Një prej të lënduarve nga aksidenti i shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë po transferohet me helikopter drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.
Nuk janë dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e të lënduarve, por raportohet për gatishmëri të plotë nga ana e shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimi i situatës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:50 në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të fshatit Udënisht.
Ka qenë automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E.B., ajo që është përplasur me makinën tip “Hyundai” që drejtohej nga shtetasi D.R.
Si pasojë e aksidentit, mbetën të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere e mjetit tip “Hyundai”.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.



