Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.6 lekë dhe do shitet me 95 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.2 lekë dhe do shitet me 119.4 lekë.
Author: almakos
Ditën e Enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare. Era parashikohet të fryjë me drejti verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 8°C në zonat e ulëta -2 deri 15°Cnë zonat bregdetare 3 deri 16°C
Anëtarët e një grupi të arteve marciale kanë arritur një rekord të veçantë, duke prerë kastravecin në gojën e një personi tjetër duke përdorur sharrë elektrike. Përpjekja e çuditshme, që ka bërë jehonë në mediat sociale, u realizua me sukses përmes precizitetit dhe guximit të Bir Khalsa, që e ekzekutoi këtë veprim duke mbajtur sytë e lidhur. Është e jashtëzakonshme se si adhuruesit e arteve marciale i afrohen sfidave të tilla, duke sjellë një kombinim unik të aventurës dhe sportit. Videoja e bërë publike nga Guinness World Records tregon momentin tensionues ku Bir Khalsa, me sharrën elektrike në dorë, fillon…
Brukseli sot mblodhi liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për një samit të rëndësishëm që preku disa nga temat më thelbësore për të ardhmen e rajonit. Ky samit është një mundësi e vlefshme për forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një kohë kur rajoni vazhdon të përballet me sfida të shumta, angazhimi i BE-së është jetik për stabilitetin dhe zhvillimin e tij të qëndrueshëm. Në këtë ngjarje, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të luajë një rol kyç në diskutimet e ditës. Ajo do të jetë…
Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, mbajti një fjalim pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua sot në Bruksel. Ajo tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë treguar një progres të jashtëzakonshëm gjatë vitit të kaluar. Von der Leyen tha se vendet e ardhshme anëtare të BE-së duhet të jenë të qarta për rëndësinë dhe përgjegjësinë që duhet të ketë progresi dhe integrimi. Komisioni do i rishikojë mirë të gjitha proceset, pasi është proces rigoroz, i bazuar në meritë, tha ajo, ndërsa u shpreh se BE është e gatshme të mbështesë partnerët që duan të ecin…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në procesin e zgjerimit. Duke folur pas mbërritjes në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani ka theksuar se Kosova po përballet me një trajtim të padrejtë nga disa shtete anëtare të BE-së. “Duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”, ka deklaruar Osmani, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi në raport me përparësitë që po i jepen Serbisë. Presidentja ka theksuar se ky trajtim diskriminues ndaj Kosovës është në kontrast të plotë me parimet…
Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, është arrestuar në Gjermani duke qenë se ishte në kërkim nga autoritete greke, pasi e kanë dënuar me 7 vite burg për një për një incident që përfshinte armë zjarri dhe lëndime trupore. Vitet e fundit ai ka qenë në Britaninë e Madhe ku është bërë boksier profesionist dhe ka fituar tituj ndërkombëtarë. Boksieri e ka filluar karrierën e tij në kikboks, më pas kaloi në MMA (Artet e Përziera Marciale) dhe boks.
”Albania” ka qenë fjala që është kërkuar më së shumti në mediat italiane përgjatë vitit 2024. Sipas Raportit XII të ”Kartës së Romës”, i titulluar ”Lajmet e konfliktit”, fjala më e përmendur e vitit 2024 është ”Shqipëria”, shkruan Ansa. Fjala “Albania” është kërkuar për shkak të marrëveshjes qe Italia nënshkroi me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Shëngjin. Studimi u prezantua nga studiuesi i Observatorit të Pavias, Giuseppe Milazzo me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve. Shoqata ”Karta e Romës” u themelua në dhjetor 2011 për të zbatuar protokollin etik për informacionin e saktë mbi çështjet e…
ENIDA HIMAJ/ Parashqevi Simaku është shndërruar në kryefjalën e mediave, dhe jo vetëm ditët e fundit. Pamjet e këngëtares së famshme të viteve ’80, ku pranonte ndihma si e pastrehë në rrugët e New York, tronditën opinionin publik. Në pak ditë, situata e artistes ndryshoi ndjeshëm pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha. Megjithatë, në Tiranë reagimet e miqve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve vijojnë, duke sjellë copëza të kujtimeve që kanë me Parashqevinë. Nga ana tjetër, thuajse njëzëri kanë kërkuar edhe ndihmën e mbështetjen e shtetit jo vetëm për Parashqevinë, por edhe për artistë të tjerë. Këngëtarja e njohur e atyre…
Vajza e Mozzikut dhe Loredanës feston sot ditëlindjen e saj të gjashtë. Përmes një Insta Story në Instagram, Loredana i ka dedikuar fjalë të ëmbla vajzës së saj me rastin e ditëlindjes. “Gëzuar ditëlindjen vajza ime e bukur. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur, dhurata ime më e madhe përgjithmonë! Te dua Hana! Nëna jote”, ka shkruar Loredana në Instagram.Loredana dhe Mozzik janë divorcuar prej vitesh, ndërsa Hana jeton me nënën e saj në Gjermani.
Koalicioni VLEN në një komunikatë për mediat kanë thënë se ironi e fatit është kur BDI flet për nënshtrim dhe servilizëm.Sipas tyre janë ata të cilët nga vila Vodno, kanë tentuar rikthimin e Gruevskit në Shkup dhe ata të cilët përmes ndikimin në Gjykata e liruan nga burgu Mijallkovin.“Partia që ushqim të përditshëm e kishte shërbimin përmes akteve qyqare dhe anti-shqiptare tani po flet për servilizim. Sulmi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, për shkak të vërtetave që i plasoi ai në opinionin publik është sulm i zbeht që nuk prodhon kurrfarë efekti sepse nuk bazohet askund. Aq më pak…
Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasjeje në provincën e Sorias, në Spanjë. Imazhi tronditës që tregon një burrë duke ngarkuar në mes të ditës në bagazhin e një makine “Rover” me ngjyrë të kuqe, një trup të pajetë, u kthye në një nga të dhënat të cilën policia e shfrytëzoi për të zgjidhur ngjarjen kriminale që kishte ndodhur në fshatin Andaluz. Policët zbuluan falë kësaj fotoje nga Google Street View mbetje njerëzore të prera, të groposura në varrezën e fshatit Andaluz, të cilat i përkasin një 33-vjeçari kuban, që u zhduk nëntorin…

