Të tjera detaje janë bërë të njohura nga ngjarja tragjike në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ku mëngjesin e sotëm është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë e tij, 33-vjeçari Ramazan Mataj. Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është qëlluar me automatik kallashnikov duke mbetur i vdekur në vend. Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët, duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje. Ndërkohë, në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën…
Author: almakos
Është larguar nga shtëpia pas votimit të publikut Zerbërvoki. Në studio ai u shpreh se ka qenë i rezervuar dhe i kujdesur duke shtuar se nuk e pa vetën potencial të asaj loje. “Unë kam parimet e mia, më thënë të drejtën jam treguar shumë i matur dhe i rezervuar. Nuk e pashë veten potencial të asaj loje, dhe nuk është e thënë që të kemi sukses në çdo fushë. Kisha dhe frikën e asaj që kam ndërtuar jashtë, sepse çdo lëvizje e gabuar mund të rrezikonte shumë. Është absurde të vish në një lojë dhe të humbësh vlerat, jeta,…
Janë përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Të Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 1 orë e gjysmë, derisa në Merdar dy orë e gjysmë. Ndërkaq në Mutivodë pritjet janë deri në 1 orë. Përveç këtyre treguesve, pritet që fluksi i shtetasve dhe automjeteve të rritet gjatë fundjavave dhefestave, gjë që paralajmëron për një situatë edhe më të ngarkuar në pikat kufitare. Prandaj, autoritetet e kufirit rekomandojnë që qytetarët të planifikojnë paraqitjen e tyre në kufi me kohë, duke pasur parasysh këto pritje. Më shumë se kurrë, është e rëndësishme që…
Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij. Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik. “Për herë të fundit folëm në orën 22:00 dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur,” tha ai. Fatmir Mataj: Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër, ku një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës.
E diela pritet të sjellë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, me kthjellime dhe alternime vranësirash që do të jenë më të dukshme në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare prej 2-7 m/sek, ndërsa në vijën bregdetare dhe luginat era mund të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/sek, duke krijuar valëzim në dete me forcë 2-4 ballë. Gjithashtu, sipas SHMU, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës, në zonat luginore pritet prezencë mjegulle ose mjegullinë, ndërsa ngricat do të jenë prezente përgjatë disa akseve rrugore, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Big Mama është ndër këngëtaret që ruan raporte të mira me një pjesë të mirë të estrades. Big Mamen, shpesh e shohim nën shoqërinë e kolegëve e kolegeve, e shumë mirë i ka punët edhe me gazetarët e prezantuesit televiziv. Raport të veçantë ka edhe me Robert Berishen, kjo edhe sepse të dy janë natyra mjaftë të hapura, shkruan Kosovarja. Afërsinë e tyre miqësore e dëshmon edhe kjo foto.
Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heton dy shtetas maqedonas të cilët kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë dhe thuhet se kanë luftuar për grupe paraushtarake ruse kundër Ukrainës, nga të cilët njëri ishte anëtar i ushtrisë private Wagner. Prokurorët po ndjekin penalisht shtetas maqedonas të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Pjesëmarrja në konflikte të huaja përbën vepër penale në Maqedoninë e Veriut. “Sa i përket dënimit të parashikuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në ushtri të huaj’, ai mund të shkojë deri në katër vjet”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike për Radio Evropa…
Një banesë dykatëshe në Pogradec është përfshirë nga flakët Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është masiv dhe në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse. Punonjësit e zjarrfikëses dhe policia kanë bërë evakuimin e banorëve dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për fikjen e zjarrit e zbardhjen e shkaqeve.
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën. Sipas këtij plani të hartuar nga qeveria synohet që përgjatë 2025 përdorimi i makinave në vend të kufizohet duke përdorur alternime. Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i makinave do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së makinës”. Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim. Parashikohet gjithashtu që deri në vitin 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike.…
Drenusha dhe Xheneta kanë diskutuar për raportin shoqëror mes tyre, pasi analizuan marrëdhënien mes Gresës dhe Vullnetit për të cilët mendojnë se ata janë shokë shumë të mirë ani pse rrinë ndaras në shtëpi. Drenusha i tha Xhenetës se mënyra se si ajo po i qëndron afër nuk është e duhura dhe as e mirë për të dyja. “Mua po më pengon, jo pse më përqaf po kurgjë nuk arrinë”, u shpreh Drenusha. “E di që është momenti me u largu, bile këtë javë shumë, por nuk është nevoja me bë debate”, i tha Xheneta. Ndërsa Drenusha i kërkoi që…
Motra e Enea dhe Albion Nexhipit, dy personat të cilët u plagosën në një sherr masive në Sarandë, ku u përfshinë edhe efektivë policie ka treguar versionin e saj të ngjarjes së rëndë të ndodhur në 1 janar. Ajo tregon se sherri ka filluar pas një konflikti për një makinë të marrë me qira, që sipas saj, dhunuesit nuk kanë pranuar ta japin. Motra e vëllezërve Nexhipi tregon se vëllezërit policë kanë ardhur në mes të natës, të armatosur me shkopa bejzbolli. Për News24, ajo thotë se jashtë banesës në momentin e konfliktit kanë qenë më shumë se 20 persona.…

