Author: almakos

Dy të ndaluar nga policia janë arratisur nga dhomat e shoqërimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit. Ata raportohet se ishin ndaluar nga uniformat blu ditën e sotme si të dyshuar për vjedhje. Një prej tyre kap pak kohë pasi u arratis nga dhomat e shoqërimit. Ata raportohet se ishin ndaluar nga uniformat blu ditën e sotme si të dyshuar për vjedhje. Një prej tyre kap pak kohë pasi u arratis nga dhomat e shoqërimit. Ndërsa i arratisuri i dytë mësohet se është lokalizuar se ku po qëndron i fshehur. Ndërkohë ende nuk dihet se si ata kanë mundur të…

Lexo më Shumë

Apple është duke ngacmuar një njoftim misterioz që do të zhvillohet gjatë fundjavës së parë të vitit 2025, më 4 dhe 5 janar. Gjiganti i teknologjisë, Apple, ka nisur një fushatë reklamash intrigante që tregon skena nga shfaqje të ndryshme të Apple TV+, me etiketën “See for yourself” që shfaqet në çdo imazh. Kjo fushatë reklamash ka ngjallur curiositet dhe spekulime të shumta rreth asaj se çfarë mund të njoftojë kompania. Pavarësisht se Apple ka qenë e përkushtuar në këtë njoftim misterioz, ende nuk ka informacion të qartë mbi natyrën e plotë të këtij njoftimi. Mediat kanë raportuar për disa…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të vazhdojë masa e qeverisë për transport publik falas për studentët në Shkup. Mickoski tha se qeveria në seancën e sotme vendosi të transferojë 120 milionë denarë deri te Qyteti i Shkupit, respektivisht deri te Ndërmarrja për Qarkullim Publik, që të mund të vazhdojë kjo masë dhe vitin e ardhshëm. “Qeveria në seancën e sotme të rregullt vendosi t’i transferojë 120 milionë denarë Qytetit të Shkupit, respektivisht NQP-së që të mundet që kjo masë pa pengesa të realizohet edhe në vitin e ardhshëm kalendarik. Ky është një lehtësim shtesë për procesin e arsimit për…

Lexo më Shumë

Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e Bahçallëkut në Shkodër paraditen e sotme. Kanë qenë forcat e policisë, të cilat gjatë patrullimit kanë parë se një person është hedhur nga ura. Menjëherë policia ka marrë një varkë dhe është futur, duke bërë të mundur nxjerrjen me shenja jetë të 83-vjeçarit Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë të moshuarin të shkonte drejt aktit ekstrem, por mësohet se ai është transportuar me autoambulancë  në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore. Njoftimi i policisë U hodh në lumin Drin për…

Lexo më Shumë

Koalicion VLEN në vitin 2025 po sjellë garanci dhe mirëqenia më të madhe për qytetarët. Kryetarët e komunave të koalicionit VLEN po sjellin një revolucion pozitiv që do të prekë çdo cep të jetës sonë. Kështu thuhet në urimin për Vitin e ri nga koalicioni VLEN.“Me projekte madhështore në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim, ata po e shndërrojnë çdo komunë në një model të zhvillimit dhe mirëqenies. Rrugë të reja, shkolla moderne dhe ambiente që plotësojnë çdo nevojë të qytetarëve janë vetëm fillimi! Ky është viti kur fjalët kthehen në vepra dhe shpresat bëhen realitet. Koalicioni VLEN po dëshmon me vizion,…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti ka uruar vitin e ri 2025, duke thënë se viti që lam pas nga legjitimiteti u zëvendësua me servilizëm.“Të dashur qytetarë,Viti 2024 ishte një vit i mbushur me arritje, përballje dhe reflektime që kanë formësuar vizionin tonë për të ardhmen tonë më të ndritur.Fillimviti shënoi një moment historik dhe një arritje të madhe për vendin tonë: për herë të parë, u zgjodh një Kryeministër shqiptar.Ky moment nuk ishte vetëm një triumf i shqiptarëve, por edhe i gjithëqytetarëve dhe një pasqyrim i maturisë së demokracisë sonë multietnike, duke dëshmuar në vepër se ky është vendi ynë i përbashkët, ku…

Lexo më Shumë

Opinionisti i BBVK3, Milaim Zeka dhe banori Xuxi, kanë debatuar mbi orientimin seksual të Vullnetit. Milaimi nuk po pajtohet me Xuxin, duke e përmendur fenë në këtë pjesë. “Ti (Xux) personalisht e përmende që në këtë botë ka biseksual, krejt muhabeti është që e përmende disa herë që po flet për shoqërinë kosovare ku po jetojnë, por shoqëria kosovare nuk është kategori e fesë por e mentalitetit të Afganistanit për një pjesë”, u shpreh Milaimi. Kurse Xuxi pastaj pati një kundërpërgjigje. “Mati fjalët o Milaim se njeri më i vjetër”, tha Xuxi.

Lexo më Shumë

Oferta e monetare e lekut është zgjeruar më tej gjatë vjeshtës dhe ka arritur nivelin më të lartë në tre vitet e fundit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit tetor, rritja vjetore e agregatit monetar M2 arriti në 7.2%, niveli më i lartë që prej tetorit 2021. Agregati monetar M2 përfaqëson paranë jashtë bankave dhe depozitat bankare në lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë. Një rritje më e shpejtë e agregatit M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare. Rritja me ritme të përshpejtuara e këtij treguesi…

Lexo më Shumë

Të dashur bashkëqytetarë, bashkëudhëtarë në rrugëtimin e përbashkët maqedonas, në ndarjen tonë të së mirës dhe të keqes, sot është ajo ditë, e gjetur, me superlativat e merituara – dita më e gjatë, më e lumtur, më e bukur, dita kur lëmë diçka si një kujtim të së kaluarës dhe ta marrim me vete shpresën për një vit më të mirë, thuhet në urimin e dërguar sot nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e Vitit të Ri. Vitin që kalon, thekson ajo, ishim dëshmitarë të shumë humbjeve dhe rënieve, por edhe të sukseseve, humanizmit, ndihmës dhe mbështetjes së…

Lexo më Shumë

Fation Janina, 39-vjeçari i cili u arrestua paraditen e sotme, për vrasjen e të moshuarit Paulin Gina, ka pranuar krimin para uniformave blu, duke deklaruar se arsyeja e krimit ndodhi për një borxh që ai ia kërkoi 82 vjeçarit. 39 vjeçari, përgjatë deklaratës së tij në Polici, është shprehur se ka shkuar në banesën e Paulin Ginës për t’i kërkuar një borxh në vlerë 200 mijë lekë (të vjetra), gjë që i moshuari nuk ka pranuar të bëjë. Sipas Janinës, i moshuari e ka cilësuar 39 vjeçarin si drogaxhi, ndaj dhe nuk i ka dhënë lekët. Më pas ka nisur…

Lexo më Shumë

Një 52 vjeçar në Tiranë është arrestuar për shkak se bashkëshortja e tij është hedhur nga ballkoni pas një konflikti mes çiftit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë (30 dhjetor), teksa në banesën e çiftit shtetasi L.N., 52 vjeç, u konfliktua me gruan e tij, shtetasen Xh.N., 43 vjeçe, duke bërë që kjo e fundit të hidhet nga ballkoni. 43 vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “U arrestua L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas…

Lexo më Shumë

TikTok është ndëshkuar në Venezuelë për sfidat virale që çojnë në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme. Gjykata më e lartë e Venezuelës ka vendosur që TikTok nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe adekuate për të parandaluar përhapjen e sfidave virale, duke shkaktuar pasojat fatale në mesin e adoleshentëve. Kjo vendim është një reflektim i brengave gjithnjë e në rritje në lidhje me ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor dhe fizik të rinisë, sidomos në një kontekst ku sfidat virale shpesh përfshijnë aktivitete të rrezikshme. Autoritetet e këtij vendi kanë identifikuar këto sfida virale si fajtorin kryesor për…

Lexo më Shumë