Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken.Në këto letra, sic njoftojnë nga BDI-ja, Ahmeti shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit…
Author: almakos
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka nënshkruar marrëveshjet për ndarjen e mjeteve për realizimin e projekteve kapitale, për të cilat komunat morën pjesë në thirrjen publike. Më shumë mjete janë paraparë për investime në infrastrukturën e transportit, për çka Qeveria u ndau komunave 2 miliardë e 800 milionë denarë, të cilat pritet të investohen në rrjetin lokal rrugor, rrugë, shtigje, rrugë qasëse. Për projekte në arsim do të ndahen rreth 133 milionë denarë, me të cilat do të rinkonstruohen, ndërtohen dhe modernizohen shkolla dhe salla sportive dhe dhe do të përmirësohen kushtet në arsim. Në fushën e politikës sociale,…
Durim Bamin, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Shqipëri është shoqëruar sërish nga policia e Dubait. Gazetari, Igli Çelmeta raporton se Bami është shoqëruar më datë 21 tetor, ndërsa ka qenë me masën e mbikëqyrjes së vazhdueshme policore, që prej ndalimit të tij në qershor 2024. Ndërkohë ende nuk dihet nëse ndaj tij ka një masë tjetër, apo policia e Dubait ka vijuar me procedurat që lidhen me ndalimin e parë të tij të bërë në fillim të muajit qershor 2024, sipas sistemit të policisë së Dubait, personat e ndaluar mbahen me mbikëqyrje. Pas ndalimit në…
Tendencioze dhe vetëm largime për arsye etnike, kështu i quan largimet e fundit nga puna në SH.A EMV, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair. Siç thuhet në reagimin e tyre, me këtë rast duhet të merren profesionistë juridik dhe rasti të ndiqet me ligj.“Të punësuarit e larguar, paraprakisht nuk kanë qenë të informuar për shkelje të rregullores së punës, nuk kanë qenë të ngarkuar me masa disciplinore dhe nuk kanë qenë te njoftuar se janë çlajmëruar në Agjensinë për Punësim dhe pa asnjë arsye të qëndrueshme, përmes një letre të dërguar me postë njoftohen për largimin nga puna.…
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje, pasi sipas tij, po dëshmohet se pushteti aktual nuk është i aftë për të qeverisur vendin. Gashi deklaron se mazhoranca në Kuvend për shkak të humbjes së numrave s’po merr pjesë në seanca të jashtëzakonshme, si dhe nuk po thërret seanca të rregullta plenare. Javë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje janë larguar tre deputetë. Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar…
“Është konfirmuar edhe një informatë tjetër për të cilën LSDM-ja e ka njoftuar opinionin para disa ditësh: emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të ANB-së është jo vetëm bruto partiak, por edhe procedurë krejtësisht e kundërligjshme”, thonë nga partia opozitare LSDM. “LSDM paralajmëroi me ditë të tëra, ndërsa sot u vërtetua se certifikata e gjuhës angleze e Hristovskit është e rreme dhe se qendra në Pllovdiv – Bullgari, ku ai pretendon se e ka marrë, nuk ekziston”, thonë nga LSDM. Përveç certifikatës, LSDM pretendon se Hristovski nuk ka as certifikata sigurie dhe as përvojë të mjaftueshme pune në pozita udhëheqëse,…
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ishte pjesë e protestës së opozitës organizuar në hyrje të portit të Durrësit, ku nesër pritet të vijë një anije me 200 kontejnerë me mbetje toksike. Në fjalën e saj ajo tha se “nuk mund të jemi në kazani i Shqipërisë”, ndërsa theksoi se është e paimagjinueshme të shikohet si shkërmoqet ky qytet dhe sesi shitet dhe falet. Ajo i bëri thirrje të gjithë durrsakëve që të protestojnë. “Kjo maskë që mbaj unë sot do të jetë maska që do të mbajë secili prej jush kur këto mbetje të vijnë nesër”, tha ndër…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Muratori” . Sipas SPAK bëhet fjalë për Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe personat e tjerë të hetuar. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin pasuror nr.02 datë 26.01.2024, në ngarkim të shtetasve Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani,…
Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmban mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës. Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, referuar burimeve nga Dogana, shprehet se kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, po protestojnë në hyrjen para portit. Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “ Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”. Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta. Dërgesat po kthehen…
E përditshmja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një reportazh zonës së Lezhës, aty ku do të strehohen shumë emigrantë që do të vijnë nga Italia. Në shkrimin me titull “Rajoni i varfër shqiptar që mirëpret emigrantët e padëshiruar të Evropës”, gazeta thotë se “një marrëveshje prej 560 milionë paund me Italinë e Melonit ka zgjuar interesin e liderëve në të gjithë kontinentin”. Vendasit në qarkun e Lezhës- shkruan gazeta- ku janë qendrat e paraburgimit, i kanë parë azilkërkuesit si një bekim dhe jo si një mallkim. Shkrimi i plotë Vështirë se diçka ndodh në Kakarriq, një fshat rural në…
Rasti i mbi 400 pasaportave të kosovarëve që janë nisur për në misionet diplomatike por nuk dihet se ku janë, ka shqetësuar opozitën. Pas kritikave të djeshme nga LDK-ja për keqmenaxhim të postës diplomatike, të shtunën PDK-ja ka kërkuar që urgjentisht të nisin hetime ndaj MPJD-së për këtë rast. Mbi 400 pasaporta, mbi 150 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve, nuk dihet se ku janë. Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon të insistojë se ato nuk kanë humbur, por vetëm është vonuar dërgimi i tyre nëpër ambasada dhe përfaqësi diplomatike. Për fatin e pasaportave nuk është bërë e…
Sot është dita kur akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit evropian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit. Në natën e së shtunës, 26 tetor dhe të dielës, 27 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas. Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit…

