Threads tani ka arritur të numërojë 300 milionë përdorues, me më shumë se 100 milionë që e përdorin platformën çdo ditë. Këto të dhëna u bëjnë të ditura nga CEO i Meta, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në platformë. Rritja e Threads është domethënëse dhe shembull perfekte i sukseseve të shpejta që mund të arrihen në botën e rrjeteve sociale. Zuckerberg ka spekuluar se Threads ka potencialin të bëhet aplikacioni i ardhshëm lider, duke synuar të kapë një audiencë të gjerë të përdoruesve në mbarë botën. Duket se ka një rritje të vazhdueshme dhe dinamike, duke lënë pas shumë platforma…
Author: almakos
Deri të premten në mëngjes do të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë gjatë gjithë ditës dhe shtresa ekzistuese e borës do të zvogëlohet Paradite nëpër lugina do të ketë kushte për mjegull, sidomos gjatë fundjavës kur temperaturat gjatë ditës do të jenë më të ulëta. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) kanë paralajmëruar për një valë të re të lagësht të shoqëruar me reshje shiu, ndërsa në male dhe vende më të larta borë, duke filluar nga pasditja e së premtes, kur reshjet në pjesën më të madhe të vendit do të jenë me shi. MARKETING
Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur ambiciet e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me një objektiv ambicioz për të fituar 500 mijë vota. Me një fushatë të intenzifikuar në rrjete sociale nga figura të njohura brenda partisë, si ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë, Vetëvendosje ka bërë të ditur që ky numër votash do të shërbejë si një prag i domosdoshëm për të siguruar një qeverisje më të fortë dhe më të pavarur nga Lista Serbe dhe struktura të korruptuara që kanë udhëhequr deri tani. Albulena Haxhiu, një nga figurat kryesore të partisë, ka theksuar se 500 mijë vota përfaqësojnë…
Një 47 vjeçar në Berat ka ndërruar jetë si pasojë e rënies së masivit së gurit sipër tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen “13 shtatori”, në rrugën e Kalasë, në Berat. Viktima, G.S., 47 vjeç, ka qenë duke bërë punime në një sektor privat, kur një masiv guri është shkëputur dhe e ka zënë punëtorin poshtë. Ai u transportua në spital, por si pasojë e dëmtimeve 47 vjeçari nuk arriti të mbijetonte. Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një…
Aktorja e filmave për të rritur, Alby The Goat, po e shfaq jetën luksoze thuajse në çdo postim. E veshur firmato e me marka të shtrenjta, zeshkania po “përvëlon” rrjetin, shkruan Indeksonline. Në “Instastory” që publikoi së fundmi ka pozuar brenda një makine teksa vëmendje mori diçka tjetër. Ajo ka nxjerrë në pah gjoksin gjigant me të cilin “lëvdohet” shumë. Kujtojmë që për ditëlindje Alby mori propozimin e jetës, atë për martesë ku ka ndarë pamje nga surpriza magjike e partnerit.
Njerëzit që fusin gishtat në hundë mund të rrezikojnë shëndetin. Edhe pse mund të duket si një zakon i padëmshëm dhe i bezdisshëm, ky aktivitet i duket të jetë më serioz se sa mendohej më parë. Studiuesit kanë zbuluar se ky zakon jo vetëm që sjell shqetësime higjienike, por gjithashtu mund të jetë i lidhur me probleme të rënda shëndetësore, përfshirë rreziqe për kujtesën. Një hulumtim i fundit ka dalë në përfundimin se futja e gishtave në hundë mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit. Duke analizuar dhjetëra studime të botuara mbi sëmundjet neurologjike, një ekip i studiuesve…
Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas kosovarë në Rinas, pasi do fusnin në Shqipëri 417.1 kg barna kontrabandë, që dyshohen se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit: Bekim Zenuni, 45 vjeç Ferhat Zenuni, 34 vjeç Ardian Ismaili, 23 vjeç Andi Grabanica, 20 vjeç Altin Maqastena, 21 vjeç Të arrestuarit kishin vendosur 1 057 840 tableta kontrabandë në 14 valixhe. Nga kontrolli fizik të Bekim Zenunit, u gjetën 300 mijë euro të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi. Sipas uniformave blu, nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit do të…
Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku një 15 vjeçar kërcënoi me armë zjarri një 16 vjeçar. Gazetari Igli Çelmeta raporton se dy të miturit kanë qenë duke lëvizur së bashku me biçikletë, kur 15 vjeçari nxorri armën dhe kanosi adoleshentin tjetër. Sipas informacioneve të gazetarit, të miturit zhvilluan një konflikt me motive të dobëta disa ditë më parë, dhe ditën e djeshme ata u takuan për t’u sqaruar. Policia ka marr në pyetje të dy minorenët, por 15 vjeçari ende nuk ka treguar se kush ka qenë personi që i ka mundësuar atij një…
Aksionet policore në goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dëshmi se lufta ndaj personave të kriminalizuar do të jetë e pakompromis dhe nga tani e tutje do të ketë zero tolerancë, pa dallim etnie apo pozite. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, duke shtuar se partia nongrata BDI po e përfundon regjimin e saj në mënyrën më të keqe të mundshme!“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe klika e BDI-së shfrytëzoi çdo ditë të këtyre dy dekadave për të pasuruar xhepat, për të vjedhur dhe për të abuzuar me pushtetin, duke u bërë sinonim i krimit dhe korrupsionit.…
Sot mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, në Bruksel dhe të dyja palët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ky takim është një moment i rëndësishëm në përpjekjet për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, për të avanacuar marrëdhëniet dhe për të ndihmuar në stabilitetin e rajonit. Dialogu i tanishëm është pjesë e një procesi më të gjerë të facilituar nga Bashkimi Evropian, i cili ka…
Një 15 vjeçar në Kamëz është arrestuar për shkak se pasditen e djeshme (16 dhjetor) kërcënoi me armë zjarri një 16 vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 19:00 në Valias të Ri. Nuk dihen motivet që kanë shtyrë 15 vjeçarin të kryejë një vepër të tillë, apo se kush i ka dhënë atij armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pistoleta, së bashku me krehrin dhe municionin ushtarak. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. NJOFTIM Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gun”. Kanosi me armë zjarri një 16-vjeçar, arrestohet autori i…
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.

