“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme i ka pushuar nga puna 15 nëpunës policorë. Sipas ministrit Pançe Toshkovski, udhëheqësia e kaluar u ka dhënë leje për armë personave të cilët nuk i kanë përmbushur kushtet ligjore. Për personat që kanë prova konkrete do të vijojnë edhe kallëzime penale. Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm “Tek një numër i madh personash janë konstatuar paligjshmëri, ndërsa në të njëjtën kohë nuk ishin vjetërsuar si raste, janë miratuar, me sa di unë, 15 vendime për pushim nga puna të funksionarëve të lartë të policisë që kanë lëshuar leje dhe kanë punuar në kundërshtim me ligjin.…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në takimin e nivelit të lartë për përgatitjen e Kornizës së re të bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm për periudhën 2026-2030, ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka prezantuar prioritetet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinpr, projekte këto që siç thekson Mexhiti janë jetike për përmirësimin e mjedisit, aspektit ekonomik dhe atij social. “Ne duhet t’i lëmë brezave të ardhshëm një zgjedhje të mundësive më të mira, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm të balancuar socio-ekonomik, i cili duhet të mundësojë një fushë më të gjerë të veprimtarisë njerëzore,…
Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji ditë më parë kurorëzuan romancën e tyre me martesë. E pak ditë pas kurorëzimit, Kreshniku ka dalë me kërkesë për këngëtaren e njohur. “Çdo femën që punon, lektë duhet me ia dhonë burrit”, ka shkruar Kreshniku në paraqitjen e radhës në Instagram. Çifti jo rrallë herë publikojnë momente të ndryshme, krahë njëri-tjetrit. Por, se sa pajtohet Dafina me këtë kërkesë të Kreshnikut … urojmë ta thotë publikisht.
Ministria dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit për herë të parë këtë vit kanë krijuar programpër nxënësit nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, sipas të cilit secili nxënës është i detyruar të marrë pjesë në aktivitete të dobishme shoqërore me gjithsej 30 orë në vit. Këto aktivitete synojnë të zhvillojnë ndërgjegjësimin e komunitetit, përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe empati mes nxënësve.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska nëKonferencën e sotme kombëtare për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil, organizuar nga Civika Mobilitas me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane.„ Programi përfshin vullnetarizëm…
E moshuara që u dhunua nga djali i saj, 48-vjeçari Alban Mansaku, ka thyer heshtjen lidhur me ngarjen e rëndë, duke kërkuar lirimin e të birit nga burgu. Alban Mansaku u arrestua pasi një video që tregonte se si djali tërhiqte zvarrë dhe ofendonte nënën u bë virale në rrjete sociale rreth një muaj më parë. E moshuara tha për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, se i biri ishte i dehur mbrëmjen që ndodhi ngjarja dhe se e ka falur për gjithçka. Ajo tha se djali i saj është person i mirë dhe se vuante nga probleme psikologjike,…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar sot VMRO – DPMNE-në se po zhvillon fushatë në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” e cila sipas tyre po vihet në zbatim ndaj administratorëve shtetërorë dhe publik, punonjësve të policisë dhe ata shëndetësorë si dhe shërbyesve civil me përkatësi shqiptare. Në një reagim të dërguar me shkrim nga kjo parti kanë thënë se, po kryhet një përpjekje sistematike për të degraduar dhe margjinalizuar profesionistët që i kanë shërbyer këtij shteti me përkushtim dhe profesionalizëm të pakontestueshëm. “Punonjësit shqiptarë, të cilët kanë dëshmuar lojalitetin e tyre ndaj institucioneve dhe qytetarëve të këtij vendi,…
Libri “Parajsa Artificiale” me autor Ben Blushin prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, e aq më tepër tani që lexuesi e shfleton dhe sheh akoma më qartë se përshkrimi që vetë shkrimtari i bënte librit në rrjetet e tij sociale “përplas” mendimet dhe ngre pikëpyetje të mëdha. Një libër që ve përballë të shkuarën me të ardhmen, një dialog mes dy personash brenda 12 orëve dhe një mesazh kryesor: Inteligjenca Artificiale do të ndryshojë “rrënjësisht” të gjithë botën. Megjithatë ne kemi shkëputur disa nga frazat më të spikatura të librit “Parajsa artificiale” pa dashur të zbulojmë…
VLEN tha se, për periudhën si BDI ishte në pozitë, disa here ka qeverisur me Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor por që nuk kanë vepruar ndonjëherë që siç thonë, tani paraqiten si mbrojtës të mjedisit. E për reagimet e BDI-së në lidhje me ndotjen e ajrit, VLEN tha se ata nuk janë kujdesur asnjëherë për qytetarët ndërsa tani, thonë se janë duke ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve të kamotshme “BDI, partia që për dy dekada mbajti peng jetën e qytetarëve si rezultat i paaftësisë dhe korrupsionit të saj, sot guxon të kritikojë dhe me hipokrizi të…
Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi prekës në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se burri që vdiq është djali i nipit të tij që kishte vdekur dy vjet më parë. Kjo tragjedi tregon se si jeta është e pasigurt dhe sesi humbjet e ndonjëherë papritura mund të ndikojnë thellë familjet dhe ata që mbesin pas. Grabovci shprehu dhimbjen e tij të thellë duke shkruar se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00, në fshatin Saradran të Istogut.…
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars. Pragu i dimrit sjell me vete sfida të reja për të gjithë shoferët. Nga sot, është e obligueshme për të gjithë të zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit. Ky është një kërkesë ligjore që ka për qëllim sigurimin e një qarkullimi më të sigurt në rrugë, duke marrë parasysh kushtet atmosferike të rrezikshme që mund të ndodhin gjatë këtij sezoni të ftohtë. Vetëm duke përmbushur këtë obligim, shoferët do…
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka përdhunuar të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç. Policia bën me dije se i dyshuari me iniciale Xh.Ç akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Rasti është bërë i ditur në polici pas kallëzimit të një 14 vjeçareje. Ajo tha se 32-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dhe gjatë muajit nëntor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Njoftimi Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër -Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi…

