Author: almakos

Xuxi është shfaqur i mërzitur pas gjithë ngjarjes së mbrëmshme. “O Allah, falëm,…çka është momenti i ligë, prandaj nata është për gjumë, dita për punë”, ka thënë Xuxi. Me të ishte Gresa, e cila tha se ishte gabim ajo ça bëri Xuxi, por gjithsesi sipas saj banorët do mundohen ta nxjerrin nga vetja dhe duhet të ketë kujdes. “Ruaje veten, atë që ke bërë është gabim dhe nuk falet. Krejt kemi nëna dhe paramendo me u rritë me dikënd dhe mos me ndje erën e nënës”, i tha Gresa. [embedded content]

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar në Tiranë një 38-vjeçar, i cili kishte trafikuar në vendin tonë, dy automjete të vjedhura në Zvicër. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar njëri nga automjetet e vjedhura, tip “Audi Q8”, cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, operacioni policor i koduar “Swiss”. Trafikoi në Shqipëri, 2 automjete të vjedhura në Zvicër me vlerë 150 000 euro, arrestohet 38-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmshëm policor në fshatin Poroj të Tetovës, ku u arrestua një person i cili dyshohet për vrasje. “Më datë 12.11.2024 në ora 16:30, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SPB Tetovë – Departamenti për Krime të Përgjithshme kanë arrestuar Sh.Sh (41) nga fshati Poroj për shkak të dyshimit se është autor i veprës penale “vrasje”, e kryer më datë 12.10.2013 në rrugën rajonale nga fshati Pirok për në fshatin Zherovjan. Sipas urdhrit të Gjykatës Themelore të…

Lexo më Shumë

Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “BDI-ja është faktor destabilizues”, sot kanë reaguar nga BDI. Nga BDI i janë përgjigjur disa herë pyetjes “kush destabilizon vendin?”, ndërsa akuzojnë qeverinë aktuale se po godasin multietnicitetin dhe barazinë në Maqedoninë e Veriut. Në përgjigje të deklaratave të fundit që adresojnë BDI-në si një faktor destabilizues, theksojmë se është shqetësuese lehtësia në përdorimin e retorikës ndarëse dhe akuzat që në realitet godasin multietnicitetin dhe barazinë në vendin tonë. Prandaj, shtrojmë disa pyetje për të ndriçuar të vërtetën: Kush destabilizon vendin? Ata që thonë “ta kthejmë vendin për…

Lexo më Shumë

Xheneta ishte e përlotur pas videos që pa Xuxin duke folur për nënën e saj. Ajo përmendi në veçanti vëllain e saj se si do të jetë kur ta sheh këtë video. “A e di qysh ndjehet, unë jam më e fortë, a din qysh ndjehet vëllai jem jashtë kur ta sheh këtë video a e din? Nëse kam çelur zemrën me Gresën, ai u kanë ulur prapa dhe e ka dëgjuar”, u shpreh Xheneta. Ndryshe, ajo hoqi 10 mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e cila tregonte Xuxin duke e përmendur nënën e Xhenetës se…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar zhvillimet e sotme politike. Në një situatë politike gjithnjë e më të tensionuar, Deliu-Kodra ka bërë publike disa informacione të rëndësishme për zhvillimet e fundit në Qeverinë e Kosovës. Ajo thekson se sot është ngritur një kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ndërsa ministrja tjetër, Rizvanolli, ka paraqitur veten në Prokurorinë Speciale. Këto ngjarje kanë sjellë një valë diskutimesh dhe reagimesh në opinionin publik. “Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj ministres Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale. Ndërkohë, dje ministri Hekuran Murati…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se për sezonin 2024/2025, konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje. Duke folur në një njoftim për media, Fejzullahu theksoi se ky vendim është arritur gjatë mbledhjes së 11-të të Bordit të ZRRE-së. Ai u shpreh se ruajtja e tarifave ekzistuese është një masë për të mbështetur konsumatorët në një kohë kur çmimet e energjisë dhe inflacioni janë të larta. “Tarifat do të mbesin të njëjta, por ajo që është më e rëndësishme është se faturimi me matje mundëson që konsumatorët të kursejnë energji elektrike…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92 lekë dhe do shitet me 93.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.

Lexo më Shumë

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me…

Lexo më Shumë