Author: almakos

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur tek arsimi në vend, duke premtuar reduktim të tarifave për studentët dhe rritje të pagave për arsimtarët. Sipas tij, rrogat e mësuesve dhe të pedagogëve do të jenë sërish më të larta në rajon, pasi u shpreh se “rrogat e mësuesve shqiptarë, ashtu siç ishin në 2013, do të bëhen përsëri rrogat më të larta të mësuesve në rajon, por vetëkuptohet në nivel shumë herë më të lartë se sa më parë.” Sakaq, për tarifën që paguajnë studentët, kryedemokrati tha se do jenë “simbolike”. “Studentët i garantoj se tarifa e tyre universitare do…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sonte takimet me qytetarët. Nga Kërçova, kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, i ka kërkuar kryeministrit Hritijan Mickoski, që t’i bëj pyetje faktorit ndërkombëtar përse ata janë të shqetësuar.“Po e pyes publikisht zotëri Hristijan Mickoskin: ‘Pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar?’. Duhet ta pyes ai komunitetin ndërkombëtar. Pse është i shqetësuar?! Sepse komuniteti ndërkombëtar që ka emër dhe mbiemër quhet Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ata janë garantues të Marrëveshjes së Ohrit, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar. Sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD, Saimir  Korreshi ka ironizuar ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili që prej ditës së djeshme pret që të dëshmojë në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Për shkak të mos dakordësisë mes PS dhe PD, dëshmia e Ilir Beqajt është bllokuar. Por gjatë debateve të sotme në Komision, deputeti tha se “Ilir Beqaj shyqyr që doli nga burgu, pasi po ha dhe po pi”. Me ironi, deputeti demokrat u shpreh se kanë hall se mos vjen i dehur në komision. “Tani u bë rendi i natës. E fillojnë ditën për ta mbyllur natën. Ai thotë…

Lexo më Shumë

Çifti më i njohur në botë e showbizit Luizi dhe Kiara po i shijojnë momentet me të voglën e tyre Luna Mari. Përmes disa postimeve çifti shihet se kanë kaluar një pjesë të ditës në kishën e Laçit, shkruan Kosovarja. “Shkuam me Lunushin të Kisha e Laçit për një moment paqeje dhe bekimi. Ishte një përvojë e veçantë që na afroi më shumë” ishin fjalët e Kiarës.Krahas këtyre imazheve nuk munguan fjalët me të mira nga ndjekësit e çiftit.

Lexo më Shumë

Panairi i Librit – Tirana 2024, do të nis ditën e sotme, ndërsa ashtu si edhe në edicionet e mëparshme, do të zhvillohet në hapësirat e Pallatit të Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”. Kjo festë e librit, do të vijojë deri më 17 nëntor, ku do u jep mundësi lexuesve të njihen me plotë botime të reja. Edicioni i 27-të i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit sjell edhe takime me autorë e përkthyes, promovime të librave, etj. SH.B. LOGOS-A, një emër i njohur në…

Lexo më Shumë

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Klinë të Kosovës. Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. “Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sikurse edhe autoambulanca, ku vdekja e njërit person është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa një tjetër person është dërguar në spitalin rajonal Pejë. Në lidhje me rastin është një person i arrestuar”, tha ai, raportojnë mediat në Kosovë.

Lexo më Shumë

Në Kuvend gjegjësisht në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime janë emrat e kandidatëve për anëtarë në Agjencionin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ka reaguar për emrin e Nafie Selmanit, duke shtuar se ajo nuk i plotëson kushtet për shkak se ka qenë pjesë e Alternativës dhe se së bashku kohë më parë kanë qenë në aktivitet të përbashkët politik.“Jemi takuar si unë anëtarë e kryesisë së ASH-së dhe ajo si përfaqësuese e partisë Alternativa. Kjo është brenga ime të nderuar kolegë nuk kam asgjë personale…..A kanë njohuri se Nafija ka qenë kandidate për kryetare…

Lexo më Shumë

Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe. Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë. “Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë. E njëjta tutje theksoi: “Veç po du me dalë, s’po mundem më”. Konkurrentja bisedoi në vazhdim edhe me Leon e Lelën, gjersa shtoi: “Brenda kam presion shumë të madh”. Atë e këshilloi edhe Naim Bunjaku – Xuxi, i cili tha se nuk duhet të dalë për asnjë arsye. “Më…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për V.S. dhe F.M., të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit më 7 nëntor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në një nga rrugët më të njohura të qytetit, rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”. Sipas të dhënave të prokurorisë, dy të dyshuarit kanë planifikuar me kujdes këtë akt vrasës, duke e ndjekur viktimën me biçikletë. Pas daljes së tij nga automjeti, ata i janë afruar dhe njëri prej tyre, V.S., ka përdorur një armë zjarri për të qëlluar në drejtim të tij, duke e privuar nga jeta…

Lexo më Shumë

Është bërë një kohë prej që kur Blero ka qëndruar më pak aktiv në mediat sociale. Kjo periudhë mbase mund të ketë zgjuar kurreshtje tek publiku se çfarë po ndodh me të. Po ua themi ne! Burime të Prive kanë zbuluar se Blero prej muajsh po shqyrtonte mundësinë për t’u zhvendosur në Zvicër. E duke nisur nga kjo javë, Blero përfundimisht ka vendosur të lëviz për të jetuar në Cyrih, për një afat të pacaktuar kohor.

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit e shpalli “Qytetar Nderi” gjeneralin Wesley Clark. Siç thana ata, në ceremoninë e organizuar për këtë event, kjo bëhet në shenjë mirënjohje dhe falënderimi kontributin e gjeneralit amerikan për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, e sidomos në luftën e Kosovës. Por, po ashtu edhe për siç tha i pari i Çairit, Visar Ganiu, për lidhjet e forta miqësore dhe historike që ka ndërtuar me popullin shqiptar. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit “Sot kemi një mundësi të veçantë për të nderuar një figurë të jashtëzakonshme, një lider që jo vetëm ka udhëhequr një operacion…

Lexo më Shumë