Author: almakos

Zv/ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, ka shkruar se me sukses janë duke zgjidhur problemin e trashëguar me pagat e punonjësve të Postës së Maqedonisë dhe të punësuarve në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë dhe Transportit. “Pas disa muajsh vonesash, më nuk do të ketë probleme me pagat. Një lajm që i gëzon 4,400 familje, të cilat më në fund po marrin atë që ju takon për punën e tyre të palodhur. Ne si Qeveri jemi të angazhuar t’i japim çdo punonjësi atë që i takon, duke përmbushur një detyrim shumë të rëndësishëm. Joserioziteti i Qeverisë së kaluar ka…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë shënon në Kurbin, ku pas disa të shtënave me armë, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa dy vëllezërit e tij të lënduar për shkak të dhunës së ushtruar nga një palë të tretë. Rasti ka ndodhur në fshatin Fushë Milot, kur tre shtetas janë konfliktuar me 3 vëllezërit për motive pronësie. Konflikti ka nisur mes dy familjeve, kur shtetasi Pëllumb Murati, së bashku me vëllain e tij Sokol Murati dhe djalin e këtij të fundit, Valdano Murati, kanë sulmuar tre vëllezërit me iniciale Y.V., S.V., dhe E.V., fillimisht me sende të forta, e më pas…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë ‘në dritë’ pas dhunës së ushtruar nga motrat Berisha drejt Klea Prengas. Sipas të dhënave zyrtare nga sistemi TIMS, ish-konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela Berisha, nuk janë larguar nga territori shqiptar dhe vijojnë të jenë të shpallura në kërkim. Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimet përkatëse për motrat Berisha. Ato akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i dënueshëm nga 3 deri në 10 vite burgim. Sakaq, Policia ka sekuestruar dy automjete.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk ka pasur informacion të saktë për kërkesën e VMRO-së për përgjegjësinë e gjykatësit Pajazit Pajaziti. I pyetur nëse VLEN si koalicion i bashkohet kërkesës së partnerit të tyre të koalicionit, Taravari tha se nuk ka informacione të sakta se për çfarë bëhet fjalë. “Nuk kam informacion të saktë se për çfarë bëhet fjalë, por pavarësisht emrit, kushdo që nuk ka vepruar siç duhet duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk kam informacion të saktë për rastin konkret, kur ta kem do të kemi qëndrim si koalicion VLEN”, tha Taravari.Kërkesa për përgjegjësi nga gjyqtari Pajaziti…

Lexo më Shumë

Detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen ku u dhunua Klea Prenga, ngjarje për të cilën u shpallën në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa. Zyrtarisht sipas TIMS nuk janë larguar jashtë vendit. Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. VIJON…

Lexo më Shumë

Shkaku i vdekjes së pacientes nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive. Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, madje shton se garanton që pacientes i është ofruar e gjithë terapia e nevojshme dhe se në këtë rast nuk është bërë gabim mjekësorë. Pacientja sipas tij ka pasur leukemi akute, megjithatë se çfarë saktësisht ka ndodhur thotë se do të pres raportin.“Bëhet fjalë për rast me leukemi akute, kjo është sëmundje serioze, sëmundje malinje, për të cilën zakonisht ka diagnozë të keqe. Pacientja është trajtuar sipas protokolleve, kurse ndërkohë është infektuar edhe me kovid. Është konsultuar edhe anasteziologu edhe…

Lexo më Shumë

Blogerja Xhiovana Nikolli, e cila njëkohësisht është dhe e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), nuk ndalet me akuzat ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burgim. Në një postim në platformën e saj në TikTok, ajo ka postuar një video të bashkangjitur me audio, me pretendimin se zëri  është i Nuredin Dumanit, teksa dëgjohen ofendime. Në video shkruhet nga Xhiovana se këto kërcenime që dëgjohen në audio kanë ardhur dy ditë përpara se të ndodhte ngjarja me tritolin pranë banesës së tyre. “Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohen në videon e publikuar teksa Alda Nikolli,…

Lexo më Shumë

Një 50 vjeçare është proceduar penalisht për shkak se tentoi të dilte nga Shqipëria me 41 mijë euro të padeklaruara. Në hetim është shtetasja Zh.D., 50 vjeç, e cila banon në Greqi. Ajo tentoi të kalonte Pikën Kufitare të Kakavijës me shumën e madhe të parave, të cilat nuk ishin të deklaruara konform ligjit. Vlera prej 41 mijë euro është sekuestruar nga blutë nën cilësinë e provës materiale. 50 vjeçarja akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. NJOFTIM PKK Kakavijë Tentoi…

Lexo më Shumë

Dy pacientë me sëmundje të rënda shoqëruese janë prekur edhe Covid-19, si rrjedhojë kanë humbur jetën në Klinikën e Infektivës në QKUK. Kështu ka konfirmuar për Insajderin drejtori i kësaj Klinike, Arben Vishaj duke shtuar se njëri ka qenë i prekur nga sëmundja e kancerit dhe tjetri kishte telashe me mushkri. Ai ka shtuar se dy pacientët ishin me një moshë të shtyrë, dhe me sëmundje të rënda paraprakisht. “Të premtën ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv…

Lexo më Shumë

Volumet e tregtimit në tregun valutor vendas u rritën ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e vëllimeve të tregtimit u përshpejtua në 30% në tremujorin e dytë, nga 16% që ishte në tremujorin e parë të vitit dhe 11.5% vitin që kaloi. Rritja e volumeve të tregtimit nënkupton kryesisht një rritje të flukseve valutore hyrëse në ekonominë shqiptare. Besohet se këto prurje janë të lidhura kryesisht me turizmin dhe investimet në tregun e pasurive të paluajtshme nga individë të huaj ose shqiptarë jorezidentë në Shqipëri. Kursi i këmbimit është mbiçmuar në…

Lexo më Shumë