Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me instrumentalizimin e institucioneve të shtetit. Nga BDI, tutje theksojnë se shqiptarët nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në Qeveri, por siç thonë integristët, kanë disa politikan të zgjedhur nga VMRO-ja për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.
“Edhe një herë i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE së të ndalojë instrumentalizimin e institucioneve të shtetit dhe keqpërdorimim e faktit që shqiptarët sot nuk kanë përfaqësues të mirëfilltë në qeveri, por vetëm disa politikanë të korruptuar që ju i keni zgjedhur për të luajtur rolin e “përfaqësuesve” të shqiptarëve.
Përdorimi i kësaj histerie nacionaliste për të luajtur atë që ju e quani në takimet tua koha për ” vtoro poluvreme” kundër shqiptarëve është tepër e rrezikshme.
Helmimi i hapësirës publike me propagandë anti-shqiptare dhe përhapja e urrejtjes përmes mediave tuaja po dëmton në mënyrë të pariparueshme bashkëjetesën.
Shfrytëzimi i ndjenjave të atyre që nuk janë të gatshëm për bashkëjetesë dhe që çdo ditë bërtasin nëpër media “Kush do shqip, le të shkojë në Shqipëri” është avanturë e rrezikshme.
Kjo qasje së pari do të ju dëmtojë ju që mendoni se mund të ushqeni egon tuaj dhe fitoni vota përmes “hakmarrjes së pjesës së dytë” kundër shqiptarëve.
Bashkëjetesa është gjithçka që kemi.
Prandaj, ju këshillojmë të ndaloni këto veprime që minojnë stabilitetin e përbashkët.
Kontrolloni ministrat dhe përfaqësuesit tuaj, sepse “vtoro poluvreme” mund të përfundojë me një autogol të rëndë – jo vetëm për ju, por për të gjithë ne dhe shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 03.05.2026
Aktuale
- U kërcënua Blendi Hodai pas publikimit të parregullsive në Universitetin e Tetovës
- Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe lirisë së Karadakut
- Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6 (EMRI)
- VLEN: Kush në BDI paguhet për të mbrojtur një projekt milionësh pa rezultat?
- “Të papranueshme dhe të dëmshme”- AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
- “Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum
- Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
- Pesë persona privohen nga liria për dhunë familjare në Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Veles


