Author: almakos

Personi që ka mbetur i vrarë në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup, sipas informacioneve të para është personi me iniciale V.E.Ai sipas pohimeve ka qenë atyre për të kryer disa obligime private në afërsi.360 shkallë mëson se me siguri bëhet fjalë për tre sulmues. Dy prej tyre tani më janë arrestuar.Për motivet flitet për lloj zhvatje, edhe pse hetimi është ende në fazën fillestare.Informacionet flasin se është gjetur edhe vetura me të cilën është kryer vrasje. MARKETING

Lexo më Shumë

Remitencat gjatë këtij viti kanë pësuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga bashkatdhetarët kapin vlerën rreth 120 milionë euro, krahasuar me 124 milionë sa ishin gjatë vitit 2023. Përfaqësues të bizneseve shprehen të shqetësuar se sivjet pati më pak bashkatdhetarë, derisa thonë se ata janë infuzion për ekonominë e vendit. Pushimet edhe sivjet i kaluan në Kosovë, megjithëse mërgimtarët kësaj here sollën më pak para. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vlera e remitencave gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ishte 119.71 milionë euro, krahasuar me…

Lexo më Shumë

Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar, por Gjykata e Lartë e rrëzoi duke e rikthyer ne qeli perjetë. Avokatët e tij i janë drejtuar me një shkresë të dytë Gjykatës së Elbasanit, ku kërkojnë që ai të lirohet,  me pretendimin se ai ka kryer dënimin e dhënë me 25 vjet heqje lirie. vijon

Lexo më Shumë

Vrasësi në qendrën tregtare Mavrovasja nuk ka qenë vetë.Sipas informacioneve, ai së bashku me disa të tjerë është arratisur për në lagjen e Gazi Babës. Madje, informacionet flasin se atje ka patur të shtëna mes tyre dhe policisë. Në vendin e ngjarjes ka prezencë të shtuar të policisë ndërsa nga ajri është duke kontrolluar një helikopter policor. MARKETING

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar momentin kur efektivi i policisë, Erjon Goxharaj ka qëlluar me armë zjarri 6 herë ndaj 45 vjeçarit, Lorenc Kosta. Pamjet janë siguruar nga gazetari Igli Çelmeta për BalkanËeb. Në video duket kur Goxharaji afrohet Kostës me qëllim dhe më pas lëshon drejt këtij  të fundit plumbat, të cilat e kanë zënë 45 vjeçarin në pjesën e poshtme të trupit, në bark dhe në këmbë. [embedded content]Uniformat blu i kanë bërë thirrje Erion Goxharajt të vetëdorëzohet në autoritete dhe po kështu, Policia e Shtetit ka vendosur të shpërblejë me 10…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme në afërsi të ndërtesave te Q.T. “Mavrovasja” është vrarë një person. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, paraprakisht janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia dhe ambulanca është në vendin e ngjarjes, ku po kryhen hetime. MARKETING

Lexo më Shumë

[embedded content]Njoftimi zyrtar ”Lidhur me ngjarjen e datës 19.08.2024, ku rreth orës orës 14:30, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, lindur në Berat dhe banues në Tiranë: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Drejtoria Rajonale Tiranë, pas kryerjes se veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur indentifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të…

Lexo më Shumë

Është arrestuar Marjo Pali, person i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve të vrasjes së dy personave në Velipojë ditën e djeshme. Viktima nga sulmi me armë zjarri mbetën Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën në spital. Autorët e kësaj ngjarje janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, të cilët janë pronarë të një hoteli në Velipojë. Lidhur me ngjarjen, u raportua se vëllezërit janë konfliktuar me viktimat e një herë tjetër, rreth dy muaj më parë. Ardis Ishmi dhe…

Lexo më Shumë

Një 31 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të Durrësit, pasi shiste doza kokaine në lokalet e natës. Në pranga ka rënë Shkëlqim Hasa, 31 vjeç, banues në Durrës. Nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhjetëra doza të gatshme kokaine si dhe një automjet. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Një rast i tillë është raportuar dje në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut. Këtë herë, viktimë është një vajzë e moshës rreth 27-vjeçare, me probleme mendore, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Dalibor Sekulic, ndaj të cilit akoma s’dihet nëse është lëshuar urdhri për ndalim policor. Rastin e ka raportuar nëna e vajzës,…

Lexo më Shumë

Një i moshuar është gjendur i pajetë nga kalimtarë të rastit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhapokike 2 të Bashkisë Memaliaj. Trupi i pajetë i 70 vjeçarit, i identifikuar me emrin Faik H., është gjetur nga kalimtarë të rastit të fshatit. Dëshmitarët e rastit kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu. Raportohet se familjarët e të moshuarit kishin humbur kontaktet me të prej disa ditësh. Policia nuk ka informuar ende se kur ka humbur jetën 70 vjeçari, ashtu sikurse nuk bëhet me dije se ku është gjetur trupi i tij i pajetë. Sakaq, po kryhen hetime për rastin, për të identifikuar nëse…

Lexo më Shumë