Author: almakos

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “ Memorial” në Fier. Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç.Kanë qënë banorët e rastit që kanë tokat në atë zonë që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij , ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryetari Gashi, së bashku me deputetët Beti-Stamenkoska-Trajkoska, Borçe Cvetkov dhe Saranda Imeri Stafai, sot realizoi takim me z. Bruno Fuks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin Kombëtar të Republikës së Francës, si dhe ish-nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe sekretari i përgjithshëm aktual i saj.Duke falënderuar për realizimin e takimit, Kryetari Gashi konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyeradhe të vazhdueshme ndërmjet dy vendeve dhe dy parlamenteve. Ai vuri theks të veçantë në bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv ndërmjet grupeve parlamentare të miqësisë midis dy vendeve, me apel për avancimin e tij në fushat që lidhen me çështjet evropiane…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur verifikimet lidhur me ngarkesën e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht, produkt i prodhuar në fshatin Goriçan. Bëhet fjalë me një ngarkesë me Mandarina klementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore në fshatin Goriçan me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës. Një nga ngarkesat e asgjësuara nga Pika e Inspektimit Kufitar, ka qënë e prodhuar në fshatin Goriçan në bashkinë Dimal. Ka qënë analizimi laboratorik i kryer në…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur në Kuvend me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit nuk pranonte të lironte foltoren. Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, deputeti Agron Shehaj u shpreh i revoltuar për mënyrën se si e shtyu Noka, ndërsa tha se raportet e tij me PD prishen që nga sot, për shkak se ai nuk u lejua të bënte opozitë në Kuvend nga një përfaqësues i opozitës. Shehaj: Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në kuvend. Lejoi që një deputet te dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozite të vërtetë…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas lajmit për keqpërdorime në mjete në Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës.“Në vetëm 10 ditë mbi 27 milion euro të abuzuara nga ish qeveria BDI-LSDM. Rasti i fundit me Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës, ku janë keqpërdorur 13 milion euro është dëshmi se BDI deri në palcë është e korruptuar. Fundi i hajdutëve është afër dhe ata tani do të përballen me drejtësinë, dhe si asnjëherë më parë do të marrin dënimin e merituar nga veprimet e bëra në të kaluarën!VLEN do e rikthej dinjitetin e qytetarëve të nëpërkëmbur nga BDI…

Lexo më Shumë

Gjesti natën e mbrëmshme ka shpërthyer në lot, pas fjalëve dhe ofendimeve të Xhenetës. Gjesti u kishe hedhur shampanjë Xhenetës dhe Vullnetit të cilët po kërcenin bashkë, si shenjë xhelozie nga këngëtari. Pas asaj situate, Xheneta i është drejtuar me fjalë të rënda Gjestit. “Të kanë thënë as at senin nuk e ki”. Pas kësaj Gjesti shpërtheu në lot.

Lexo më Shumë

Administratorët e 5 subjekteve online janë arrestuar pasi shisnin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin. Të arrestuar janë; Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela  alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani. Sakaq, janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë. Nën hetim ndodhen dhe 10 subjekte të tjera, për të njëjtën skemë mashtrimi. Administratorët mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve. Njoftimi i policisë: Zhvillohet plani operacional policor, i koduar “Dekoderi”, me objektiv goditjen e rasteve të piraterisë televizive. Plani operacional, nga Seksioni për Hetimin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar sërish në lidhje me mashtrimet në internet që janë përhapur së fundmi. MPB iu bënë thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe dhe të dhëna të dyshimta. “Lidhur me rritjen e numrit të mashtrimeve që janë vërejtur këtë vit, të cilat përfshijnë sulme phishing dhe raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike, Sektori për Krimin Kompjuterik në MPB njofton qytetarët se qëllimi kryesor i mashtrimeve të phishing është mbledhja e të dhënave personale të marrësit ose shtyrja e…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës, për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor në ngarkim të shtetasit Ermes Hoxhollit. Ky i fundit mashtronte institucionet arsimore, me projektet “Let’s Talk Together about US ’23-’24”, duke u premtuar nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA. Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë, me emrin Klea Rama. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë raportohet se pjesë në këto programe mashtruese. Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj tij dhe dërgoi në gjyq të riun më 20 Nëntor. “Nga hetimet në kuadër…

Lexo më Shumë

VLEN në një konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë për keqpërdorime të mjeteve financiare në procedurën e ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë.Nga VLEN thonë se nuk janë befasuar me këtë rast, por se janë të zhgënjyer. “Jemi këtu për të dëshmuar angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Çdo hap që ndërmarrim synon t’ju kthejë dinjitetin, drejtësinë dhe shpresën. Koalicioni VLEN është me ju, për të ndërtuar një shoqëri ku llogaridhënia dhe transparenca triumfojnë mbi korrupsionin dhe abuzimin.Ndaj, sot me ju qytetarë të…

Lexo më Shumë

Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të vjehrrës, e cila mbrëmë festoi ditëlindjen. Në Instagram, nëna e artistit Bardhi, u shfaq me një buqetë të madhe me lule. “Gëzuar ditëlindjen Nani Selvush”, ka shkruar Sara. Kujtojmë se Sara dhe Bardhi vetëm para disa ditësh janë bërë prindër të një vajze e cila quhet Nea..

Lexo më Shumë

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Toshkovski duhet të mbajnë përgjegjësi për arratisjen e Artan Grubit. Është koha që pushteti të fillojë të sillet si pushtet, e jo si opozitë dhe për të gjitha dështimet që i ndodh, fajin t’ia hedhin dikujt tjetër”. Këtë e tha nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, në një paraqitje në TV24. Ajo theksoi se ky nuk është rasti i parë dhe se në verë ka pasur një rast arratisjeje përtej kufirit. “Për këtë është Ministria e Brendshme për të bërë kallëzim penal, autoriteti gjyqësor, autoriteti ekzekutiv. Përgjegjësinë për arratisjen duhet ta mbajë MPB-ja”, tha Shukova.…

Lexo më Shumë