Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili dje kërkoi që VLEN të del nga qeveria, për shkak se sipas tij, po shkelen të drejtat e shqiptarëve.
Mexhiti, ka thënë se për herë të parë, shqiptarët po marrin më shumë hise në buxhetin e Maqedonisë së Veriut.
“Po marrin duku 30 milionë euro që në këtë gjysmë viti, marrin edhe komunat që nuk janë të VLEN-it, janë të BDI-së. Nëse i ul ata sinqerisht pa kamera, ata thonë se më mirë e kemi tani kur BDI është në opozitë sesa kur BDI ka qenë Qeveri. Është hera e parë që një qeveri nuk e bën diferencimin siç ata e bënë në të kaluarën siç e lanë Çairin dhe Tetovën pa asnjë denarë nga buxheti, ne nuk po e bëjmë të njejtën”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Sa i përket korridorit 8, Mexhiti, tha se janë ata, pra BDI, që janë marrë me çështje korruptive, ndërsa këta po merren me realizimin e korridorit 8.
Mexhiti tha se së nesër do të marrin pjesë në fillimin e punëve të korridorit 8.
“Pra, ne po merremi me dështimet e të kaluarës, ne po përmirësojmë gabimet e tyre, po marrim hisen ekonomike dhe mendoj që shqiptarët çdo ditë e më tepër do të jetë të përfaqësuar më me dinjitet në këtë qeveri”, u shpreh Mexhiti. /SHENJA/
Data 08.09.2026
Aktuale
- “U kam besuar njerëzve të gabuar”/ Pacolli akuza ish-vartësve që hynë në biznesin e Smart City
- Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, raportohet për dy persona të plagosur! Njëri prej tyre me plagë në këmbë
- FOTOLAJM/ Deputetja e PS nuk i shpëton vezëve, makina e saj u sulmua nga protestuesit sapo doli nga Parlamenti
- U shoqëruan gjatë protestës/ “Qëndroni të bashkuar!”, Lapaj dhe gazetari Gashi nga komisariati: Rama na dha sot një dekoratë! Kështu do ta trajtojë policia kur të japë dorëheqjen!
- Britania, Franca dhe Kanadaja: Sanksionet janë “pikë kthese” në qasjen për mbrojtjen e zgjidhjes me dy shtete
- “Arrestoni Ramën!” /Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 101-të të protestës: Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne!
- Autostrada Ohër-Kërçovë pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2027
- “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri!”/ Protestuesit nisin marshimin, brohorasin në kor: Arrestoni Ramën!




