Aksionet policore në goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dëshmi se lufta ndaj personave të kriminalizuar do të jetë e pakompromis dhe nga tani e tutje do të ketë zero tolerancë, pa dallim etnie apo pozite. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, duke shtuar se partia nongrata BDI po e përfundon regjimin e saj në mënyrën më të keqe të mundshme!
“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe klika e BDI-së shfrytëzoi çdo ditë të këtyre dy dekadave për të pasuruar xhepat, për të vjedhur dhe për të abuzuar me pushtetin, duke u bërë sinonim i krimit dhe korrupsionit. Sot, pasojat janë të qarta, mijëra shqiptarë janë detyruar të braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë.
VLEN është e vendosur të mbështesë një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm që ndalon këtë eksod dhe siguron një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar.
Që nga momenti kur jemi bërë pjesë e Qeverisë, kemi hasur në shkelje të rënda dhe parregullsi në çdo fushë dhe institucion. Pavarësisht këtyre sfidave, VLEN po punon me përkushtim të plotë për ta shndërruar këtë sistem të dështuar në një sistem funksional dhe efektiv, që u shërben qytetarëve dhe jo grupeve të interesit.
Përshëndesim zgjimin e prokurorisë, e cila më në fund duket se po fillon të bëjë punën e saj në përputhje me ligjin dhe pritshmëritë e qytetarëve. Ikja nga drejtësia e liderëve të bixhozit, hijes së Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, të prezantuar si “të pastër si loti”, është një konfirmim tjetër se sa shumë ata kanë keqpërdorur pushtetin.
U garantojmë të gjithë qytetarëve se ata që kanë ushtruar detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. Koha e montimeve dhe eliminimeve politike ka përfunduar. Institucionet janë të përkushtuara të trajtojnë çdo rast në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, duke u fokusuar te shkelësit e ligjit, pa bërë dallime.
VLEN është shpresa e shqiptarëve!”, qëndron në reagimin e VLEN-it.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Tragjedi afër Aeroportit të Shkupit: Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë në një aksident nga përplasja direkte
- Andonovski: Me aplikacionin “m.Uslugi”, letërnjoftimi dhe patentë shoferi do të jenë të disponueshme drejtpërdrejt në telefonin celular
- E sulmoi bashkëshorten dhe ia dëmtoi telefonin, arrestohet 68-vjeçari në Gostivar
- LSDM: 5,5 milionë euro, këtë vit jackpot-i i lotos i ra Mickoskit
- Eleganca e Vjollca Haxhiut lë pa fjalë, çfarë i ka bërë trupit kështu
- 4.6 milionë euro provizion për hekurudhën e pafunduar, VMRO-DPMNE kërkon hetim
- Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, tensionet rriten pavarësisht sinjaleve për dialog me SHBA-në
- Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit, DAP publikon listën me 5.240 borxhlinj




