Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dalë në një prononcim për media në zonën e Komunës së Parisit, ku efektivi i Policisë Erion Goxharja plagosi me armë zjarri shtetasin Lorenc Kosta.
Vocaj bëri me dije se kanë komunikuar me efektivin e policisë, duke treguar se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Gjithashtu bëri me dije se mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, ndërsa theksoi se motivet janë të dobëta.
Ndër të tjera u shpreh se ka komunikuar me efektivin, duke treguar se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Përmes medias, drejtori i Policisë së Tiranës, i bëri thirrje Goxharajt të dorëzohet.
“Probabiliteti është që ka qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë të dobëta. Mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, nuk tregon dashje për ta vrarë. Do të jenë ekzaminimet që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë.
Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet”, tha Vocaj.