I ati i 14 vjeçarit Martin Cani, të vrarë nga bashëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, i ka dërguar një letër Ambasadës së SHBA-ve si dhe institucioneve shqiptare.
Mësohet se letra i është drejtuar Ambasadës së SHBA, Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.
Në letër, ai është shprehur se hetimet po manipulohen si dhe çështja sipas tij nuk është zbardhur deri më tani në mënyrë të qëllimshme.
Vrasja e Martinit nuk po zbardhet qëllimisht, që të shfajësohen autorët, është thelbi i letrës së prindit të viktimës për institucionet.
“U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët. Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit.”, thuhet mes të tjerash në letër.