Author: almakos

Një 30-vjeçar është vetëdorëzuar sot në Kallamatë për vrasjen e dyfishtë në Finikounda në fillim të tetorit, ku u ekzekutuan pronari grek i kampingut dhe miku i tij shqiptar. Sipas protothema.gr, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa ai akuzohet për bashkëpunim në krim. Ndërkohë pak ditë më parë, nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arresteve në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë. Të dy akuzohen për nxitje të krimit. Autoritetet ishin në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është mik i biznesmenit të arrestuar, pasi dyshohet…

Lexo më Shumë

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate. Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ndërsa në terma relativë rënia ishte –1.2%, norma më e lartë në rajon. Sipas të dhënave të Eurostat në tabelën e mëposhtme rënia e popullsisë së Bosnjë-Hercegovinës është –0.3%, ajo e Maqedonisë së Veriut –0.2%, e Serbisë -0.6% dhe Mali i Zi me -0.1%.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Popullit, Zejd Rexhepi ka deklaruar se duke e njohur realitetin tek pothuajse të gjitha partitë politike të VLEN-it, duke i ditur mosmarrëveshjet që i kanë mes veti, qoftë me zv/kryeministrin Fetai, qoftë me ministrin Limani, nuk do të ndodhe një shkrije e VLEN-it pa ndonjë lëkundje tektonike brenda tyre.“Pa dalë, pa u prish VLEN-i, nuk ndodh shkrirja në një parti politike, jo se nuk do të ishte mirë, do të ishte shumë mirë për skenën politike të ndodhë një gjë e tillë, që të kemi dy blloqe… por megjithatë nuk do të ndodhe duke i njoftë disa…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se për llogarinë e tij, bëhet fjalë për një propozim ligj që edhe për nxënëset e shkollave fillore do të jetë i turpshëm.“Jo, për deputetët, jo për një komunitet siç janë shqiptarët 30%, në kuadër të shtetit. Është një propozim ligj i turpshëm me 11 pika nga të cilët gati se asnjëherë nuk është obligative. Asnjëra nuk ka asnjë lloj mekanizëm me të cilën do të jetësohet e njëjta në praktik”, tha Rexhepi.Ao tha se edhe vet Komisioni i Venecias ka thënë se ligji ishte i mirë por…

Lexo më Shumë

Deputeti i Frontit Evropian dhe kryetar i Lëvizjes Popullit, Zejd Rexhepi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se në çdo seancë në kuvend dokumentet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase.“Në çdo seancë, jo në një, keni ju problem. Çdo seancë nga deputetët e opozitës dhe cdo seancë e përsërit e ke në parlament ndërsa në hard kopi, të gjitha në tavolinë i kemi, këtë mund t’ua incizojë në seancën e radhës që vije, live tua lëshoj të shihni vet se çfarë dokumente ka në tavolinë, vijnë vetëm në gjuhën maqedonase”, deklaroi Rexhepi.Ai tha se kjo bëhet me qëllim derisa ata…

Lexo më Shumë

Inspektorati shtetëror sanitar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, pas vdekjes së një foshnje të porsalindur më 01.10.2025. Inspektimi u bazua në shqyrtimin e dokumentacionit mjekësor për nënën V. I. nga Haraçina dhe foshnjën e saj. Ne raport jepen detaje për trajtimin e foshnjës dhe nënës, ndërkaq për çdo gabim eventual në trajtimin e foshnjës duhet të konstatohet nga një komision profesional, të cilin inspektorati ka kërkuar të formohet, ndërsa drejtorit të Klinikës i janë dhënë rekomandime për sqarim të plotë dhe marrje të masave përkatëse.…

Lexo më Shumë

Është zbardhur dëshmia e 50-vjeçarit Pjetër Marku, i cili është paraqitur sot (17 dhjetor) në spitalin e Lezhës, i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë. Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka dëshmuar se është konfliktuar me një person që nuk e njihte, pas një sherri të momentit për makinën. “U zumë për makinën”, raportohet të ketë thënë ai para uniformave blu, ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Trumës në Tiranë. Ndërkohë, policia  ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, si dhe ka nisur nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, sot ka marrë titullin Doctor Honoris Causa. Ky titull, Meidanit ju nda nga Universiteti i Tetovës, të cilët, sot edhe shënuan 31-vjetorit e themelimit. Pasi pranoi çmimin, të pranishmëve ju drejtua me një fjalim ish Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili e vlerësoi shumë këtë titull, ndërsa thurri disa fjalë miradie për Universitetin. REXHEP MEIDANI, ISH PRESIDENTË I SHQIPËRISË “Dhënia e këtij titulli nga një Universitet shqipfolës, i themeluar 30 vite më parë, si një iniciativë e intelektualëve shqiptarë të Tetovës, një rol të veçantë ka luajtur rektori i parë…

Lexo më Shumë

Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së qytetit të Sarandës. Arma, e llojit pistoletë “TT”, është konstatuar nga tre fëmijë të mitur teksa po luanin në vendin e quajtur “15 Katëshi”, në rrugën “Onhezmi”. Sipas informacioneve paraprake, arma e zjarrit ndodhej e futur në një çantë dore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën. Policia po punon për identifikimin e personit që ka hedhur armën e zjarrit në rrugë, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Marku, është paraqitur në spitalin e Lezhës i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë. Sipas burimeve paraprake, policia nuk ka mundur ende ta marrë në pyetje të plagosurin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse bëhet fjalë për një plagosje nga persona të tjerë apo për vetëplagosje. Blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa 50-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lexo më Shumë

GJKKO ka dënuar me burg avokatin Bardhi Koçi për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe qytetaren Pranvera Meshi, e cila i dha para për të ndikuar te një gjyqtar. Më konkretisht, Gjykata e Posaçme e dënoi me 2 vite 6 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 8 muaj burg. Në fund, gjykata vendosi që të pezullojë vendimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për 3 vite e 4 muaj me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Po ashtu, gjykata i hoqi…

Lexo më Shumë

Rikonstruimi i Qeverisë po hyn në fazën e parë dhe përveç ndryshimeve ministrore, ky operacion përfshin edhe emërime të reja në eshallonin e tretë të Qeverisë. Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka bërë të ditur se Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara për herë të parë do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. Florim Jaja është emëruar drejtor i ri, duke zëvendësuar Stojan Sllaveskin. Murtezani e ka cilësuar këtë emërim si historik. HASIM MURTEZANI, ZV/SEKRETAR I QEVERISË “HISTORIKE! Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara – Për herë të parë do udhëhiqet nga kuadër shqiptar!Urime, Florim Jaja”. Ndryshime ka…

Lexo më Shumë