Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e radhës për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri sërish thirrje familjeve dhe çifteve të reja, që të aplikojnë për të përfituar nga interesat e kredisë së butë. “Sapo kemi hapur aplikimet për një super program. E falenderoj shumë ministrin Gonxhja dhe Ministrinë e Ekonomisë, e cila i përditësoi çmimet pronave me 2024-ën. Ne vërtet jepnim kredi të buta më parë, po kishim ngelur te çmimet e para 10 viteve, kur e filluam këtë punë. Për 1200 çifte të reja mund të aplikohet në e-Albania deri në…
Author: almakos
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Përpara pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur. Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë…
Luka Misetic, avokat i ish presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas raportimeve se presidentja dhe kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Kosovës janë takuar fshehurazi me diplomatë të vendeve donatore për t’u raportuar atyre. Në një kontekst kaq të ndjeshëm, Misetic thekson se, sipas Ligjit, kjo Speciale nuk ka të drejtë të raportohet te shtetet e tjera, “e aq më pak në mënyrë të fshehtë”. Kjo shkelje e mundshme e ligjeve dhe normave ndërkombëtare ngre shqetësime serioze për transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve në Kosovë. Avokati ka shtuar se, “fatkeqësisht”, Ligji nuk parashikon që Dhomat e Specializuara të raportojnë te…
Në një ngjarje të papritur, një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë, duke trazuar qytetarët dhe duke lënë shumë pyetje në ajër. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Vig, një zonë që ndodhet në Qarkun e Dibrës. Sipas informacionit paraprak, fuqia e lëkundjeve arriti në 4.0 shkallë Rihteri, një intensitet që mund të shkaktojë shqetësime dhe shqetësime tek banorët e zonës. Tërmetet janë ngjarje natyrore të cilat ndodhin për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike, dhe Shqipëria, si një vend që ndodhet në një zonë gjeologjike të ndjeshme, shpesh përballet me të tilla fenomen. Pas ngjarjes, autoritetet lokale dhe Kombet…
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Bruksel stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO. Rama takon stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO Nga selia e NATO-s në Bruksel Rama mbajti fjalim para stafit ushtarak dhe civil të Shqipërisë në NATO. Teksa i përgëzoi për punën dhe kontributin e tyre, Rama tha se ata janë përzgjedhur si pjesë e NATO-s pa asnjë kushëri, apo pa asnjë parti. “Këtu e vetmja parti që i bashkon këto kombe është partia e vlerave të demokracisë, lirisë dhe të një sigurie që garantin këto vlera”, tha kryeminstri para ushtarakëve…
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për gazetën Lajm tha se i bënë thirrje Grubit që të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë. “I bëjë thirrje Artan Grubit që të kthehet në vend dhe të dëshmojë pafajësinë e tij para organeve të gjyqësisë, si në çdo vend tjetër edhe te na ka kushte për perzumim të pafajësisë. Nëse ai ndjehet i pastër si loti e rrugës është të kthehet pa kushte të përballet me aktakuzën të cilën veçmë i është ngritur”, tha zëvendëskryeministri, Arben Fetai. Fetai shtoi tutje që Grubi e ka edhe më të lehtë të përballet me…
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një deklaratë përmes Facebook për lëkundjet sizmike që u regjistruan sot në vendin tonë në orën 18:01 në Burrel. Referuar të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se magnituda e tërmetit ishte 3.8 Rihter dhe se epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dheQarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale, njofton Mbrojtja Civile. Por sipas…
Arion Rexha ka pak javë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai nuk është shfaqur më në ndonjë studio televizive për të diskutuar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë. I njëjti ka lënë shumë pikëpyetje edhe për marrëdhënien me Diana Tahirin, me të cilën u njoh në formatin e lartpërmendur. Dyshja u tha se nuk u takuan pas Big Brother dhe se kanë ndërprerë raportin që kishin. Sidoqoftë, Arioni ka lënë të dyshohet me postimin e fundit që ka shpërndarë në Instagram. Ai ka postuar disa imazhe nga Norvegjia, por nuk ka zbuluar…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke e vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja. Veliaj tha se numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do ta kalojë shifrën 50. “Duam të shtojmë shkollat te Njësia 13. Sapo kemi prokuruar 3 shkollat e para për t’u ndërtuar në zonën e Astirit ose lagjja ‘Rilindja’. Me gjithë atë sherr tek Astiri, por sa mirë që u bë edhe Unaza, sa mirë që u bënë edhe lagjet. Tani fillojnë edhe tre shkollat e reja,…
Analisti Fatos Lubonja foli sot për News24 lidhur me “fenomenin” e ditëve, Parashqevi Simakun. Këngëtarja shqiptare u kthye në qendër të vëmendjen pas publikimit të videos ku ajo shfaqej e varfër dhe e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut. Pas publikimit të videos reagimi i shqiptarëve ishte i menjëhershëm në rrjetet sociale. Por për analistin Lubonja reagimi i shqiptarëve për Simakun është një kulturë që sipas tij karakterizon vendin tonë. Ai e quajti mobilizimin e shqiptarëve për Parashqevi Simakun “si kultura e Big Brother”, pasi shqiptarët shumica prej tyre merren me thashetheme, tha Lubonja. Analisti e cilësoi zhurmën e madhe…
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, ku u hap një grup kapitull i ri për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Rama shprehet se ky është takimi i tij i parë me Rutte si shef i NATO-s, ndërsa thekson se ai është mik i veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë. “Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zbuluar detaje të rëndësishme nga marrëveshja e re me Turqinë, e cila përfshin themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë, një projekt strategjik që synon forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe stabilitetit në rajon. Marrëveshja e nënshkruar të hënën me prodhuesin turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, shënon një hap të rëndësishëm për Kosovën. Sipas Maqedonci, ky projekt do të financohet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pajisjet e nevojshme do të sigurohen nga shteti turk, duke theksuar një partneritet të fortë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.…

