Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në sipërfaqe të hapura në vend.
Sipas të dhënave të QMK-së, 24 zjarre janë shuar, ndërsa tre janë ende aktive dhe katër të tjera janë vënë nën kontroll.
Zjarret aktive janë regjistruar pranë fshatit Belicë, në komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Brest në komunën e Çuçer Sandevës, si dhe pranë fshatit Aldinci, në zonën e komunave të Krushevës dhe Krivogashtanit.
Ndërkohë, nën kontroll janë zjarri pranë fshatit Tajmishte në komunën e Kërçovës, ai në deponinë e qytetit në Dellçevë, zjarri pranë fshatit Kopanicë në komunën e Sarajit, si dhe zjarri në zonën ndërmjet fshatrave Burinec, Lokov, Selcë dhe Elevci në komunën e Strugës.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së zjarreve.
The post QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive appeared first on TV-SHENJA.



