Mediat italiane kanë publikuar foton e 19-vjeçarit Nicola Iorio, i cili humbi jetën tragjikisht në plazhin e Velipojës, pasi u përplas me një Jet Ski. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku 19-vjeçari mbeti i vdekur për shkak të manovrave të gabuara me Jet Ski, duke u përplasur me një Jet Ski tjetër, në të cilën po lundronte vëllai i së dashurës së tij, 20-vjeçari Salvatore di Tella. Të dy ata pësuan lëndime pas përplasjes dhe u dërguan në spitalin e Shkodrës, ku Iorio ndërroi jetë. Ndërkohë, ditën e sotme policia njoftoi se ka arrestuar Di Tellën për…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, pasi një 55-vjeçar amerikan është vetëvarur në banesën e tij të marrë me qira dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Matheë James Werts, i cili punonte si mësues në “Albania Collage”. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. Ë., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka përshëndetur Eva Buzon, avokaten shqiptare e cila përshkroi me not brigjet nga Italia për në Shqipëri për 35 orë. “Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë”- shprehet kryetarja e Kuvendit. Teksa përgëzon Eva Buzon për sfidën e përfunduar me sukses, Spiropali thotë se përshkrimi i 92 km në 34 orë është një ushtrim që dëshmoi fuqinë, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që u dhuroi emocion të gjithëve. Njoftimi: “Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë. 92 kilometra në 34 orë, një…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Zim Zenel” në qytetin e Krujës. 45-vjeçari, Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga pema, në të cilën kishte hipur për të konsumuar. Viktima ka hipur në pemën e fiqve, por për fat të keq ka gjetur vdekjen nga korrenti i cili kishte elektrizuar pemën. Sipas burimeve, shkak i elektrizimi të pemës janë kabujt e firmave private të internetit të cilat ndërhyjnë pa asnjë normë në rrjetin e shpërndarje të OSHEE.
Kanë vijuar një sërë reagimesh lidhur me zhvillimet sa i përket shkuarjes në Kosovë me veturën zyrtare të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, disa ditë më parë. Nga partia opozitare LSDM theksojnë se skandalet e koalicionit VMRO-DPMNE dhe VLEN nuk ndalen dhe secili që vijon është më skandaloz se ai i mëparshmi. Nga kjo parti madje pyesin Gashin, se a është etike sipas tij të shkojë në dasëm në Kosovë me veturë zyrtare?!, ndërsa për këtë, ata kërkojnë llogari nga Ministria e Punëve të Brendshme. LSDM “Pas raportimeve në media se Afrim Gashi ka marrë pjesë në një dasmë në…
Një i ri është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse në Korçë, pasi është rrëzuar në afërsi të Kishës së Shën Konstandinit. Sipas informacioneve, mësohet se personi në fjalë bashkë më një tjetër janë ngjitur në këtë kishë në këmbë, por njëri prej tyre ka rrëshqitur. I riu nuk ka mundur të dalë i vetëm nga shkëmbinjtë, por menjëherë pasi u lajmërua, zjarrfikësja ka bërë të mundur shpëtimin e të tij pa pasoja, i cili gëzon tashmë shëndet të plotë.
Shkaku i vdekjes së pacientes nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive. Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Madje garanton se pacientes i është ofruar e gjithë terapia e nevojshme dhe se në këtë rast nuk është bërë gabim mjekësor. Pacientja, sipas tij, ka pasur leokemi akute, megjithatë se çfarë saktësisht ka ndodhur thotë se do të pres të tregoj raporti. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë “Bëhet fjalë për rast me leukemi akute, kjo është sëmundje serioze, sëmundje malinje, për të cilën zakonisht ka diagnozë të keqe. Pacientja është trajtuar sipas protokolleve, kurse ndërkohë është infektuar edhe me…
Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin. Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës. Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën e AgroWeb.org me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Tërshëra Përfitimet e tërshërës janë të panumërta. Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B. Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit. Spinaqi Kjo barishte…
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim në lidhje me akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet, për shkak të zhvillimit të tubimit për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Marshimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:30 dhe të vazhdojë deri te kryeministria. “Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orën 19:30, parashikuar për t’u zhvilluar nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. Njoftojmë qytetarët se sot, prej…
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dalë në një prononcim për media në zonën e Komunës së Parisit, ku efektivi i Policisë Erion Goxharja plagosi me armë zjarri shtetasin Lorenc Kosta. Vocaj bëri me dije se kanë komunikuar me efektivin e policisë, duke treguar se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu bëri me dije se mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, ndërsa theksoi se motivet janë të dobëta. Ndër të tjera u shpreh se ka komunikuar me efektivin, duke treguar se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Përmes medias, drejtori i Policisë së Tiranës,…
Përgjegjësia për arratisjen e shtetasit kosovar Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut duhet kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftoi Gjykata Themelore Penale Shkup pas rastit të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në reagim gjykata rikujton se pas arrestimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, Ramadani ka qenë në arrest shtëpiak për 15 ditë (nga 17 korriku deri më 1 gusht), që sipas tyre është koha maksimale që një person ka kaluar në paraburgimi në raste të tilla ekstradimi Pas kësaj, gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak. “Mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimit, i është besuar…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Loren Kosta mësohet se është personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga autori Erion Goxharaj, punonjës Policie, i cili është larguar nga vendngjarja. Sipas raportimeve nga gazetari Igli Celmeta, Kosta mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të…

