Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndet mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. “Një hap tjetër i rëndësishëm drejt objektivit tonë strategjik kombëtar, Shqipëria në BE brenda dekadës. Mbështetur në progresin tonë të pamohueshëm, Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri vendosi sot çeljen e negociatave për grup-kapitullin VI-Marrëdhëniet e jashtme dhe Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes. Shqipëria do të vazhdojë të jetë promotore e bashkëpunimit rajonal, kontribuese aktive për mbrojtjen e lirisë, sigurisë dhe paqes.”-shkruan znj. Spiropali.
Author: almakos
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Mihalis Rokas nuk dëshiron të komentoj hetimet dhe përfshirjen e ish funksionarëve të lartë në korrupsuin. Ai vetëm ju tha gazetarëve që duhet ta lejojnë gjyqsinë dhe prokurorinë ta bëjnë punën e tyre. Mihalis Rokas, ambasador i BE-së “Në këtë fazë nuk kemi asnjë kkoment. Mendoj se duhet t’i lejojmë organet e gjyqësisë dhe prokurorisë që të vazhdojnë me hetimet e tyre dhe ta lëmë vetë drejtësinë të flet për veten”. Në pyetjen se a kanë informacione për mënyrën e largimit të Artan Grubit dhe nëse e dinë se a ndodhet në Kosovë apo…
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt si kryetare e këtij institucioni të drejtësisë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 23 dhjetor, ndërsa mësohet se shtyrja është bërë pasi Zaçaj ka kërkuar të njihej me vendimin e Gjykatës së Lartë. Në njoftimin zyrtar thuhet se Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim. “Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të…
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.Me këtë rast, kryetari Rama i ka dhuruar kryetarit të BDI-së “Çelësin e Qytetit”. Ali Ahmeti gjatë ditës zhvilloi takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradianaj dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. MARKETING
Një diskutim ka vijuar mes banoreve, ku temë qe roli i gruas në shoqëri. Madje një reagim shpërthyes mbi këtë pati Xheneta. Ajo iu drejtua ashpër Rovenës, se s’mund të bëhet kurrë nënë si Drenusha. Kjo siç tha Xheneta, me sakrificat të cilat përjetoi Drenusha si grua, dhe përsëri gjendet brenda sfidës në shtëpinë më të famshme në vend. [embedded content]
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prezantoi sot 16 amendamente të reja për buxhetin e bashkisë Tiranë. Në një konferencë për mediat Blushi tha se amendamentet e PL-së do t’i vijnë në ndihmë shtresave më në nevojë. Deklaratat e plotë Së bashku me përfaqësues të grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës do të denoncojmë sot jo vetëm projektbuxhetin 2025 të Bashkisë së Tiranës, si thellësisht antisocial, korruptiv dhe zhvatës të taksave të qytetarëve, por edhe do të publikojmë 16 amendamentet e Partisë së Lirisë për uljen e një sërë taksash, si dhe…
Prokuroria Themelore Publike njofton se ka parashtruar aktakuzë ndaj një personi, që dyshohet për vrasjen e Vasil Eftimov në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” më 20 gusht të këtij viti. Nga Prokuroria njoftojnë se i njëjti akuzohet për vrasje, tentim vrasje si dhe prodhim, mbajtje, tregtim dhe shpërndarje të armëve dhe lëndëve shpërthyese pa leje. Hetuesia kërkon nga gjykata që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.“I akuzuari, më 20 gusht, pas Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, me qëllim të përfitimeve personale, ka qëlluar me armë zjarri – pistoletë dhe ka vrarë viktimën Vasil Eftimov, pastaj e ka kërcënuar gruan…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti po qëndron për një vizitë në Republikën e Kosovës. Ai ka zhvilluar takim me partitë opozitare (PDK, LDK dhe AAK) mirëpo jo edhe me kryeministrin, njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Në një deklaratë për Indeksonline, ai ka thënë se para disa muajsh kishte bërë kërkesë për takim me Kurtin. “Jo, nuk do të kem takim me z.Kurtin. Sigurisht që kam kërkuar para ca muajsh. Në mungesë të vullnetit ose mungesë të mosqenit të tij në Kosovë kur unë kam kërkuar takim… dhe kështu nuk është përsërit kjo kërkesë. “Ne gjithmonë…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike dhe caktoi masa sigurie për katër persona në rastin “Lotaria Shtetërore”, ndërsa për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin Përparim Bajrami, të cilët nuk ndodhen në vend, në mënyrë shtesë do të merret vendimi nëse do të pranohet masa e paraburgimit. “Gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të kujdesit ndaj katër personave të përfshirë në hetimin lidhur me “Lotarinë Shtetërore të RMV-së”, për veprën penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni. 353 i Kodit Penal, e…
Driloni dhe Sara kanë vijuar diskutimin për raportin e tyre edhe në dhomën e grimit. Sara u shpreh se gjithçka në format është lojë gjë që e indinjoi Drilonin. “Zara unë bëjë shumë lojëra këtu, me Xhenetën që kam hy në lavanderi me këta dy që kam bë s’disa herë lojë dhe me rastet që kanë ndodhë po. Lojë me njerëz që prej fillimit ju kom besu e i kom dashtë nuk kom bo, me Kevinin, me Edin, me Arionin dhe me ty nuk kam bë lojë dhe nuk do të bëja kurrë. As një fjalë që e kam nxjerrë…
I ati i 14 vjeçarit Martin Cani, të vrarë nga bashëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, i ka dërguar një letër Ambasadës së SHBA-ve si dhe institucioneve shqiptare. Mësohet se letra i është drejtuar Ambasadës së SHBA, Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha. Në letër, ai është shprehur se hetimet po manipulohen si dhe çështja sipas tij nuk është zbardhur deri më tani në mënyrë të qëllimshme. Vrasja e Martinit nuk po zbardhet qëllimisht, që të shfajësohen autorët, është thelbi i letrës së prindit të viktimës për institucionet. “U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej…

