Uroj që Viti i Ri të jetë një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme botërore, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, dua që ne të vendosemi në Bashkimin Evropian, të vendosur të jetojmë në një mjedis të sundimit të ligjit, demokracisë, prosperitetit ekonomik dhe një mjedisi të shëndetshëm, porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në urimin e saj për Vitin e Ri 2026. MARKETING
Author: almakos
Ish-futbollisti i njohur i Real Madridit dhe legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, është transportuar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një infarkt, teksa ndodhej në Brazil. Lajmi u bë i ditur nga emisioni i mëngjesit Espejo Público i televizionit spanjoll Antena 3, ku prezantuesja ndërpreu transmetimin për të informuar mbi zhvillimet e fundit. Sipas gazetarit dhe komentatorit Kristóbal Soria, ish-lojtari i kombëtares braziliane iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme mjekësore. Roberto Carlos ndodhej në Brazil së bashku me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij, kur ka ndier shqetësime shëndetësore. Ai u dërgua menjëherë në një spital në…
Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri theksoi se viti që po e lëmë ishte një vit me sfida serioze, në të cilin ishte e nevojshme të bëher stabiizim dhe konsolidim, ndërsa se viti i ardhshëm konsideron se do të jetë një vit i lëvizjes dhe transformimit. Jemi të vetëdijshëm se për qytetarët gjëja më e rëndësishme është se si ndihen në jetën e përditshme. Me të drejtë mund të them se viti 2026 do të jetë një vit lëvizjeje dhe një vit transformimi! Një vit rritjeje, me zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Një vit…
10:01 | 31 Dhjetor 2025E.HNjë person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, raporton Policia e Kosovës. Sipas policisë, i arrestuar dyshohet se ditë më parë ka depërtuar me forcë në një shtëpi dhe ka vjedhur mjete pune me vlerë rreth 6.000 euro, shkruan Arbresh.info Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Kongresi i Manastirit, Prishtinë 28.12.2025-06:00. Pas hetimeve, është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur mjete pune me…
Një video e papritur nga punonjësit e një kompanie hidraulike australiane ka bërë xhiron e rrjetit, duke rikrijuar një nga kërcimet më ikonike të filmit Mean Girls. Kjo video, e cila tregon grupin e punonjësve të veshur si Babagjyshi seksi, ka arritur 1.6 milion shikime dhe ka shkaktuar një valë komentesh dhe reagimesh pozitive. Ideja për këtë performancë ka lindur si një shaka mes kolegëve, por ajo shpejt u shndërrua në diçka më të madhe. Wade Smith, drejtor i kompanisë, shpjegoi se ata nuk e prisnin që videoja do të bëhej kaq popullore. “Ishte një surprizë e madhe për ne,”…
KEDS ka bërë të ditur se për festën e ndërrimit të vitit 2025-2026 janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga aspekti organizativ, teknik dhe logjistik për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pavarësisht rritjes së konsumit. I kontaktuar nga Klankosova, KEDS njoftoi se afro 500 punëtorë do të jenë të angazhuar në terren dhe shërbime të tjera, për të intervenuar menjëherë në rast të ndonjë avarie. “Janë bërë të gjitha përgatitjet paraprake në mënyrë që natën e ndërrimit të vitit të ketë furnizim stabil me energji elektrike, përkundër ngarkesës së lartë në rrjet, e cila këtë vit…
Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në një vizitë që pati në Telekomin e Kosovës, e ku theksoi se në mbledhjen e parë të Qeverisë do të dërgohet vendimi për buxhetin e vitit 2026-të dhe ajo për pagën e 13-të, raporton Ekonomia Online. “Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë me 31 tetor sivjet, pra të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstitutohet Kuvendi do…
Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri 2026, duke u renditur ndër vendet e para në botë që hynë në vitin e ri. Qyteti i Aucklandit u shndërrua në qendër të festimeve, me një spektakël madhështor fishekzjarrësh që ndriçuan qiellin mbi Kullën Sky Tower. Mijëra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në sheshe për të festuar ndërrimin e viteve, ndërsa atmosfera festive u shoqërua me muzikë. Festimet në Zelandën e Re shënojnë nisjen e Vitit të Ri 2026 edhe për pjesën tjetër të botës, e cila do ta presë atë përgjatë orëve në vijim. Screenshot_6 Screenshot_7
Pas vlerësimit të performancës së strukturave vendore, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH), Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur ditën e sotme disa shkarkime nga detyra. Me motivacionin e performancës së dobët, janë shkarkuar nga detyra Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Altin Mena, si dhe zv.drejtori për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë zv.drejtorin për Hetimin e Krimit, drejtues Kujtim Gjoka. Po me të njëjtin motivacion janë shkarkuar nga detyra edhe…
Florian Dushi ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, duke shprehur besimin se LDK-ja do të dalë më e fortë nga kjo situatë e vështirë. Rezultati i zgjedhjeve ka sjellë zhgënjim për shumë anëtarë të LDK-së, por Dushi thekson se ky nuk është fundi i rrugës për partinë. Ai nënvizon se LDK-ja është ndërtuar mbi parime të forta dhe se historia e saj tregon se ka kaluar edhe sfida më të mëdha. “Ju që keni qenë në terren, keni mbajtur barrën e fushatës dhe keni folur me qytetarët, nuk keni dështuar. Keni treguar se LDK-ja ka ende njerëz të…
Një cisternë gazi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Pajovës, duke u shkrumbuar plotësisht. Zjarri ka përfshirë mjetin në pak minuta, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë parë nga larg, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Për shkaqe sigurie, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten…
Në periudhën nga 01.12.2025 deri më 28.12.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, Ministria e Brendshme informon se nga gjithsej 18.318 urdhërpagesa të lëshuara, 4.019 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së përcaktuar. “123 persona u ndaluan për drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 100 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 për tejkalim të shpejtësisë brenda…

