Author: almakos

Një raport i fundit nga Mark Gurman i Bloomberg po zbulon se Apple është duke punuar në një iPad të ri dhe të palosshëm, një pajisje revolucionare që pritet të transformojë mënyrën se si përdorim teknologjinë. Këto zhvillime kanë krijuar një valë intrige tek adhuruesit e teknologjisë, por në fakt, Apple nuk është e para që merret me idenë e pajisjeve të tilla. Konkurrentë si Microsoft dhe Lenovo kanë bërë eksperimente me ekrane të dyfishta dhe pajisje të palosshme, megjithatë, duket se Apple ka një qasje shumë më të avancuar dhe inovative. Sipas raportimeve, Apple ka në plan të krijojë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zëvendësministrin Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, mbajtën konferencë për media në të cilën informuan për aksionin “Shporta e Vitit të Ri” që filloi dje. Siç informuam dhe siç ishte paralajmëruar, filloi dje aksioni “Shporta e Vitit të Ri”, të cilin e paralajmëruam në fillim të vjeshtës. Kam kënaqësinë të them se numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri” është në rritje të vazhdueshme dhe deri më sot ka arritur në 1036 produkte. Aksionit deri më tani i janë bashkuar më shumë se…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar sot të japë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale. Ai pritet të arrijë në zyrat e prokurorisë në orën 09:30, duke u bërë kështu pjesë e një procesi të rëndësishëm ligjor. Ky rast ka të bëjë me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, një zhvillim që ka ngjallur shqetësime e diskutime të shumta në shoqërinë kosovare. Kurti, lider i partisë Vetëvendosje dhe një figurë kyçe në politikën kosovare, ka qenë i njohur për qëndrim të fortë ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit. Dëshmia e tij vjen pas një periudhe të gjatë…

Lexo më Shumë

Gresa dhe Sara kanë diskutuar në lidhje me Drilonin tek pishina. Ishte Gresa ajo që e pyeti Sarën nëse është hidhëruar me Drilonin. “Po, ka ndryshuar shumë, nuk e ndjej si e ndjeja”, iu përgjigj Sara Gresës. Tutje ajo shtoi: “Në këtë fazë të lojës kam nevojë për pozitivitet. Nuk e di a duhet t’ia them këtë Drilonit”.

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar një masë të re për të lehtësuar barrën financiare të pensionistëve dhe familjeve në vështirësi ekonomike. Në një konferencë për mediat, Berisha propozoi krijimin e një “karte të konsumatorit”, që do të mundësojë rimbursimin e 100% të TVSH-së për produktet bazë të shportës për çdo pensionist dhe çdo familje që është në vështirësi ekonomike. Ai shprehu shqetësimin se pensionistët po përballen me një barrë të rëndë për shkak të TVSH-së, të cilën e paguajnë për çdo produkt ushqimor, duke e krahasuar këtë me pagat e larta të funksionarëve të lartë të shtetit. “A…

Lexo më Shumë

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në Nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin se më 11 Janar do të nisë procesi i regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Ilirjan Celibashi kërkoi që palët politike të bashkëpunonin me qëllim që të realizohej në kohë i gjithë procesi. “Dua të konfirmoj se Procesi i përgatitjes të votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhur, përfshi këtu edhe në kuptim të afateve që ky kod ka përcaktuar për aspekte të ndryshme të karakterit normativ apo organizativ të  votimit nga jashtë. Komisioni rregullator në KQZ ka miratuar…

Lexo më Shumë

Përpos aksionit policor kundër grupeve kriminale të Duqanxhikut dhe Gërçecit, MPB mëngjesin e sotëm ka kryer aksion policor edhe për parregullësi në Lotarinë e Maqedonisë.Sipas informacioneve është realizuar bastisje në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit A.G. . Po ashtu burimet thonë se, është bastisur edhe shtëpia e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, P.B., i cili dyshohet se është në Kosovë që para disa muajve. Sipas informacioneve të para, gjatë bastisjes janë konfiskuar rreth 50.000 franga.Në orë. 15:00 ministri Toshkovski ka thirrur konferencë për media ku pritet të jepen gjitha detajet. MARKETING

Lexo më Shumë

Adoleshenti i cili u la në burg nga Gjykata e Fierit pasi goditi disa herë më thikë shokun e tij të klasës, ka heshtur para togave të zeza, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me konfliktin e pak ditëve më parë në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran. Burime bëjnë me dije se adoleshenti me iniciale B. D ka thënë vetëm: “Jam në ankth, nuk jam në gjendje të flas”. Mësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por gjykata ka vendosur që adoleshenti të qëndrojë në burg. Sipas dëshmisë së të plagosurit,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi një aksion për arrestimin e autorëve të veprave penale në disa lokacione në mbarë vendin.Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një aksion policor kundër klaneve mafioze. Të paktën 7 persona, anëtarë të grupeve kriminale të Duqanxhikut dhe Haraçinës, janë arrestua.Jozyrtarisht, janë gjetur para dhe armë.Me këtë aksion po zbardhen disa vrasje të njohura për publikun. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të paktën katër raste të vrasjeve mes klaneve mafioze.Për aksionet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit dhe sot, detaje pritet të japë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ka thirrur një…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me instrumentalizimin e institucioneve të shtetit. Nga BDI, tutje theksojnë se shqiptarët nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në Qeveri, por siç thonë integristët, kanë disa politikan të zgjedhur nga VMRO-ja për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.“Edhe një herë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve”…

Lexo më Shumë

Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.

Lexo më Shumë

Është paraqitur sot, 16 dhjetor, në Gjykatën e Fierit adoleshenti 17-vjeçar i cili mëngjesin e së premtes (13 dhjetor) goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran, pas një konflikti të çastit. Sipas raportimeve nga News 24, autori me iniciale B. D, ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa dy ditë më parë është arrestuar nga blutë e Fierit , dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa…

Lexo më Shumë