Author: almakos

Akrepat e orës shënojnë 00:00 dhe sapo ka mbërritur në Shqipëri Viti i Ri 2025. Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve. Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër deri më sot, shqiptarët u mblodhën në tryezat e familjeve të tyre për të pritur ardhjen e vitit të ri. Qielli u ndriçua nga kryeqyteti, Tirana dhe atmosfera u përçoll në çdo qytet tjetër të vendit. Urimit për shumë vjet Gëzuar i bashkohet edhe Gazeta Shqiptare, që së bashku me stafin e saj përcjell urimet me të mira për vitin 2025! Fat, Mbarësi dhe Begati…

Lexo më Shumë

Një zhvillim domethënës pritet në tregun e sigurimeve në vitin 2025. Pas vitesh përpjekjesh, primet e diferencuara për sigurimin e detyrueshëm motorik vendosen të futen për herë të parë. Në shtator 2024, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi rregulloren “Për përcaktimin e faktorëve të rrezikut të përfshirë në llogaritjen e primeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Rregullorja e re prezanton zbatimin e parimit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm, i cili parashikon prime më të larta për drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë dëme duke përfshirë faktorë shtesë për të vlerësuar rrezikun më të lartë ose më…

Lexo më Shumë

Atmosfera festive e festave të fundvitit shoqërohet me shpenzime, të cilat shkojnë për dhurata, ushqime, udhëtime etj. Megjithatë, një sondazh i Monitor me 504 persona nëpërmjet platformës ECR (Engaged Citizens Reporting), duke përdorur një kampion të rastësishëm. dhe jo për gjetje shkencore, tregoi se shumica do të shpenzojnë jo më shumë se 100 euro për të gjitha shpenzimet e pushimeve. Rezultatet e anketës treguan se 142 persona, ose 28.2%, do të shpenzojnë 50-100 euro, 27% do të shpenzojnë 100-200 euro, rreth 20% kanë planifikuar 200-500 euro dhe një pakicë prej 11% deklaruan se do të shpenzojnë më shumë se 500…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimi për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për kreun e PD-së, Sali Berisha. Kushtetuesja me vendimin e datës 21 nëntor 2024, rrëzoi kërkesën e Berishës i cili kërkoi shpalljen antikushtetuese të masës së SPAK. Ndërsa GJK, pranoi kërkesën e tij për kthimin e pasaportës. Gjykata Kushtetuese interpreton se masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese pranoi pretendimin se “bllokimi…

Lexo më Shumë

Edona James mbrëmë ka treguar se është e shtrirë në spital pasi ka bërë një intervenim në gjoksin e saj. Pas kësaj komentet negative e lëndonin pafund gjë që ia përkeqësonin edhe gjendjen shëndetësore. Ajo deklaroi se shumë persona i kishin shkruar duke dëshiruar vdekjen e saj. Andaj ish banoret e ‘Big Brother VIP Kosova’ Kaderi, Iliriana dhe Santiana i dërguan fjalë zemre që ajo të kaloj sa ma lehtë këtë situatë dhe të bëhet mirë.

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka sjellë vendim për faljen e shtatë personave të dënuar, prej të cilëve njërin plotësisht, ndërsa gjashtë persona të tjerë lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg. Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për Vitin e Ri 2025 për të gjithë shqiptarët. Rama, në videomesazhin nga Kryeministria, u shpreh se gjatë vitit 2024 Shqipëria është ngjitur më lart se ndonjëherë. Kreu i qeverisë shtoi se “në vitin që po troket dhe në disa vite pas tij, do ta ngjisim në majën, ku do të qëndrojë edhe kur të gjithë ne të mos jemi më, aty ku gjendet shtëpia e madhe e Familjes së Bashkuar Europiane”. Kryeministri u uroi shqiptarëve “një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja”. Edi…

Lexo më Shumë

Çifti i Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta dhe Gjesti kanë shijuar çaste tejet të bukura pranë njëri-tjetrit. Duke shijuar tingujt e muzikës, ata nën përqafimin e ngrohtë, shkëmbyen edhe puthje e ledhatime duke dhuruar emocione dhe momente romantike për publikun. Për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: [embedded content]

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një vizite ditën e sotme në Spitalin Universitar të Traumës, ka bërë të ditur planin e masave të marra për natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri. Ajo u shpreh se në shërbim të qytetarëve që do të jenë mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor. “Të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë në gatishmëri të plotë. Jo vetëm Spitali i Traumës dhe QSUNT, por edhe spitalet rajonale dhe ato bashkiake”, tha Ministrja Koçiu duke shtuar se në gatishmëri do të…

Lexo më Shumë

OKH Merhamet në bashkëpunim me IHHNL nga Holanda përfundoi me sukses tre projekte të rëndësishme. Këto projekte janë krijuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe arsimor në shoqërinë tonë dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.Aktivitetet e realizuara përfshijnë: 1. Dhënia e 53 koshave për bletarët e rinj: Kjo iniciativë ka për qëllim mbështetje ekonomike për bletarët e rinj, duke u ofruar atyre mjetet e nevojshme për të nisur këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm.2. Bursa për 22 studentë: Ne kemi ofruar bursa për 22 studentë të talentuar, të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një përgjigje të qartë lidhur me akuzat për punësimet familjare në institucionet shtetërore. Gjatë një interviste për RTK, ai theksoi se nuk ka pasur punësime të tilla dhe se kushërinjtë e individëve nuk mund të ndalohen të aplikojnë për pozita në institucionet publike. Kurti theksoi se kjo është një e drejtë që i takon çdo qytetari. “Nuk ka punësime familjare, askush nuk punësohet se është kushëri i dikujt. Na nuk ja kemi ndaluar të gjithë kushërinjëve që të aplikojnë. A e kuptoni? Nuk mund të marrë unë ndonjë vendim që ia ndalojë dikujt…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se derisa ai është kryeministër dhe lider i VMRO-DPMNE-së nuk do të ketë vullnet për ndryshime kushtetuese, në mënyrën se si deri tash janë konceptuar ato. I pyetur lidhur me deklaratat e kryeparlamentarit Gashi se për ndryshime kushtetuese duhet vullnet politik, ai tha Gashi ka dhënë deklarata intelegjente sepse siç thotë ai, e ka të qartë se pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Nuk do të ketë vullnet politik për ndryshime kushtetuese derisa unë të jem udhëheqës i qeverisë dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së. Pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të ketë ndryshime…

Lexo më Shumë