Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi spt i ka ndarë vendimet për subvencion për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe zejtarë në bazë të të dhënave publike të publikuara sipas masës nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024. “Një nga prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është zhvillimi dhe mbështetja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarë, kështu që në këtë drejtim vazhdimisht planifikohen dhe realizohen masa, me të cilat ndihmohet rritja e tyre dhe përmirësohet konkurrenca e tyre. Edhe këtë vit, Ministria…
Author: almakos
Në një rast të pazakontë në Ferizaj, një 23-vjeçar i dyshuar ka rënë në pranga pas akuzave për krijimin e ngjarjeve të rreme rrugore me qëllim përfitimin nga sigurimi i veturave. Kjo është raportuar nga Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar një modus operandi të përsëritur të të dyshuarit, i cili kishte shkaktuar 19 aksidente të qëllimshme në periudha të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme. Sipas njoftimit, i dyshuari G.B. është arrestuar pas një aksidenti të fundit që ndodhi më 8 Dhjetor 2024, në rrethrrotullimin që çon në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj. Ai…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Kombëtare të Diasporës, priti në Presidencë Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare. Duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për kontributin e tyre në dobi të kombit shqiptar, Begaj theksoi se shteti shqiptar duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë përkohësisht ose gjithmonë. “Shteti shqiptar, në zbatim të detyrimeve kushtetuese, duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë përkohësisht ose gjithmonë. Ai do të vijojë të punojë për të përcjellë kudo në botë të gjitha vlerat e lidhura me trashëgiminë tonë historike dhe kulturore”, tha ai. Presidenti…
Ish kryeministri, ndërsa tani deputet në Kuvend, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se të gjithë punën e tij edhe si kryeministër edhe si zëvendësministër i Financave, e ka kryer në përputhje me ligjet, pasi MPB ka ngritur padi penale kundër tetë personave, duke përfshirë edhe kundër tij, për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. “Atë që mund të them është se gjatë punës së kryeministër dhe zv. ministër i financave jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrje publike as ndonjë shoqërie aksionare në pronësi të shtetërore”,…
Ish-banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Xhuliana Nura, u bë mbrëmë për pak kohë pjesë e shtëpisë. Ajo ishte pjesë e një gare ku banorët do të garonin në grupe se kush përgatit pitet me të mira. Por, Xhuli u largua pa pritur duke mos dhënë sqarime sa ishte në shtëpi. Ajo më pas ka dal me një video ku ka treguar se arsyeja e largimit ishte, producentja Olsa Mahmuti. “Arsyeja pse dola është sepse sipas Olsës që vendos shumë gjera në emision, tha se ke ba shumë reklam bizneseve tua. Sfidën e fitoi Drenusha pasi e kam testuar…
Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë përmes kontratave të punës, sërish ka shtetas shqiptarë që po tentojnë të largohen përmes aplikimeve për azil. Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar- shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë. Në krahasim me te njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%. Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të…
Për shkak të ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme në Berat, ku punëtori ndërroi jetë pasi një masiv guri e zuri poshtë, policia ka arrestuar pronaren e subjektit, dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit që po kryente rikonstruksionin. Në pranga ka rënë shtetasja V.S., 45 vjeç, e në kërkim janë shpallur shtetasit Ç.H., 53 vjeç dhe I.Ç., 41 vjeçe. Uniformat blu njoftojnë se viktima punonte i paregjistruar në organet tatimore. Ai e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë…
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se sot është kryer një bastisje në fshatin Haraçinë, ku janë zbuluar armë dhe municion.”Me datë 18 dhjetor 2024, rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Shpërndarje të Shpejtë dhe Njësiti për Trafikim Ilegal në SPB Shkup, gjatë një kontrolli në rrugën lokale nga fshati Orlancë drejt fshatit Nikushtak, në territorin e Komunës së Haraçinës, kanë gjetur: mitrolozë, nëntë pushkë automatike, korniza të shumta për automatik dhe një karikator për automatik, dy korniza me plumba për një pushkë automatike, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera”,…
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gjesti, ka qëndruar i vetëm në oborr në orët e vona të natës. Ai madje shfaqet i mërzitur teksa nuk e tregon as arsyen siç rëndom flet me kamerat, transmeton Klankosova.tv. Për të parë më shumë, klikoni videon në linkun më poshtë. [embedded content]
Në Dhomat e Specializuara sot mbahet seancë gjyqësore për rastin Jonuzi dhe të tjerët, pas marrëveshjeve për pranim të fajësisë nga Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi. Seanca është caktuar për sot në orën 09:00 dhe ka rezervuar gjithashtu një datë edhe nesër, nëse bëhet e nevojshme për të vazhduar diskutimet. Kjo do të shënojë një moment të rëndësishëm në procesin gjyqësor që ka të bëjë me akuzat e rëndësishme për këta dy individë. Gjatë seancës, Trupi Gjykues do të shqyrtojë çështje paraprake lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë. Në vijim, do të diskutohet pranimi i fajësisë nga Haxhi Shala,…
Me vendim të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë konfiskuar pasuritë e Alket Hatija, i njohur si “Zoti i drogës”. Në pronësi të shtetit kanë kaluar këto pasuri: 1 sipërfaqe toke truall 1 garazh 1 apartament në Durrës 1 apartament në Kavajë Hatija, ka qenë aktiv në aktivitetin e drogës në periudhën 2003-2004, kur ai trafikonte nga Shqipëria drejt Italisë sasi të mëha narkotikësh. Transporti bëhej me bashkëpunëtorët e tij përmes automjeteve të transportit ndërkombëtar, e për çdo rast kishte 10 kg heroinë. Ai vuajti në Shqipëri 16 vite burg për trafik droge, të cilat nuk njihen nga…
Europol, në bashkëpunim me autoritetet e disa shteteve, përfshirë këtu dhe SPAK e BKH, ka zhvilluar operacione kundër pastrimit të parave. Nga operacionet GORGON dhe ËHITEËALL, janë arrestuar 9 persona, si dhe janë sekuestruar 25 milionë euro në kriptomonedha, 35 mijë euro cash, mallra luksi, sende me vlerë, dokumente dhe celularë. Nga operacioni i zhvilluar në Shqipëri, në bashkëpunim me SPAK dhe BKH, është arritur goditja e një rrjeti kriminal më bazë në vendin tonë. Sipas njoftimit zyrtar, ky grup lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. Kjo mënyrë pastrim parash është cilësuar si “qasje inovative” nga Europol.…

