Author: almakos

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku dy persona humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë. Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar nga bombola e ngrohjes. Pronari i banesës, Altin Maksuti jetonte në Greqi dhe kishte shkuar së bashku me të afërmin e tij Vladimir Bengun për të kryer disa riparime në banesë. Të dy janë gjetur në banesë nga familjarët që kanë njoftuar policinë pasi ata nuk iu përgjigjeshin në telefon. Njoftimi: Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot pasdite u prononcua për akuzat e LSDM-së lidhur me arratisjen e Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për rastin me Lotarinë Shtetërore. Ai thekson se MPB ka xhirime për ngjarjen, ndërsa nëpunësit policor i është shqiptuar suspendim. “Personalisht nuk e njoh personin në fjalë dhe as personalisht nuk kam nënshkruar apo nxjerrë ndonjë akt lidhur me emërimin e tij për të punuar në policinë kufitare në Maqedoni. Më vjen keq që një parti që e quan veten parti shtetformuese, sërish mbron partnerët e saj, pra BDI-në, dhe sërish tregon…

Lexo më Shumë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar këtë të enjtë rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, gjatë një fjalimi të rëndësishëm, theksoi se procesi i regjistrimit ka qenë gjithpërfshirës, me angazhimin e politikanëve dhe figurave të njohura që kontribuuan në suksesin e tij. “Sipas regjistrimit të vitit 2024, Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit dhe ka kaluar ashtu siç pritej,” njoftoi Kastrati, duke e nxjerrë në pah rëndësinë e këtyre rezultateve për të ardhmen demografike të vendit. Ai gjithashtu theksoi se stafi i Agjencisë ishte i përgatitur…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku dy persona dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesë dhe kanë humbur jetën. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja”, ndërkohë dy viktimat janë pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij Vladimir Bengu , rreth 56 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Njoftimi: Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës,…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Parlament tha se qeveria shqiptare është e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortit. Sipas saj, kjo është herë e parë që qeveria e PS tërhiqet pas për çështje taksash. Në 11 vite pushtet – tha Tabaku- është ndërtuar një sistem i padrejtë taksash, që ka zhvlerësuar punën. Deputetja demokratike u shpreh se ka ardhur koha për një kod fiskal, i cili përcakton qartë rregullat fiskale. “Sot ka ardhur koha të ngremë një kod fiskal, një kod fiskal i cili përcakton rregullator fiskale qartë, që të…

Lexo më Shumë

Pak a shumë i dimë lëndët ushqyese që na duhen në dietën tonë: proteinat, perimet me gjethe jeshile të pasura me hekur dhe fibra (për funksionimin e mirë të zorrëve). Por sa prej nesh e dinë rëndësinë e vitaminës B12? Edhe pse është thelbësore për shumë funksione të trupit, diskutohet rrallë. Më poshtë po shpjegojmë pse na duhet dhe cilat shenja tregojnë se mund të mungojë në dietën tonë. Çfarë është vitamina B12? Vitamina B12, e njohur gjithashtu si kobalamina, është një vitaminë e tretshme në ujë, thelbësore për shumë funksione të trupit. Trupi nuk mund ta prodhojë vetë, ndaj…

Lexo më Shumë

Vdekja tragjike dhe e parandalueshme e një foshnjeje shtatëmuajshe, e konfirmuar tani më zyrtarisht nga Inspektorati Shëndetësor si rezultat i keqtrajtimit të rëndë, shënon një kapitull të errët në historinë e sistemit tonë shëndetësor. Kjo nuk është një rast i izoluar—pesë fëmijë të pafajshëm kanë humbur jetën brenda vetëm një muaji e gjysmë për shkak të neglizhencës, mungesës së organizimit dhe një dështimi të plotë të udhëheqjes në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vend që të merret me këto çështje jetike, Ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur të merret me politika partiake, duke mbyllur sytë para vuajtjeve të familjeve dhe fëmijëve. Kjo…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka zbardhur takimin mes Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se Rama dhe Kasanof diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri. Po ashtu ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit. “Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre…

Lexo më Shumë

Lidhur me aktakuzën për shpërdorimet gjatë ndërtimit të Teatrit të Tetovës, ku Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar të mërkuren ka ngritur akuzë ndaj një personi juridik dhe propozim aktakuzë ndaj katër personave të tjerë për keqpërdorime gjatë procedurës së ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ndërsa dëmi që i kanë shkaktuar të akuzuarit buxhetit, kap shifrën e mbi 13 milion eurove, ka reagur sot njëri ndër krerët e Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, i cili thotë se në vetëm 10 ditë mbi 27 milion euro të abuzuara dalin në shesh nga ish qeveria BDI-LSDM. Kasami theksoi se fundi…

Lexo më Shumë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka realizuar një studim të thelluar mbi trendin e ndërmarrësisë për vitin 2024, që analizon hapjen dhe mbylljen e bizneseve në Kosovë gjatë periudhës 01 janar-15 dhjetor 2024. Ky studim tregon se gjatë këtij viti janë hapur afro 11,500 biznese të reja, një shifër e konsiderueshme që reflekton inkurajimin e iniciativave të reja në tregun kosovar. Megjithatë, këtë optimizëm e shoqëron një realitet shqetësues, pasi mbi 1,500 biznese aktive janë mbyllur. Kjo mbyllje përbën një tregues të rëndësishëm për vështirësitë që përballin sipërmarrësit në Kosovë dhe ndikon negativisht në ambientin ekonomik të vendit. Arsyet që çojnë…

Lexo më Shumë

5 ditë pas fillimit të zbatimit të “shportës së vitit të ri” e cila parasheh ulje të çmimeve të produkteve të ndryshme ushqimore, qytetarët ankohen se çmimet nuk janë zvogëluar. Të pyetur nga TV SHENJA ata thonë se kjo masë nuk është e realtë dhe se nuk i përfshin produktet bazë si buka dhe vaji. Ata madje theksojnë se çmimet në vend janë më të larta se çmimet në shtetet e zhvilluara europiane. QYTETAR “Jo vetëm maskojnë pak nuk shoh se ka në çmime ndryshim të madh. Zakonisht shoqja i bënë ato por ndonjëherë shkoj edhe unë, disa çmime janë…

Lexo më Shumë

Gjesti ka vazhduar me energjinë e tij edhe pas përfundimit të festës së organizuar nga “Vëllai i madh”, teksa kjo vazhdoi edhe pak fikjes së dritave që nënkupton kohën e gjumit për banorët. Por, ishte Xuxi që i reagoi ashpër Gjestit, duke i kërkuar që t’i linte të flinin teksa nuk i kurseu as ofendimet. “A je normal o haver, njerëzit t’u flejtë. Ti se meriton as me të fol”, u shpreh Xuxi. Ndërkohë, Gjesti shkoi dhe kërceu te shtrati i Xuxit, gjë që e acaroi shumë këtë të fundit teksa e shtyu Gjestin nga krahët dhe i kërkoi që…

Lexo më Shumë