Author: almakos

Xheneta përgjatë një bisede me Lelën , Drenushën dhe Leon ka ngritur dyshime për marrje të informacionit nga Gresa prej Xhuli. Ndër të tjera Xheneta u shpreh se nuk do të merret me Gresën më aspak. “S’ki çka mu merr me të, veç e dhez atë në lojë dhe e lë atë brenda”, tha Xheneta. Xheneta u shpreh se Gresa dhe Sara tentuan në çdo moment të flisnin me Xhuli për të nxjerrë informacione

Lexo më Shumë

Fabrika e mishit “Apetit” në Milloshevë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit, shkakton panik dhe shkatërrim në komunitet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:30, sipas informacionit të dhënë nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës. Ajo bëri të ditur se policia dhe zjarrfikësit menjëherë e morën situatën nën kontroll, por marshtimi i flakëve ishte i qartë dhe i frikshëm. Pjesëtarët e forcave të zjarrit punuan me përkushtim për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth. Raportet e para tregojnë se nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, në të cilën është përfshirë dhe ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Zarka akuzohet nga SPAK-u për korrupsion dhe ushtrim ndikimi. Sakaq, Radovan Çela akuzohet gjithashtu për korrupsion aktiv dhe ushtrim ndikimi. Ndaj Astrit Vlasi, SPAK-u ka ngritur akuza për korrupsion. Magjistratja  Eriona Dautaj akuzohet gjithashtu për korrupsion.

Lexo më Shumë

Afrim Gashi, i zgjedhur nga Hristijan Mickoski si i preferuari i tij mes shqiptarëve për kryetar të Kuvendit, edhe një herë ka dëshmuar paaftësinë dhe nënshtrimin e tij. Në vend që të ushtrojë detyrën si kryetar i Kuvendit, ai vepron si zëdhënës i Mickoskit dhe kërkon që shqiptarët të heshtin për poshtërimin dhe nënshtrimin që përjetojnë në qeveri. Ndërkohë që qeveria vendos supremaci monoetnike në çdo sferë të jetës publike dhe shtetërore, gjymton Kushtetutën përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e kthen atë në një gjendje që dikur u quajt gjenerues i konflikteve, ai i quan shqiptarët destabilizues. Sa shumë…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se ky partneritet përveçse se do forcojë përpjekjet e Shqipërisë për luftën kundër kërcënimeve hibride dhe kibernetike e ekstremizmin, gjithashtu do të rrisë më tej aftësitë e vendit lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen. “Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i dorëzoi dje “Çelësin e Qytetit” liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra nga njëri nga krerët e VLEN-it, Arben Taravari, |i cili e ka cilësuar këtë nderim si një ofendim të madh për shqiptarët e Maqedonisë. Taravari theksoi se ky është një veprim absurd, duke u nisur nga fakti se Ahmeti është shpallur nga Ambasada Amerikane si një person i përfshirë në afera korruptive dhe se ai ka abuzuar me besimin e popullit për më shumë se dy dekada. Ai shtoi se për këto…

Lexo më Shumë

Sipërmarrësi i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani, ka publikuar një tjetër video të artistes së madhe shqiptare, Parashqevi Simaku. Në këtë video emocionuese, Simaku shihet e grimuar dhe në gjendje të mirë humori, duke sjellë një moment prekës e krenar për të gjithë shqiptarët. Një moment veçanërisht simbolik është kur ajo puth flamurin kombëtar, të cilin e mban si shall në veshjen e saj, duke përcjellë një mesazh dashurie dhe respekti për atdheun. Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur emocionet e tyre për kthimin e buzëqeshjes në…

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme, pasi akuzohet për abuzim ndaj dy vajzave të mitura. Sipas medias greke protothema.gr, shqiptari për 5 vite të tëra ka abuzuar me vajzën e tij mitur, si dhe me vajzën e mitur të ish-bashkëshortes së tij. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mes viteve 2016 dhe 2021 në zonën Pylos Nestoros, ku 50 vjeçari jetonte me ish-bashkëshorten. Ai ishte shpallur në kërkim pas një urdhër-arresti lidhur me këtë rast dhe është lokalizuar në Messina, ku ai u arrestua.  “Një 50-vjeçar i huaj është arrestuar pasditen e djeshme (16.12.2024) në…

Lexo më Shumë

REAGIM: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë  të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike. Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut. Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VREDI. Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj. Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët  e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar. BDI mbështet veprimet e Frontit  për të…

Lexo më Shumë

8 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, një datë e cila vjen si një kujtesë për sfidat dhe arritjet e miliona individëve që kanë lënë vendlindjen e tyre në kërkim të një jete më të mirë. Kjo ditë u vendos nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2000, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të të gjithëve që migrojnë. Në një botë që po përballet me sfida globale si lufta, varfëria dhe ndryshimet klimatike, numri i emigrantëve vazhdon të rritet, duke e bërë këtë ngjarje gjithnjë e më të rëndësishme. Më 4 dhjetor 2000, Asambleja…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetasit E.B. dhe të familjarëve të tij, i dënuar në Itali për veprën penale të ‘Trafikimit të drogës’. Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror ndaj këtij shtetasi, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, në Torino, Itali e dënoi me 21 vite burgim për veprën penale te “Trafikimit te drogës” dhe në datë 21.04.2014, u bë arrestimi i tij me qëllim ekstradimin në Itali. Ky shtetas në bashkëpunim me persona…

Lexo më Shumë