Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi një aksion për arrestimin e autorëve të veprave penale në disa lokacione në mbarë vendin.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një aksion policor kundër klaneve mafioze. Të paktën 7 persona, anëtarë të grupeve kriminale të Duqanxhikut dhe Haraçinës, janë arrestua.
Jozyrtarisht, janë gjetur para dhe armë.
Me këtë aksion po zbardhen disa vrasje të njohura për publikun. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të paktën katër raste të vrasjeve mes klaneve mafioze.
Për aksionet e zhvilluara gjatë ditëve të fundit dhe sot, detaje pritet të japë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ka thirrur një konferencë për shtyp në orën 15:00.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Rreziku i inteligjencës artificiale: A mund të dëmtojë mbrojtjen në luftë?
- Mot me vranësira dhe reshje shiu në Maqedoninë e Veriut
- Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
- Rama: Shqipëria e Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë
- Pakistanezi dënohet me 27 vjet burg për komplot të mbështetur nga Irani për të vrarë Trumpin
- Moti: Deri të premten ngrohtë, nga fundjava nis ftohja
- Intervista e rëndësishme për rastin e Arlinda Zekajt: Dëshmitarët në fokus
- Pas vitesh pritje, “Kuzman” hap dyert: Dhoma teke dhe kushte hoteli për 280 studentë!


