuar se më magazinë ka pasur materiale të ndryshme, magazina ka qenë e hapur por ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji, solari kartosera. Magazina ka dy pronarë një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari por që e kanë braktisur prej disa muajsh. Veç mjeteve zjarrfikse të bashkisë Mallakastër ka shkuar nje…

Lexo më Shumë

Një prej të lënduarve nga aksidenti i shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë po transferohet me helikopter drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar. Nuk janë dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e të lënduarve, por raportohet për gatishmëri të plotë nga ana e shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimi i situatës. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:50 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të fshatit Udënisht. Ka qenë automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E.B., ajo që është përplasur me makinën tip “Hyundai” që drejtohej nga shtetasi D.R. Si pasojë e aksidentit, mbetën të lënduar dy drejtuesit dhe…

Lexo më Shumë

Kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme – lidhur me udhëtimin e kryeparlamentarit Afrm Gashi me vetura zyrtare në Kosovë. Nga Policia thonë se shërbimet e tyre kompetente po i bëjnë kontrollet e nevojshme për këtë rast. “Ju njoftojmë se janë duke u bërë kontrollet përkatëse nga shërbimet kompetente në MPB për konstatimin e gjendjes faktike, pas së cilës do ta njoftojmë opinionin” thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Përndryshe, automjetet zyrtare përdoren me urdhër të përshtatshëm udhëtimi, me arsyetim për qëllimin për të cilin përdoren automjetet, kohëzgjatjen dhe kostot e udhëtimit. MARKETING

Lexo më Shumë