Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme, pasi akuzohet për abuzim ndaj dy vajzave të mitura.
Sipas medias greke protothema.gr, shqiptari për 5 vite të tëra ka abuzuar me vajzën e tij mitur, si dhe me vajzën e mitur të ish-bashkëshortes së tij.
Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mes viteve 2016 dhe 2021 në zonën Pylos Nestoros, ku 50 vjeçari jetonte me ish-bashkëshorten.
Ai ishte shpallur në kërkim pas një urdhër-arresti lidhur me këtë rast dhe është lokalizuar në Messina, ku ai u arrestua.
“Një 50-vjeçar i huaj është arrestuar pasditen e djeshme (16.12.2024) në Messini, nga efektivë të Drejtorisë së Policisë Messini, pasi ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti nga Hetuesja e Parë e Kalamatës, për abuzim të të miturit”, thotë policia greke.




