Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (27 tetor) në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit, ku ka mbetur viktimë një person, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Siç shihet edhe nga pamjet, në aksident janë përfshirë tre automjete, njëri prej të cilëve ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës dhe një tjetër përmbys.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por policia është në terren dhe po punon për zbardhjen e tyre.