Në Kuvend gjegjësisht në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime janë emrat e kandidatëve për anëtarë në Agjencionin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ka reaguar për emrin e Nafie Selmanit, duke shtuar se ajo nuk i plotëson kushtet për shkak se ka qenë pjesë e Alternativës dhe se së bashku kohë më parë kanë qenë në aktivitet të përbashkët politik.
“Jemi takuar si unë anëtarë e kryesisë së ASH-së dhe ajo si përfaqësuese e partisë Alternativa. Kjo është brenga ime të nderuar kolegë nuk kam asgjë personale…..A kanë njohuri se Nafija ka qenë kandidate për kryetare e Qytetit të Shkupit? A kanë njohuri që Nafija ka qenë kandidate për këshilltare në komunën e Çairit, madje ka qenë e zgjedhur si këshilltare? A kanë njohuri që Nafija ka qenë kandidate baraz edhe me mua që sot jam këtu si deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, si kandidate e Alternativës në listën VLEN?”, deklaroi Ilire Dauti.
Data 09.09.2026
Aktuale
- Sulmi kibernetik ndaj llogarive që transmetojnë protestën në rrjete sociale, organizatat e mediave: Rastet e gazetarëve duhet të kenë përparësi shqyrtimi
- VLEN pa qëndrim për intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, në zgjedhje paralajmëroi barazi për simbolet
- (VIDEO) Pas rreth dy viteve në arrati, vetëdorëzohet ish-drejtori i Llotarisë
- Janevska: Lëndë zgjedhore Edukim Gjithëpërfshirës Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm
- LSDM: Qeveria po i keqmenaxhon financat, borxhi afrohet në 12 miliardë euro
- Panairi CIFTIS shfaq inovacionin dhe promovon hapjen
- Prova të reja për Belinda Ballukun/ SPAK njoftim zyrtar: I sekuestrohet vila në Palasë, nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera
- Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit: Baku mbështet Turqinë para organizimit të COP31




