Author: almakos

Detaje të reja dalin lidhur me aksidentin tragjik që u shënua mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën Lezhë-Milot, ku mbeti i vdekur një person, ndërsa një tjetër i lënduar. Pas ekzaminimeve përkatëse policia ka identifikuar viktimën. Bëhet fjalë për shtetasin Bledi Sokoli, i cili po drejtonte makinën tip “Opel” gjatë aksidentit të trefishtë. Për fat të keq Bledi Sokoli nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e rëndë.Kujtojmë se nga aksidenti mbeti i plagosur edhe një 23-vjeçar, shtetasi A.9, drejtues i mjetit “Ford”. Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave të para, mjeti…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e kontenierëve që dyshohet se transporton mbetje toksike dhe u ankoruan në radë të Portit të Durrësit mëngjesin e sotëm (28 Tetor). Anija  “Molive”, që transportonte kontejnerët është ankoruar rreth 1.5 milje larg portit. Sipas vendimit të Prokurorisë, sendet e sekuestruara duhet të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë.  Gjithashtu, organi i akuzës ka ardhëruar që sendet sesekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. “Në funksion të këtij procedimi është e nevojshme të sekuestrohen…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 90.7 lekë dhe do shitet me 91.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.2 lekë dhe do shitet me 98.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (27 tetor) në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit, ku ka mbetur viktimë një person, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Siç shihet edhe nga pamjet, në aksident janë përfshirë tre automjete, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës dhe një tjetër përmbys. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por policia është në terren dhe po punon për zbardhjen e tyre.

Lexo më Shumë

Në Shqipëri një anije e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, pritet të mbërrijë në portin e Durrësit. Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. Nuk është e qartë se si do të veprohet në këtë rast nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës, ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me konfliktin mes fqinjëve për shkaqe pronësie në Lezhë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në Balldre, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosor), shtetasi me iniciale L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 47-vjeçari është plagosur nga dy persona, babë e bir, shtetasi Sokol Boga, dhe djali i tij, Nikolin Boga. Po ashtu, gjatë konfliktit fizik mes tyre ka mbetur i lënduar dhe ky i fundit, i…

Lexo më Shumë

Apple po përgatitet për një javë të ngarkuar lançimesh, ku më 28 tetor pritet të prezantojë linjën e saj më të re të kompjuterëve, përfshirë modelet iMac, MacBook Pro dhe Mac mini. Me ardhjen e çipit të ri M4, ky debutim pritet të përforcojë pozicionin e Apple si lider në industrinë e kompjuterëve personalë, duke sjellë performancë më të lartë dhe efikasitet të përmirësuar në energji. Fansat e Apple dhe entuziastët e teknologjisë kanë arsye të mëdha për të qenë të emocionuar. Greg Joswiak, zëvendës presidenti i marketingut të Apple, paralajmëroi për këtë ngjarje të madhe përmes një postimi në…

Lexo më Shumë

Gjatë së shtunës, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke vënë në pah rëndësinë e reformave që Kosova po ndërmerr për të përmbushur standardet e BE-së. Një ditë më pas, Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negociatat e Zgjerimit, përgëzoi Kosovën për Agjendën e Reformave, duke theksuar mbështetjen financiare të rëndësishme që BE-ja do të japë për të mbështetur këtë proces. “Ishte kënaqësi…

Lexo më Shumë

Është dakordësuar dhe firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për sigurimet shoqërore mes dy vendeve. Lajmi është dhënë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Serbi për mediat atje, ku kanë njoftuar se në takimin e ministrive kompetente është firmosur marrëveshja mes palëve. “Është rënë dakord dhe firmosur Marrëveshja Administrative për zbatimin e Marrëveshjes  mes Serbisë dhe Shqipërisë për sigurimet shoqërore”, shkruajnë mediat serbe. Po ashtu, mes palëve është rënë dakord që organet ndërlidhëse të dy vendeve të takohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përcaktojnë formularët dygjuhësh të nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes. Shqipëria është një…

Lexo më Shumë

Për gjyqësorin shteti shpenzon pak më shumë se 1500 denarë ose 24,6 euro për kokë banori, që është shumë nën mesataren evropiane prej 74,9 euro. Por parë si përqindje e Bruto Prodhimit Vendor, buxheti i gjyqësorit  është dukshëm mbi mesataren evropiane. Shteti ndan 0.39 përqind të BPV-së për gjyqësorin, ndërsa mesatarja evropiane është 0.28 përqind. Shumica e mjeteve, 78.1 përqind, shkon për gjyqësorin, 20.9 përqind për prokuroritë dhe vetëm 1 përqind për ndihmë juridike. Edhe pse numri i gjykatësve në vend është në rënie të vazhdueshme dhe në dhjetë vitet e fundit është ulur me rreth një të tretën, me…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili dje kërkoi që VLEN të del nga qeveria, për shkak se sipas tij, po shkelen të drejtat e shqiptarëve.Mexhiti, ka thënë se për herë të parë, shqiptarët po marrin më shumë hise në buxhetin e Maqedonisë së Veriut.“Po marrin duku 30 milionë euro që në këtë gjysmë viti, marrin edhe komunat që nuk janë të VLEN-it, janë të BDI-së. Nëse i ul ata sinqerisht pa kamera, ata thonë se më mirë e kemi tani kur BDI është në opozitë sesa kur BDI ka qenë Qeveri.…

Lexo më Shumë

Aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhe-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Burime bëjë me dije se si pasojë e goditjes se fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës. Sipas burimeve në vendngjarje, në automjetin që goditi murin rrethues, kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët u dërguan ne urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës. Ndërkohë sipas të njëjtave burimeve është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal. Policia ndodhet në vendngjarje e cila po…

Lexo më Shumë