LSDM-ja akuzoi sot kryeministrin Hristijan Mickoski dhe, siç e quajti partia, “grupin e tij të organizuar kriminal”, duke pretenduar se përmes kontratave të dyshimta janë shpenzuar 5,5 milionë euro para të qytetarëve.
Nga partia opozitare thonë se bëhet fjalë për shuma të mëdha parash publike, në një kohë kur, sipas tyre, Qeveria nuk ka mjete të mjaftueshme për bujqit, pagat, pensionet dhe masat për ndihmë ndaj qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve.
LSDM kërkon që të publikohen dokumentet dhe të jepen përgjigje se ku kanë përfunduar paratë. Ndër të tjera, partia pyet se cilat kompani kanë marrë miliona euro dhe mbi çfarë kriteresh, si është zgjedhur komisioni prej tre anëtarësh në AD “Lotaria Shtetërore” dhe si është e mundur që kryetari i këtij komisioni njëkohësisht të figurojë si autor i orkestrimeve dhe aranzhimeve për koncertin.
Gjithashtu kërkojnë përgjigje se mbi çfarë kriteresh janë angazhuar kompanitë bija, sa para kanë marrë ato përmes Lotarisë Shtetërore, sa janë paguar për komisione dhe përqindje dhe në xhepat e kujt kanë përfunduar këto mjete.
LSDM ngre edhe pyetjen nëse angazhimi i këngëtares Geta ishte dakorduar paraprakisht, para përfundimit të thirrjes publike dhe para se të dihej se kush do të përzgjidhej.
Nga LSDMСДСМ: 5.5 милиони евра – оваа година лото добивката се падна кај Мицкоски-ja thonë se bëhet fjalë për dyshim serioz për keqpërdorim të parave publike, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të mënyrës së qeverisjes së Mickoskit.




