Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë që është zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet, nga e cila janë shoqëruar disa persona nga blutë, të cilët dyshohen të jenë të lidhur me grupe kriminale ndërkombëtare. Raportohet se aksioni anti-narkotikë është shtrirë dhe në Qerekë të Fushë-Krujës, ku në një banesë është gjetur një laborator droge. Përsa i përket operacionit të zhvilluar në zonën “Kodra e Diellit”, dyshohet se ka një laborator droge, por nuk jepen detaje të mëtejshme mbi këtë të fundit. Sasia e gjetur e narkotikës e gjetur në Qerekë, si dhe përzierës, janë sekuestruar nën cilësitë e…
Author: almakos
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot ka zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) me drejtuesin e saj, Altin Dumani. Gjatë takimit, Fetai e ka informuar nikoqirin mbi misionin dhe prioritetet e mandatit të tij, me fokus të veçantë në politikat dhe koordinimin e luftës kundër korrupsionit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura si bazë për avancimin e qeverisjes së mirë. Nga ana tjetër, Dumani prezantoi historikun dhe strukturën e…
Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur sot në rrugën lidhëse të autostradës mes Veternikut dhe Bresjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00, kur policia ka marrë njoftimin për një aksident trafiku në autostradën Veternik-Bresje. Aksidenti ka përfshirë katër automjete, duke shkaktuar lëndime për katër persona, të cilët u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Policia ka njoftuar se të gjitha njësitë përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit. Sipas raportimeve të para, ndikimi i kushteve të motit dhe shpejtësia e madhe kanë qenë faktorë të mundshëm që kontribuuan në këtë ngjarje…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar, duke i uruar për fitoren e tyre të rëndësishme në zgjedhjet e fundit. Ky takim, i cili shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ilustron angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të ndritshme. Vjosa Osmani theksoi se themelimi i këtij grupi është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin dhe për të avancuar marrëdhëniet ndërqeveritare. Osmani e vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar për përkushtimin e…
Një operacion antidrogë është zhvilluar në kryeqytet pasditen e sotme, në zonën “Kodra e Diellit 2”, nga e cila janë ndaluar disa persona të dyshuar. Raportohet se të ndaluarit dyshohen të kenë lidhje me grupe kriminale ndërkombëtare. Sakaq, sipas gazetares Klodiana Lala, operacioni anti-narkotikë ka në shënjestër eksponentë të krimit të cilët shpërndajnë lëndën tip kokainë. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me agjenci të huaja.
Çifti më i përfolur i momentit është Bardhi dhe Sara, ku shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze. Sara këtë periudhe po e shijon me personat e zemrës e duke i bërë dhurata të shumta. Ajo për Bardhin ka bërë një dhuratë tejet të veçantë ku shihet një ‘play stations’ nga seria më e re. E për këtë këngëtari ka falënderuar bashkëshorten e tij duke u shprehur “Obobo çfarë surprize, te dua Sara Gjordeni”.
Një aksion antidrogë është zhvilluar në kryeqytet, teksa raportohet se në terren ndodhen forcat operacionale. Sipas News24 operacioni është zhvilluar në zonën e njohur si “Kodra e Diellit 2”. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se operacioni anti-drogë lidhet me me eksponentë të krimit, që dyshohet se shpërndajnë kokainë. Lajmi është në përditësim…
Mëngjesi i sotëm për Gjestin dhe Xhenetën nisi me ngacmime. Ishte Gjesti ai i cili kafshonte e ledhatonte Xhenetën, ndërsa kësaj të fundit nuk i vinte edhe shumë mirë, pasi donte të pushonte ende, transmeton Klankosova.tv. Por Gjesti prapë se papë nuk e linte rehat, dhe bënte çfarë i donte qejfi. Për më shumë detaje, klikoni në videot e mëposhtme: [embedded content]
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në një banesë në Shkup është gjetur i vdekur një 53-vjeçar. “Më 14.11.2024 në ora 14.20 në SPB Shkup është raportuar se A.S (53) nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesën në zonën e Qendrës. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB. MARKETING
Juglindja e vendit është përfshirë nga reshja e parë e deborës, duke ‘zyrtarizuar’ mbërritjen e të ftohtit. [embedded content] Mësohet se reshjet kane nisur në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, kryesisht te përqendruara ne fshatin turistik te Dardhës, ne majën e Bigllit. Reshjet e dëborës nisën me intensitet te ulet dhe nuk kane krijuar problematika ne qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren. Ne 48 orët e fundit ne qarkun e Korçës kane rene ndjeshëm temperaturat te cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës se dimrit. Aktualisht temperaturat ne Dardhë shkojnë 3 gradë celsius, ndërsa…
Dibër/Informacion paraprak Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas 4 orësh marrje në pyetje. [embedded content] I pyetur nga gazetarët, deputeti i PS tha se do flasë në momentin e duhur, pasi çështja konsiderohet akoma në hetim. Ai është marrë i pandehur nga SPAK-u më 25 tetor. Prokuroria e Posaçme po heton socialistin për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm.

