Koalicioni VLEN në një komunikatë për mediat kanë thënë se ironi e fatit është kur BDI flet për nënshtrim dhe servilizëm.
Sipas tyre janë ata të cilët nga vila Vodno, kanë tentuar rikthimin e Gruevskit në Shkup dhe ata të cilët përmes ndikimin në Gjykata e liruan nga burgu Mijallkovin.
“Partia që ushqim të përditshëm e kishte shërbimin përmes akteve qyqare dhe anti-shqiptare tani po flet për servilizim. Sulmi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, për shkak të vërtetave që i plasoi ai në opinionin publik është sulm i zbeht që nuk prodhon kurrfarë efekti sepse nuk bazohet askund. Aq më pak kur vjen nga një parti që kryefjalë e veprimtarisë së saj kishte qenë shërbimi ndaj Gruevskit e Mijallkovit.
BDI duhet ta kuptoj e pranoj se nuk janë më përfaqësues të shqiptarëve dhe në momentin që demaskohen duke e kuptuar çdokush që BDI është parti destruktive dhe destabilizuese, kjo në asnjë formë nuk do të thotë se edhe shqiptarët përfshihen në këtë përkufizim. BDI tani e ka kuptuar se do të jetë gjatë kohë në opozitë dhe do të filloj të jep përgjegjësi për krimet dhe korrupsionin e kryer 20 vjeçar dhe pikërisht për këtë ata tentojnë të krijojnë huti e habi te qytetarët me tema krejtësisht të natyrave tjera.
Por qytetarët e dinë se BDI si me statistika vendore ashtu edhe me gjetje empirike ndërkombëtare, është produksion i asaj që quhet korrupsion dhe fajtori kryesor që qytetarët akoma nuk janë në BE. E kryefajtori që shumë shtëpi shqiptare janë boshadisur, duke i pamundësuar të rinjve perspektivë brenda vendit ata ikën me biletë një drejtimëshe për të mos u kthyer më.
Ne bëjmë thirrje që shqiptarët të jenë të unifikuar dhe të bashkohen ashtu siç bëmë ne koalicionin më të madh shqiptarë, VLEN. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë të bëhen marionetë e disa individëve të kriminalizuar për të shpëtuar nga burgu. Ata të cilëve edhe SHBA-ja ua tregoj vendin. Prandaj, qytetarët i ftojmë të mos bien prej e mashtrimeve dhe shtrembërimeve të BDI-së dhe shërbëtoreve të tyre.
VLEN mbetet garantues i stabilitetit, zhvillimit dhe garancisë për shqiptarët”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 03.05.2026
Aktuale
- Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe lirisë së Karadakut
- Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6 (EMRI)
- VLEN: Kush në BDI paguhet për të mbrojtur një projekt milionësh pa rezultat?
- “Të papranueshme dhe të dëmshme”- AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
- “Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum
- Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
- Pesë persona privohen nga liria për dhunë familjare në Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Veles
- “I shkoj në xhami …”, pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha dhe çfarë thotë hoxha i Xhamisë së Madhe!


