Një 52 vjeçar në Tiranë është arrestuar për shkak se bashkëshortja e tij është hedhur nga ballkoni pas një konflikti mes çiftit.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë (30 dhjetor), teksa në banesën e çiftit shtetasi L.N., 52 vjeç, u konfliktua me gruan e tij, shtetasen Xh.N., 43 vjeçe, duke bërë që kjo e fundit të hidhet nga ballkoni.
43 vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“U arrestua L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thotë policia.




