Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Loren Kosta mësohet se është personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga autori Erion Goxharaj, punonjës Policie, i cili është larguar nga vendngjarja.
Sipas raportimeve nga gazetari Igli Celmeta, Kosta mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.