Biznesmeni Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me plumb në kokë pak para mesnate në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë. Raportohet se atentatorët kanë pritur momentin kur 52-vjeçari të ishte vetëm dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ishte jashtë pallatit ku banonte kur u qëllua me plumb në kokë, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur është qëlluar, por jo autorët e krimit. Eduart Reçi është qëlluar nga lart në distancë dhe mori një plumb të vetëm në kokë. Raportohet se 52-vjeçari nga Dibra ishte biznesmen…
Author: almakos
Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, sot fillon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Sipas ueb faqes së Kuvendit, seanca duhet të fillojë në orën 11. Qeveria e miratoi Propozim- buxhetin më 29 tetor dhe në të është projektuar rritje ekonomike në nivelin 3.7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind të BPV-së dhe inflacioni 2.2 për qind. Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për vitin 2025 janë planifikuar në 358 miliardë denarë që është për 13 për qind më shumë nga buxheti për vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve…
Detaje të reja dalin nga atentati ndaj biznesmenit Eduart Reci, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Raportohet 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me armë zjarri rreth orës 23:00, mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor). Biznesmeni mësohet se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje në rrugën “Faik Konica”. Dyshohet vikti është qëlluar nga lart në distancë. Ai mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua tek spitali i Traumës, por nuk arriti që të mbijetojë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërsa janë sekuestruar…
Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025.Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështirë. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 – 70 m. ndodhet në qafën malore të Pletvarit, njoftoi LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës reshjet…
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë ka përfunduar rreth orës 02:00 pas 16 orësh debate e tensione mes PD dhe PS në mbledhje. PD vendosi kushtëzoi dhënien e dëshmisë nga ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ka pritur nga ora 10:30 në Kryesinë e Kuvendit deri në momentin e mbylles së Komisionit, me thirrjen e kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenet Vilma Nushi. Ndërkohë pak minuta para mbylljes së Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, ka pasur përplasje mes ish-ministrit të Shëndetësisë dhe anëtarëve të PD-së. Pasi opozita kërkoi që Ilir Beqaj të kthehej në burg pasi kishte kaluar data 13 Nëntor që kishin marrë leje për…
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan për situatën aktuale dhe mënyrat e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe institucioneve vendase të Kosovës. Takimi i sotëm ka qenë një mundësi për të shqyrtuar thellësisht angazhimet e KFOR-it për një Kosovë të qetë dhe të stabilizuar, duke ripërsëritur rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Barduani theksoi se mandati i KFOR-it, si pjesë e operacionit të OKB-së, është të sigurojë paqe dhe stabilitet, duke punuar ngushtë me institucionet vendase për të arritur këto qëllime. Duke iu…
Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Drenusha, ka befasuar banorët dhe shikuesit e spektaklit, duke ndarë një informacion interesant rreth origjinës së saj përmes një testi të ADN-së që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, Drenusha ka zbuluar rezultatet e testit, duke treguar për herë të parë përbërjen e saj etnike. Ajo zbuloi se është një miks interesant kulturash dhe kombësish. “E kam bërë atë testin e ADN-së në Amerikë dhe kam dalë 53 për qind italiane dhe greke, 5 për qind ashkenaz – jahudi dhe 35 për qind…
Agron Gjekmarkaj thotë se fitorja e Donald Trump në SHBA do të sjellë ndryshime të mëdha për Shqipërinë dhe për opozitën. Ai u shpreh besimplotë, se do të këtë një rishikim të shpalljes non grata të Sali Berishës, duke theksuar se kreu i PD është një mik i madh i SHBA. Sipas tij, shpallja non grata e Sali Berishës është vendimi me paradoksal dhe i pamerituar. “Sa i përket Berishës besoj që një nga vendimet më paradoksale ka qenë shpallja non grata e pamerituar në cdo pikëpamje. Mbetet për t’u parë, unë jam besimplotë që do ketë rishikime. Berisha është…
Një 15-vjeçare ka humbur jetën në spital, ndërsa policia dyshon se ajo ka tentuar të vetëvarej. Blutë e Shkodrës sqarojnë se rreth orës 20:00, e mitura është transportuar nga familjet në Spital, por për fat të keq ajo ka humbur jetën. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Shkodër/Informacion paraprak Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën…
Ardi dhe Mirdoni kanë promovuar albumin e tyre të ri “Pak Diell”, të dielën e 10 nëntorit. Prive ishte aty për të përcjellë nga afër eventin, për t’iu sjellë një material me përplot detaje. Pos tjerash, ne e pyetëm Ardin mbi marrëdhënien me Shqipen, e përgjigja e tij ishte interesante. Ai e pranoi se ka pasur ulje-ngritje në relacionin e tyre.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka dhënë një përgjigje të qartë ndaj një lajmi të shpërndarë në disa portale, sipas të cilit ai do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Veliu e ka quajtur këtë informacion si të rremë. “Një lajmi i tillë në kohë fushate, përveç se është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka theksuar Veliu në një postim të tij në Facebook. Ai ka shtuar se askush nuk…

