Author: almakos

Njoftimi i plotë: Prokuroria e Posaçme njofton se në kuadër të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023  ka zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në  tregun evropian.  Ky hetim deri tani ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve nga Amerika Latine si dhe në zbulimin dhe sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës, i vendosur në fshatin Qerekë, Fushë Krujë. Po ashtu, janë identifikuar ambiente ndihmëse në Tiranë dhe…

Lexo më Shumë

Një 58-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje, është arrestuar nga uniformat blu në Elbasan. Shtetasi i arrestuar, Luan Taragjini, ishte i shpallur në kërkim kombëtar pasi ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin me iniciale L.T. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie. Gjykata e Apelit e Tiranës, me vendimin e datës 21 tetor 2024, e ka dënuar Taragjinin me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi në kërkim…

Lexo më Shumë

Nesër, duke filluar nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës natën “13 Nëntori”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut, me ç’rast komunikacioni do të realizohet nëpër rrugët e afërta. Siç bëjnë të ditur nga SPB Shkup, gara do të zhvillohet në këtë itinerar: nga porta “Maqedonia”, përmes sheshit “Maqedonia”, përgjatë rrugës “Nikolla Vapcarov”, në të djathtë përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, deri në kryqëzimin me rrugën “Dame Gruev”, gjysmërreth prapa përgjatë së njëjtës rrugë, në vazhdim përgjatë rrugës “11 Tetori” deri në kryqëzimin…

Lexo më Shumë

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, është vënë nën pranga ditën e sotme, pasi ishte i shpallur në kërkim për një episode dhunë ndaj një familjeje në Nikël. Ai, së bashku me të birin, Ariel Rraja ( i ndalur dhe më herët nga policia për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike), kanë ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes Caca, për motive të dobëta lidhur me një kanal, ngjarje e dyshuar se ka ndodhur më 24 tetor. Rasti u raportua dy ditë më vone dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Kjo nuk është hera e parë që Flamur Rraja bëhet…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në kuadër të aktiviteteve në Kongresin e 10-të Botëror Turk të Mjekësisë, realizoi takim të rëndësishëm me ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Kemal Memishogllu. Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në takim ishte theksuar partneriteti i deritanishëm i suksesshëm dhe është konfirmuar angazhimi i përbashkët për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor, me fokus në zbatimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë. MARKETING

Lexo më Shumë

Bashkë me reformën e pensioneve, deri në fund të këtij muaji do të ketë edhe një vendim për shpërndarjen e bonusit vjetor për pensionistët e të gjitha llojeve. Përpos shumës, e cila është thënë vazhdimisht që do të jetë më e lartë se ajo e viteve të shkuara (5 mijë lekë), në tryezën e diskutimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore është sjellë propozimi për diferencimin e përfitimeve midis pensionstëve. Më konkretisht, bëhet fjalë për të dhënë më shumë tek ata që kanë pensione më të ulëta dhe anasjellas. Kjo ndarje synon të mbështesë kryesisht pensionistët që…

Lexo më Shumë

Në kohët kur duhet të merren vendime dhe kur duhet të zgjidhen problemet e brendshme, sektori joqeveritar do të jetë shumë i rëndësishëm. Duhet të punojmë bashkërisht dhe në bazë të sugjerimeve dhe këshillave nga organizatat joqeveritare të për të marrë vendime më të mira, tha kryeministri Hristijan Mickoski, para fillimit të konferencës vjetore të organizatave të shoqërisë civile “Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe shoqërisë civile” në kuadër të Forumit Kombëtar të Civika Mobiltas. Programi i mbështetjes së shoqërisë civile Civika Mobiltas mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), NIRAS nga Danimarka dhe FCG…

Lexo më Shumë

Historia e Kristit të vogël që arriti të mposhtë tumorin i emocionoi të gjithë shqiptarët këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel. Mes të tjerash ai rrëfeu se një nga personazhet që ka përzemër dhe që e ka bërë të qeshë në ditë të vështira është aktori i humorit Bes Kallaku. Ky i fundit erdhi në studion e “Për Shqiptarët” për ta surprizuar dhe për t’i kujtuar sa i fortë është dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohet. Ai e ka takuar Kristin edhe dy vite më parë kur ndodhej në spital. Kallaku i tha se do t’i qëndrojë sërish…

Lexo më Shumë

Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë. Raportimet e fundit tregojnë se Samira, e cila vuan nga probleme psikike, ka dalë nga banesa e saj më 16.10.2024 dhe nuk është kthyer më. Një njoftim nga Policia e Kosovës konfirmon se legjislacioni ka nisur hetimin për rastin e saj, duke e klasifikuar këtë situatë si një “person të zhdukur”. Duke marrë parasysh natyrën e ndjeshme të situatës, autoritetet kanë apeluar për kujdes dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve. “Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi…

Lexo më Shumë

Avokati Kristian Koçibelli: Sapo ka përfunduar seanca e përcaktimit të masës së sigurisë dhe gjykata e ka vlerësuar fillimisht si të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe më pas ka caktuar masën arrest në burg. Pra, të gjitha pretendimet që unë kam paraqitur në cilësinë e provës në gjykatë nuk janë marrë parasysh nga gjykata, pavarësisht faktit se neni 230 i K.Pr.Penale është një dispozitë ndaluese, e cila e ndalon gjykatën për të përcaktuar masë sigurimi arrest në burg ndaj personave të cilët janë të alkoolizuar. Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetimin e Spitalit të…

Lexo më Shumë

Diana dhe Arioni janë afruar shumë me njëri-tjetrin që nga fillimi i rrugëtimit në shou-n më të madh televiziv, Big Brother VIP Kosova 3. Raporti i tyre që nga fillimi ka pasur tensione, debate, afrime e puthje pafund. Atyre dhe banorëve të tjerë iu shfaq klipi me shumë nga momentet e tyre brenda shtëpisë. Për të parë rrugëtimin e tyre deri tani, klikoni në videon në linkun më poshtë. [embedded content]

Lexo më Shumë