Altin Kodra i dënuar me 22 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” ka kaluar sot në regjimin e posaçëm 41 bis. Kalimi i tij në këtë regjim u bë nëpërmjet Urdhërit Nr. 623, datë 16.12.2024, “Për vendosjen në regjim të posaçëm të të drejtat në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, të të burgosurit Altin Kodra” të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. NJOFTIMI Kalimi i tij në këtë regjim u bë nëpërmjet Urdhërit Nr. 623, datë 16.12.2024, “Për vendosjen në regjim të posaçëm të të…
Author: almakos
Një foshnjë shtatëmujore mbrëmë ka vdekur në repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për fëmijë në Shkup. Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi në deklaratë për MIA-n sqaron se foshnja ka qenë me problem gjenetik dhe ka pasur disa organe të dëmtuara. Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim të mjekëve. Ai thotë se bëhet fjalë për presion të pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion. Trupi i foshnjës është dërguar për autopsi në Patologji. MARKETING
Me 30 mijë Euro i ka gjobitur KPM-ja televizionin “Klan Kosova” dhe kanalet “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës”, ka njoftuar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari. Rasti ka të bëjë me futjen e Atilla Kardesh si banorë në reality-show’in “Big Brother VIP”, brenda shtëpisë së të cilit po qëndronte si lojtare edhe ish-gruaja e tij Drenusha Latifi, e cila e kishte denoncuar të parin publikisht për dhunë fizike gjatë kohës sa ishin të martuar. “Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë konferencës për përfundimin e mandatit kushtetues të KPK, është shprehur se reformat janë të rëndësishme për një demokraci më të fortë dhe për të bërë të sigurt rrugën në BE. Dumani theksoi se SPAK është institucion i pavaruar dhe se po godet pandëshkueshmërinë. Ndër të tjera tha se, procesi i vettingut përbën një ngarkesë të madhe për prokurorët për plotësimin e dokumentacionit. Altin Dumani: Është kënaqësi të ndaj disa referimet për disa procese të rëndësishme që i dhanë formë reformës. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7…
Gjesti dhe Xheneta janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin me t’u zgjuar nga gjumi. Shkak u bë ndërrimi i baterive të mikrofonave që ishte detyrë e Gjestit këtë mëngjes. Xheneta dëshironte të vazhdonte gjumi teksa Gjesti i hipën mbi krevat për t’i marrë mikrofonin, gjë që e acaroi shumë Xhenetën.
Në rastin e dytë, ministri Toshkovski, tha se pas disa muajve hetim është zhvilluar aksion ku është shkatërruar një grup prej 18 personave, të cilët kanë kryer vepra penale, krim të dhunshëm.Toshkovski, tha se janë bastisur 24 persona, në 30 lokacione, ku prej tyre 28 në Shkup dhe dy në Veles.“Pas bastisjeve deri tani është gjetur armë zjarri, mjete tjera lidhur me të, pancirë dhe deri tani jaën gjetu mbi 30 milionë denarë”, tha Toshkovski, raporton SHENJA.Janë marrë 5 motoçikleta, sasi më e madhe e ari, telefona dhe gjësende tjera.Toshkovski tha se janë duke rrjedhur bastisje dhe se është ngritur…
Pas procedurës parahetimore disa mujore nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Rritjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Qendra Hetuese, si dhe nga hetuesit nga Laboratori i Forenzikës Digjitale, gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me MPB është kryer aksion në rajonin e Strugës dhe Gostivarit. Njëkohësisht janë ndaluar tre persona nga Gostivari dhe një nga Struga për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “Organizatë terroriste”, thuhet në njoftimin e MPB-së. “Sipas përmbajtjes së urdhrit për zbatimin e një procedure hetimore, i dyshuari i parë, një hanxhi njëzet e një vjeçar, në fillim…
Këtë të premte ka humbur jetën aktori kosovar Adem Muji. Muji gjatë viteve të 80-të kishte luajtur një mori shfaqjesh në teatrin e Gjilanit. Edhe pse viteve të fundit ai pushoi nga karriera e të qenët aktor, në publik njihej më shumë për rolin e tij në serialin “Qyteti pa lumë”. Aktori ndërroi jetë nga një sulm në tru. Ai jetonte dhe vepronte në Zvicër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që të paraqitet më 16 dhjetor 2024, në orën 09:30 në këtë institucion. Kurtit i është kërkuar të dëshmojë për një çështje të rëndësishme që lidhet me rezervat shtetërore, në të cilin janë të përfshirë gjithashtu ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi. Ky rast ka nxitur interes të madh publik dhe është bërë temë diskutimi në shumë nivele, duke përfshirë opinionin publik dhe partitë politike. Kjo ftesë për kryeministrin Kurti është dërguar që në datë 12 dhjetor, duke hedhur më shumë dritë mbi dyshimet që…
Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve, Irakli Davella dhe Edi Lolo dukë lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin Davella. Referuar hetimeve, Protothema shkruan se bëhet fjalë për një vrasje që ka si motiv larjen e hesapeve dhe se krimi ka qenë i planifikuar dhe i mirë organizuar, pasi autorët ditën e krimit (15 dhjetor) kishin vjedhur makinën që u përdor në vrasje. “Ajo që po shqyrtohet tani është se cili nga dy personat – i vdekuri apo i plagosuri – ishte objektivi. 45-vjeçari që humbi jetën ishte grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali…
Gjykata Kushtetuese u mblodh sërish sot (16 dhjetor), për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, por nuk pati asnje vendimmarrje dhe seanca u shty. Me anë të një njoftimi Gjykata thotë se administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës,…
Aktivitetet mendore janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trurin tuaj në formë, dhe disa nga ato kërkojnë gjithashtu vëmendjen tuaj të hollë dhe aftësitë e observimit. Një nga këto aktivitete përfshin gjetjen e objekteve të fshehura brenda një fotografie, një ushtrim që sfidon jo vetëm perceptimin tuaj, por edhe mjeshtërinë në vëzhgim. Një shikim i kujdesshëm mund t’ju ndihmojë të zbuloni sekretete që ndodhen para syve tuaj. Ndonëse mund të duket një detyrë e thjeshtë për disa, shumë prej këtyre aktiviteteve mund të jenë të rëndësishme dhe të komplikojnë gjërat më shumë seç pritet. Një nga ilustrimet më…

